Objektiva për DSLR

Canon EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM

Një lente me zmadhim vërtet e gjithanshme me teknologjinë Nano USM për të mbuluar fotografinë dhe videot e aksionit me shpejtësi të lartë.

Një lente zmadhimi me kënd të gjerë EF-S 18-135mm me teknologjinë revolucionare Nano USM

Një lente EF-S e gjithanshme që është e shkëlqyer si për fotografi dhe për video
Shijoni mundësinë e shkëlqyer për përdorime në situata të ndryshme nga një lente që e sigurt se do të jetë thelbësore në çantën tuaj, duke ju dhënë një rendiment cilësor në fotografi si dhe në video, falë teknologjisë së re të Nano USM. Shpejtësia dhe fokusi i butë i lentes EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM ju siguron fotografi spontane mahnitëse, ndërsa motori i qetë ju siguron se kolona zanore nuk do të ndërpritet nga zhurma e fokusimit.

EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM është një lente të shkëlqyer për

  • Peizazh

    Fotografoni pamje të gjera kudo ku jeni, nga agimi deri në perëndim. Nga peizazhet kodrinore dhe të detit e deri te peizazhet dhe pikat e veçanta në qytete.

  • Portret

    E përsosur për të kapur shprehjet në fytyrat e miqve dhe familjes tuaj, ideale për festa, dasma dhe organizime të ndryshme.

  • Udhëtime

    Fotografia në udhëtime nuk është vetëm për ata që shëtisin botën - dilni dhe zbuloni. Shëtitjet, ditët e pushimit dhe motivimi i momenteve kur ndaloni për pak janë të gjitha kujtime që duhen ruajtur.

  • Sporte në ambiente të jashtme

    Krijoni iluzionin e të qenit mes aksionit. Regjistroni pamjet e pasimeve të përsosura, golave të pamundur dhe festimeve në fushë.

Lente kompakte me rendiment të lartë për fotografi dhe video të jashtëzakonshme

Një lente e përshtatshme për fotografi si dhe për video, EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM ka modalitete të Stabilizimit inteligjent të posaçme dhe specifike për fotografinë, duke ju garantuar se do të arrini rezultate të qëndrueshme. Teknologjia e Nano USM ju ofron një fokusim të shpejtë që është e qetë dhe i butë për realizimin e videove.

Modeli i saj kompakt dhe i lehtë e bën atë një lente të përsosur për udhëtime, pa bërë kompromise për cilësinë, duke ju siguruar një riprodhim të shkëlqyer të kontrastit dhe të ngjyrave. Elementet UD dhe elementet asferike të lentes zvogëlojnë shmangien kromatike në të gjithë diapazonin e gjerë fokal në fotografi dhe në video.

Teknologjia e Nano USM - i shpejtë, i qetë dhe i butë

Mos humbisni kurrë asnjë moment

Teknologjia e Nano USM në lenten EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM ju lejon të fokusoheni te subjekti me një shpejtësi të jashtëzakonshme. E ndërthurur me një diapazon fokal të gjithanshëm, ajo ju lejon të regjistroni peizazhe emocionuese, portrete të bukura dhe skenat e aksionit të shpejtë.

Canon Camera
Canon Camera

Videot me cilësi profesionale janë më të lehta

Teknologjia e fokusimit e Nano USM ju siguron një pamje natyrale për videot tuaja, me fokusin automatik jashtëzakonisht të butë kur jeni në ndjekje të subjekteve. Sidoqoftë, mund ta merrni kontrollin në duart tuaja në çdo kohë me unazën reaguese të fokusit manual.

Zbuloni se çfarë e bën të mundur Nano USM

Brenda njësisë së Nano USM ka një trup metalik elastik, një element qeramik i voltazhit dhe njësia e motorit. Përdorimi dhe rregullimi i voltazhit në elementin qeramik kontrollon drejtimin dhe shpejtësinë e njësisë së motorit. Rezultati është një sistem fokusimi që ju siguron një fokus të butë me kontrollin e shpejtësisë.

Ruani qëndrueshmërinë në skenat e aksionit

Regjistrimi i fotografive jashtëzakonisht të qarta është më i lehtë me Stabilizuesin optik të imazhit me 4 ndalesa. Ai ekuilibron dridhjet e kamerës për rezultate me cilësi të lartë në kushtet e ndriçimit të dobët ose kur përdorni zmadhimin, ndërsa një Modalitet i posaçëm i zhvendosjes aktivizohet automatikisht kur jeni duke ndjekur një subjekt në lëvizje.

Stabilizuesi dinamik i imazhit siguron filmime të qëndrueshme kur regjistroni me kamerën në duar, në zmadhimin e plotë ose kur jeni në lëvizje.

Canon Camera

Përdorimi i pabesueshëm në situata të ndryshme në një gjithë diapazonin fokal

Lentja EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM regjistron me lehtësi një gamë të gjerë subjektesh falë diapazonit të saj të gjerë fokal. Në gjatësinë e saj më të shkurtër fokale, mund të regjistroni peizazhe mjaft të gjera. Ndërsa në skajin tjetër, mund të afroheni më shumë me aksionin me aftësitë e saj telefoto dhe fokusin automatik me shpejtësi të lartë. Stabilizuesi optik i imazhit me 4 ndalesa i mban imazhet tuaja të qarta dhe të qëndrueshme kur përdorni zmadhimin maksimal, kur punoni në kushtet e ndriçimit të dobët ose kur regjistroni video.

Afrohuni te detajet me EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM

Videot me cilësi profesionale janë më të lehta me Përshtatësin e ri të zmadhimit elektrik PZ-E1

Përshtatësi i ri i zmadhimit elektrik lidhet me lehtësi me kontaktet elektrike nën lenten EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM, duke lejuar që zmadhimi të përdoret me anë të një leve të thjeshtë (ose me Wi-Fi kur e përdorni me një trup kamere EOS të përputhshme), duke ju siguruar një kontroll vazhdimisht të butë dhe preciz të zmadhimit për video profesionale.

I thjeshtë në përdorim dhe i lehtë, ai është aksesori i përsosur për video me cilësi profesionale kudo ku jeni; në ndjekje të aksionit, duke regjistruar filmime në stilin e dokumentarëve ose duke zmadhuar për efekte krijuese.

Ruani distancën ndërsa ruani kontrollin mbi aksionin

Përshtatësi i zmadhimit elektrik PZ-E1 e rrit edhe më shumë mundësinë e përdorimit në situata të ndryshme të lentes EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM, duke ju lejuar ta kontrolloni zmadhimin në largësi. 

Përdoreni lenten EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM dhe Përshtatësin e zmadhimit elektrik PZ-E1 me një trup kamere EOS me Wi-Fi dhe mund ta kontrolloni zmadhimin me lidhje pa tela me anë të pajisjes suaj inteligjente dhe aplikacionit Canon Camera Connect.**

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood EW-73B

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Aksesor objektivi

    Çantë e butë objektivi LP1116

    Protective soft case for selected EF lenses.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 67mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 67mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 67mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 67mm.
  • Gjithashtu mund t’ju pëlqejë...

    Katër lente alternative për EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS USM, të zgjedhura nga ekspertët tanë të lenteve.

    1. * Testimi i Canon me vlerat e modelit, shpejtësia aktuale e motorit varet nga modeli i kamerës dhe kushtet e regjistrimit. Është testuar kur fokusoni nga në infinit te distanca minimale e fokusit.

      **Shikoni specifikimet për detaje.