CanoScan 8800F

Ky skaner fotosh dhe dokumentesh dhe filmi është projektuar për fotografët dhe agjensitë krijuese që kanë nevojë për produktivitet skaneri të gjithanshëm: cilësi të shkëlqyer me shpejtësi të lartë, me kohë ngrohje zero.

Përfitimet

  • A4, skanim 300dpi në afërsisht 7 sek.
  • Ngrohje zero
  • Pvrshtatës për film 12x 35 mm, faqe 4x 35 mm, format 120
  • 4800x9600dpi*; thellësi ngjyre 48 bit
  • Skanoni në PC, e-mail, PDF
  • 7 butona EZ
  • Korrigjim automatik i imazhit
  • Softuer SilverFast SE & Adobe PhotoShop Elements

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon CanoScan 8800F

Cilësia


Një sensor 4800x9600dpi* kap detaje të jashtëzakonshme, duke siguruar imazhe gjallëruese të përshtatshëm për zmadhim dhe printim me rezolucion të lartë. Thellësia e ngjyrave 48-bit siguron riprodhim të saktë ngjyre.

Shpejtësia


Skanoni një faqe A4 me 300dpi në afërsisht 7 sekonda. Koha e ngrohjes është zero për të shpejtuar produktivitetin. Ndërfaqja USB2.0 High-Speed siguron transferim të shpejtë të të dhënave.

Skanim filmi


Skanoni film fiks 12x 35 mm dhe faqe të montuara 4x 35 mm me një veprim të vetëm (negativ dhe pozitiv) duke përdorur njësinë përshtatëse të integruar të filmit. Ai gjithashtu suporton film me format 120 (maks. 6x22 cm).

Funksionet


Skanoni dokumente dhe foto direkt në email ose në PDF. Krijoni dokumente PDF me shumë faqe të plotë me kërkim teksti të shpejtë.

Softueri i Njohjes Optike të Karaktereve konverton tekstin e printuar duke siguruar dokumente elektronike të modifikueshme pa bezdisjen e rishtypjes.

Konstruksioni


Megjithë konstruksionin me stil, ky skaner është ndërtuar për produktivitet serioz: të pandërprerë dhe të fuqishme.


Operim i thjeshtë


Shtatë butona skanimi EZ ofrojnë funksionim të vetëm me një prekje. Ata mund të programohen që të trajtojnë detyrat e skanimit që përdorni më shumë. Katër butona i dedikohen skanimit direkt në PDF, duke përfshirë skanimin me ngjyra ose mono.

Regjim shumë foto


Skanoni deri në 10 imazhe të ndarë me një kalim të vetëm, me secilin të skeduar më vete. Multi-foto identifikon, pret dhe drejton automatikisht shumë imazhe. Ai madje njeh llojin e origjinalit që përdorni, qoftë film ose foto.

Korrigjim automatik i imazhit


Teknologjia FARE Niveli 3 automatikisht rikthen filmin e gërvishtur, të dëmtuar ose të venitur - duke u kyrsyer orë të tëra të modifikimit manual. QARE Niveli 3 kryen të njëjtat funksione për printimet e fotove.

Softueri ScanGear mundëson kompensimin dhe ul kokrrizat, që rezultojnë nga filmi me shpejtësi të madhe.

Softueri


Një sërë mjetesh softuerike të fuqishme jep funksionalitet dhe produktivitet të shkëlqyer. Përfitoni nga SilverFast SE dhe Adobe PhotoShop Elements si dhe ArcSoft PhotoStudio, OmniPage dhe Presto! PageManager (vetëm PC). MP Navigator EX e bën funksionimin e skanerit tuaj dhe kryerjen e veprimeve komplekse të skanimit nga kompjuteri juaj të thjeshtë.

* shihni specifikimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon CanoScan 8800F, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.