TERMAT DHE KUSHTET E SFIDËS WATER CHALLENGE TË CANON

1. PROMOVUESI DHE PJESËMARRËSIT

1.1. Promovuesi është Canon CEE GmbH dhe është i regjistruar tek Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria (“Canon”). Çdo kompani, çdo filialë, partneritet ose ndonjë entitet tjetër që kontrollohet herë pas here ose është nën kontrollin e përbashkët të Canon në vijim do të referohet si “Filiala Canon” dhe, Canon dhe Filiala Canon do të referohen së bashku si " Grupi Canon".

1.2. Të gjithë regjistruesit (“Pjesëmarrësit”) duhet të jenë fotografë amatorë, të cilët janë banorë nga:

Grupi 1: Rumania, Bullgaria, Izraeli
Grupi 2: Kroacia, Greqia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina
Grupi 3: Uzbekistani, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia, Qipro, Malta të moshës 18 vjeç e lart.

1.3. Fotografët profesionistë ose ata që fitojnë më shumë se 25% të të ardhurave të tyre vjetore nga fotografia dhe punonjësit e Grupit Canon, familjet e tyre, agjentët dhe palët e tyre drejtpërdrejt të përfshirë në këtë konkurs dhe në sponsorizim, nuk kanë të drejtë regjistrimi.

1.4. Me pjesëmarrjen në këtë konkurs konsiderohet se të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë rënë dakord të pranojnë këto kushte dhe terma përveç nëse njoftohen ndryshe me shkrim.

2. KONKURSI

2.1. Periudha e promovimit: Regjistrimi bëhet midis orës 00:01 CET (Ora e Evropës Qendrore) më 1 nëntor 2022 dhe 23:59 më 12 dhjetor, 2022 përfshirëse.

2.2. Vizitoni canon.com.al/water-challenge për të plotësuar formularin online dhe të jepni detajet tuaja (emri, adresa e emailit, vendbanimi) dhe plotësoni pyetësorin. Pastaj ngarkoni një fotografi që përmbush kriteret e dhëna më poshtë në Pikën 3 që do të marrë pjesë në konkurs.

2.3. Asnjë blerje nuk është e domosdoshme. Është falas të regjistroheni në këtë konkurs dhe nuk është e domosdoshme që fotografitë të bëhen nga një pajisje Canon.

2.4. Për regjistrim ju nevojitet qasje në internet dhe një email adresë e vlefshme.

2.5. Lejohet maksimalisht një (1) regjistrim për person gjatë Periudhës së promovimit.

2.6. Regjistrimet e pakompletuara, të pavlefshme ose të papërshtatshme, ose regjistrimet e pranuara pas datës së mbylljes së konkursit më 12 dhjetor, 2022 në orën 23:59 OEQ nuk do të kualifikohen për publikim ose ndonjë çmim.

2.7. Duke bërë një regjistrim, çdo Pjesëmarrës i jep Grupit të Canon një leje të parevokueshme, mbarëbotërore, pa honorare dhe pa pagesë, të nënlicencueshme për të publikuar dhe përdorur imazhin e tyre për të gjitha qëllimet që lidhen me këtë konkurs, duke përfshirë por pa u kufizuar në shfaqjen në faqet e internetit të Grupit Canon, llogaritë dhe/ose kanalet e mediave sociale të Grupit Canon, çdo faqe tjetër të internetit të Grupit Canon ose agjentëve/kontraktorëve të tij dhe në materialet e marketingut (duke përfshirë ekspozitat) në lidhje me këtë konkurs deri në një vit pas përfundimit të konkursit. Çdo pjesëmarrës gjithashtu i jep Grupit të Canon dhe agjentëve/kontraktorëve të vet të drejtën për të moderuar, modifikuar ose për të hequr çdo fotografi nëse konsiderohet e papërshtatshme, tërësisht ose pjesërisht, për shfaqje në uebfaqen e konkursit ose në çfarëdo materiali lidhur me konkursin. Pjesëmarrësit e konkursit gjithashtu pajtohen që të identifikohen dhe/ose të atribuohen si fotograf ose krijues të fotografisë që është subjekt i regjistrimit të tyre.

3. KRITERET E FOTOGRAFISË

3.1. Fotografia e dërguar duhet të plotësojë këto kritere:

a) Reflekton sfidën “Magjia e ujit”, kjo do të thotë kapja e ujit në çdo formë, me ose pa subjekte njerëzish. Mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë, mund të jetë një moment emocioni intensiv njerëzor, një përshkrim i ngadaltë i ujit në natyrë. Është fjala për ndarjen e një historie në lidhje me ujin.
b) Kreativiteti – A janë shënimet tuaja të përditësuara dhe origjinale?
c) Ndikimi – Çfarë emocionesh ose reagimesh ngjall fotografia e dërguar. A është paraqitja zbavitëse, emocionale apo provokuese?
d) Shkathtësia e kompozimit– A është kapur imazhi në mënyrë që i jep një kuptim dhe perspektivë fotografisë tuaj?

3.2. Fotografia duhet të jetë 150DPI, 2000 px nga ana më e gjatë. Pjesëmarrësit nuk duhet të ngarkojnë fotografi të cilat kanë fituar një çmim më parë në kuadër të një promovimi të organizuar nga Promovuesi ose ndonjë entitet tjetër.

3.3 Fotografia e dërguar nuk duhet të modifikohet ose të manipulohet shumë, për shembull: mos shtoni apo mos hiqni objekte nga fotografia, mos kompozoni apo mos vendosni filigrane (për më shumë detaje, ju lutemi referojuni Pikës 4.2 vi). Ju lutemi, kini parasysh se kjo listë nuk është gjithëpërfshirëse.

4. KËRKESAT E KONKURSIT

4.1. Fotografia duhet të jetë origjinale dhe e shkrepur nga vetë Pjesëmarrësi.

4.2. Fotografia e dërguar nga Pjesëmarrësi nuk duhet të përmbajë:

i) persona të njohur, përveç nëse Pjesëmarrësi mund të dëshmojë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga personat e tillë në mënyrë që fotografia të dërgohet tek Canon, të përdoret dhe të publikohet nga Grupi Canon në përputhje me Pikën 2.7 të Kushteve dhe Termave (ju lutemi, kini parasysh se është përgjegjësi e Pjesëmarrësit të sigurojë marrjen e lejes përkatëse dhe të plotësojë formularët e lejes së modelit me sukses); ose
ii) vepra artistike përveç nëse Pjesëmarrësi mund të dëshmojë se Pjesëmarrësit i është dhënë një licencë që të përdorë dhe të publikojë veprat e tilla artistike nga ana e Grupit Canon në përputhje me Pikën 2.7 të këtyre Kushteve dhe Termave ose
iii) logot ose emrat e markave përveç nëse Pjesëmarrësi mund të demonstrojë se Pjesëmarrësit iu është dhënë lincencë që të përdorë dhe të publikojë logot e tilla ose emrat e markave nga ana e Grupit Canon në përputhje me Pikën 2.7 të këtyre Kushteve dhe Termave; ose
iv) skena që janë fyese, të turpshme, me përmbajtje seksuale, nënçmuese, shpifëse, të dhunshme, abuzive, ngacmuese, kërcënuese, të kundërshtueshme në lidhje me racën, të lidhura me fenë, origjinën ose gjininë, ose që mund të reflektojnë negativisht mbi emrin, reputacionin ose vullnetin e mirë të Grupit Canon ose ndonjë partner marke, ose që janë ndryshe të papërshtatshme për publikim; ose
v) çdo gjë që mund të cenojë të drejtat e çdo pale të tretë, duke përfshirë pronësinë intelektuale, ose nëse iu referohet cilësdo palë të tretë ose ti referohet emrave, logove/dhe ose markave tregëtare; ose
vi) çdo filigran, njoftim për të drejtën e autorit ose çdo informacion tjetër që mund të identifikojë Pjesëmarrësin (shënim, një njoftim për të drejtën e autorit i përfshirë në meta të dhënat e fotografisë është i lejueshëm). Që procesi i vlerësimit të mbetet sa më i drejtë, paneli vlerësues nuk lejohet të shohë emrat e pjesëmarrësve gjatë vlerësimit. Çdo fotografi e futur që përmban emrin e një pjesëmarrësi, ndonjë filigran, njoftim për të drejtën e autorit ose çdo informacion tjetër që mund të identifikojë Pjesëmarrësin, do të skualifikohet dhe nuk do t'i paraqitet panelit të vlerësimit.

4.3. Gjithashtu, ju jeni dakord që të ju kontaktojë Canon për qëllime të administrimit të konkursit ose në rast se Grupi Canon dëshiron të diskutojë për përdorimin e fotografisë së konkursit për ndonjë qëllim tjetër.

5. GARANCITË

Duke paraqitur regjistrimin e tij, Pjesëmarrësi garanton se:

5.1. Pjesëmarrësi është autori i vetëm i fotografisë;

5.2. Pjesëmarrësi është pronar i të drejtave pronësore të fotografisë;

5.3. Fotografia dhe çdo element që shfaqet në fotografi nuk cenojnë asnjë të drejtë (duke përfshirë të drejtën e pronësisë intelektuale, morale ose të privatësisë) të çfarëdo pale të tretë;

5.4. Në rastin kur një person ose imazhi i personit shfaqet në fotografi, Pjesëmarrësi ka siguruar leje me shkrim nga personi (at) i e tillë, në mënyrë që Grupi Canon të përdor imazhin(et) e tij (tyre) për arsyet që janë përshkruar në këto kushte dhe terma; dhe

5.5. Në rastin kur fotografia është shkrepur në një vend tjetër nga vendbanimi i rezidencës së Pjesëmarrësit, Pjesëmarrësi ka respektuar ligjin e zbatueshëm për këtë vend, duke përfshirë por pa u kufizuar në ndonjë kërkesë ligjore të pronësisë intelektuale, morale, të privatësisë dhe pronësore.

Canon garanton se:

5.7. Do të veprojë brenda fushës së të drejtave të dhëna në kuadër të dhe/ose në përputhje me këto kushte dhe terma.

6. ÇMIMI

6.1. Fituesi i përgjithshëm i çdo Grupi shtetesh (ju lutemi referojuni Pikës 1.2.) do të fitojë një komplet Canon EOS R10 + RF-S 18-45mm 4.5/6.3 IS STM, me vlerë 1,099€.

Gyjithashtu, fituesi i përgjithshëm siç është definuar më lartë dhe dy (2) nën-kampionët e çdo Grupi shtetesh do të fitojnë mundësinë të marrin pjesë në një seminar fotografik offline të organizuar nga Canon me mentorim nga Ambasadori i Canon Lorenz Holder që do të mbahet në shkurt/mars 2023 gjatë udhëtimit dyditor në Stamboll, Turqi.

6.2. Canon do të njoftojë fituesit me anë të adresave të emailit që i kanë dhënë gjatë regjistrimit, brenda 5 ditëve nga përzgjedhja e fituesit dhe do të kërkohet që të përgjigjen për të konfirmuar përshtatshmërinë dhe pranimin e Çmimit, brenda 14 ditëve kalendarike nga kontakti fillestar. Nëse fituesit nuk i përgjigjen kontaktit fillestar brenda 14 ditëve kalendarike Canon ka të drejtë të skualifikojë fituesit. Nëse fituesit janë të skualifikuar Canon ka të drejtë që çmimin tia ndajë fituesit rezervë të përzgjedhur në mënyrë të njëjtë. Fituesit rezervë mund të kenë më pak kohë për t’u përgjigjur.

6.3. Canon ka të drejtë të publikojë emrin, qytetin dhe shtetin e fituesve ose të publikojë ndonjë prezantim të ndarjes së çmimit pas datës së skadimit të konkursit. Nëse fituesit nuk dëshirojnë që detajet e tilla të publikohen, ata duhet të njoftojnë Canon në momentin që janë njoftuar se kanë fituar.

6.4. Çmimi është i patransferueshëm dhe nuk do të zëvendësohet me alternativë të parave të gatshme apo kredisë për çmimin e ofruar. Në rast se çmimi i ofruar nuk është i disponueshëm për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë, Canon ka të drejtë të ofrojë një çmim alternativ me vlerë të barabartë ose më të madhe.

6.5. Çmimi do t'u postohet fituesve brenda 30 ditëve kalendarike pas shpalljes së fituesve. Në rast se nuk ka gjasa që një çmim të arrijë brenda 30 ditëve kalendarike pas shpalljes së fituesve, fituesit do të kenë edhe 28 ditë kalendarike të tjera për të informuar Canon duke dërguar email në katarina.vuckovic@canon.rs. Nëse fituesit nuk e informojnë Canon brenda këtij afati kohor, Canon do të rezervojë të drejtën të mos rindajë çmimin ose të kufizojë vlerën e tij sipas gjykimit të vet.

6.6. Çdo çmim i refuzuar ose i pakërkuar do t’i ndahet regjistruesve tjerë në bazë të vlerësimit të vetëm dhe absolut të Canon.

6.7. Në rast se nuk ka aftësi që konkursi të zhvillohet sipas planit për arsye që përfshijnë por pa u kufizuar në manipulime, ndërhyrje të paaturizuara, mashtrime, pandershmëri, dështime teknike, ose çfarëdo arsye tjetër përtej kontrollit të Canon që korrupton ose ndikon në administratë, siguri, drejtësi, integritet ose sjellje të drejtë të këtij konkursi, Canon ka të drejtë të skualifikojë çdo individ që ngatërron procesin e regjistrimit ose nuk respekton këto Kushte dhe Terma dhe të anulojë, modifikojë ose të pezullojë konkursin ose të zhvlerësojë çdo regjistrim të prekur.

6.8. Nuk do të mbahet asnjë përgjegjësi për regjistrimet e humbura, të vonuara, të korruptuara, të dëmtuara, të keqorientuara ose të pakompletuara ose të cilat nuk mund të dërgohen për ndonjë arsye teknike, dërgese apo tjetër. Dëshmia e dërgesës nuk do të pranohet si dëshmi pranimi. Grupi Canon nuk garanton akses të vazhdueshëm ose të sigurt në faqen e regjistrimit.

7. PËRZGJEDHJA E FITUESIT

7.1. Të gjitha regjistrimet e vlefshme të pranuara gjatë Periudhës së Promovimit (subjekt moderimi) do të vlerësohen në mënyrë të pavarur nga ana e panelit të vlerësimit. Do të jenë gjithsej tre (3) raunde vlerësimi për të përzgjedhur dhjetë (10) finalistë në bazë të kritereve të fotografisë të detajuara në Pikën 3. Nga dhjetë (10) finalistët, paneli i vlerësimit do të përzgjedhë një (1) fitues të përgjithshëm dhe dy (2) nënkampione për grup shteti.

7.2. Fituesit do të përzgjidhen nga data 14 deri më 23 dhjetor.

8. TË DHËNAT PERSONALE

8.1. Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria, është Kontrolluesi i të Dhënave në lidhje me çdo të dhënë personale të ofruar nga Pjesëmarrësit. Të dhënat personale të shënuara mbahen të sigurta dhe mund të transferohen në një server të sigurt jashtë vendit të vendbanimit të subjektit të të dhënave. Të dhënat personale të mbledhura nga Pjesëmarrësit i nënshtrohen politikës së privatësisë së konsumatorit të Canon https://myid.canon/canonid/#/policy.

8.2. Çdo dhe të gjitha të dhënat e siguruara për realizimin e këtij konkursi do të përdoren vetëm për qëllimet e këtij konkursi, dhe nëse është e përshtatshme, për qëllime marketingu nga Grupi Canon dhe/ose nga çdo agjent të emëruar nga Canon për të ndihmuar në realizimin e konkursit në emër të Promovuesit dhe nuk do ti zbulohen palës së tretë për çfarëdo arsye tjetër përveç nëse është marrë pëlqim pozitiv nga ju.

9. MOHIMI

9.1. Canon mbanë të drejtën të refuzojë të respektojë çdo regjistrim ose të rikuperojë vlerën e plotë të çdo çmimi nëse konsideron se ka pasur një abuzim ose shkelje të kushteve dhe termave të këtij konkursi.

9.2. Canon bashkë me agjencitë dhe kompanitë e lidhura nuk do të mbajnë përgjegjësi për çdo humbje (duke përfshirë, pa kufizim, humbje të tërthortë, të veçantë ose pasuese ose humbje fitimesh), shpenzime ose dëme që janë shkaktuar, pësuar (qoftë nëse rrjedhin apo jo nga neglizhenca e peronit) në lidhje me këtë konkurs ose pranimin ose përdorimin e Çmimit, me përjashtim të çdo përgjegjësie që nuk mund të përjashtohet me ligj. Asgjë nuk do të përjashtojë përgjegjësinë e Grupit Canon për vdekje ose lëndim personal si rezultat i neglizhencës së tij.

9.3. Në rast të mosmarrëveshjes rreth interpretimit ose implementimit të rregullave ose çfarëdo çështjeje në lidhje me konkursin, vendimi i Drejtorëve të Canon është përfundimtar dhe nuk do të hyjë në asnjë korrespondencë.

9.4. Nëse ndonjë pjesë e këtyre kushteve konstatohet nga një gjykatë e juridiksionit kompetent ose një autoritet tjetër kompetent si i pavlefshëm, i paligjshëm ose i pazbatueshëm, atëherë kjo pjesë do të shkëputet nga pjesa tjetër e këtyre kushteve, që do të vazhdojnë të jenë të vlefshme në masën më të plotë të lejuar me ligj.

9.5. Regjistrimet duhet të bëhen drejtpërdrejt nga individi që merr pjesë në konkurs. Regjistrimet me shumicë nga tregëtia, grupet e konsumatorëve ose palët e treta nuk do të pranohen. Regjistrimet e paplota ose të papërshtatshme dhe regjistrimet e dërguara nga makrot ose mjetet tjera të automatizuara bashkë me regjistrimet që nuk përmbushin kërkesat e këtyre Kushteve dhe Termave në tërësi do të skualifikohen dhe nuk do të llogariten. Nëse bëhet e qartë se një Pjesëmarrës po përdor kompjuter(a) për të anashkaluar këtë kusht, për shembull duke përdorur ‘skriptin’, ‘forcën brutale’, duke maskuar identitetin e tyre duke manipuluar IP adresat, duke përdorur identitete që nuk janë të tyret ose çdo mjet tjetër të automatizuar për të rritur hyrjet e atij Pjesëmarrësi në konkurs do të skualifikohet dhe çdo çmim i dhënë do të jetë i pavlefshëm. Pjesëmarrësve nuk i lejohet të regjistrojnë shërbime emaili anonime, si për shembull, por pa u kufizuar me, GuerillaMail, Dispostable ose Mailinator.

9.6. Në rast të mospërputhjes midis Kushteve dhe Termave dhe detajeve në çfarëdo materiale promovuese, detajet në këto Kushte dhe Terma do të mbizotërojnë.

10. JURIDIKSIONI

Duke qenë se ju jeni një konsumatorë pjesëmarrës, ligjet e vendit tuaj të banimit do të aplikohen në këtë konkurs, dhe ju mund të keni të drejtë të zhvilloni procedura gjyqësore në gjuhën tuaj lokale dhe në gjykatat tuaja lokale. Një organizatë lokale këshilldhënëse për konsumatorë mund të jetë në gjendje të ju këshillojë rreth të drejtave tuaja. Këto Kushte nuk kufizojnë asnjë të drejtë ligjore që mund të jetë e zbatueshme.