Metodologjia e llogaritjes së kostos totale të pronësisë

Mësoni si të llogarisni koston totale të pronësisë së printerit tuaj Canon.

Llogaritësja e kostos totale të pronësisë

Kostoja totale e pronësisë (TCO) bazohet në koston fillestare të blerjes së pajisjeve plus kostot e bojës ose të tonerit për një periudhë fikse (shihni më poshtë për kushtet). Vini re se kostot e mundshme të ndryshueshme shtesë mund të ndikojnë në koston totale të pronësisë, duke përfshirë mes të tjerash materiale të tjera konsumi, paketat e bojës dhe të tonerit, paketat e bojës dhe të tonerit të rendimentit të lartë, servisin, konsumin e energjisë dhe pjesët e këbmimit.

Kostoja totale e pronësisë (TCO) bazohet në llogaritjen e mëposhtme: [CPP mesatare me ngjyra x volumi i printimit me ngjyra - minus faqet e paketës me bojë/toner] plus [CPP mesatare mono x volumin e printimit mono - minus faqet e paketës me bojë/toner] plus [koston e pajisjes] plus [koston e fishekut të mirëmbajtjes vetëm për modelet MAXIFY GX].

Modelet e krahasimit në kursimet e kostos totale të pronësisë (TCO) përfshijnë modelet e zgjedhura nga 10 printerët më të shitur me laser me ngjyra dhe 10 printerët më të shitur me bojë sipas IDC EMEA Hardcopy Tracker (Data Q1 2020 - Q3 2020). Çmimi mesatar i shitjes (ASP) i printerëve në monedhën tuaj lokale u mor nga IDC EMEA Hardcopy Tracker (Data Q1 2020 - Q3 2020) dhe çmimi i materialeve të konsumit nga faqet zyrtare të prodhuesit më 2 shkurt 2021.

Janë përfshirë pajisjet dhe materialet e konsumit të serive Canon MAXIFY GX7000, GX6000, GX5000, GX4000 dhe GX3000, dhe për qëllimin e vetëm të këtij llogaritësi të TCO duke përdorur çmimin e rekomanduar të shitjes ("RRP") që përfshin TVSH-në.

TVSH-ja është përfshirë, por vini re se tarifat e dorëzimit nuk përfshihen në llogaritjet e çmimeve. Çmimet mund të ndryshojnë për shkak të kushteve të tregut.

Kostot e printimit bazohen në përdorimin e cilësimeve të paracaktuara që përdoren si në printerët Canon ashtu edhe në printerët e konkurrentëve. Kjo është në përputhje me kushtet e provës të përdorura në provën e rendimentit ISO/IEC për kategorinë përkatëse.

Kostoja për faqe është llogaritur nga çmimi i konsumit i shitjes siç thuhet në faqet e internetit të prodhuesve, të ndara sipas rendimentit të publikuar të prodhuesve të zbuluar zyrtarisht në informacionin e disponueshëm publikisht. Kostoja për faqe bazohet në simulimin e printimit të modeleve të provës të dhëna në ISO/IEC24712 për printerët me bojë dhe ISO/IEC 19798 për printerin me laser me ngjyra.

Të gjitha specifikimet e prodhuesve dhe të dhënat e performancës janë mbledhur nga informacioni i disponueshëm publikisht, duke përfshirë mes të tjerash broshurat dhe faqet e internetit të vetë prodhuesve. Rendimentet e tonerit dhe të bojës nga Canon dhe konkurrentët janë marrë nga specifikimet e publikuara nga prodhuesit.

Për qëllim të krahasimit të drejtë dhe të raportimit të saktë të të dhënave, të dhënat e rendimentit të materialit të konsumit janë marrë nga toneri standard më i lartë ose materiale e konsumit me rendiment boje në dispozicion në kohën e publikimit të cilat janë përcaktuar në përputhje me standardet ISO. Krahasimi përjashton paketat e kombinuara, XL dhe multipaketat. Këto të dhëna janë në dispozicion të publikut.

Keni nevojë për mbështetje me pajisjen tuaj?