Përditësimi i programit të integruar Canon EOS R3 V1.21

Shtoni funksione të reja dhe përmirësoni rendimentin e EOS R3 duke e ngritur krijimtarinë në lartësi të reja. Përditësimi i programit të integruar V1.21 ofrohet si shkarkim falas dhe instalohet lehtë në vetëm pak minuta. [shkarkoni këtu]

Regjistrim i vazhdueshëm me rezolucion të plotë deri në 195fps

Programi i integruar V1.21 shton Custom High-Speed Shooting Mode, që mundëson zgjerimin e shpejtësisë së shkrepjes së vazhdueshme përtej 30fps – deri në 195fps marramendëse. 1 Kjo është ideale për zbulimin e detajeve të fshehura në objekte që lëvizin shpejt, të cilat përndryshe do të ishin të padukshme në një ecuri të zakonshme kohore.

Shpejtësia e kuadrove mund të vendoset në rangun midis 30fps dhe 195fps dhe numri i kuadrove të regjistruara me një seri të vetme nga dy në 50, duke përdorur menynë e kamerës. Skedarët JPEG, HEIF dhe RAW me rezolucion të plotë mund të shkrepen në këtë mënyrë, duke ju dhënë fleksibilitetin që ju nevojitet, sido që ju pëlqen të punoni.

EOS R3

Video 240p Full HD

Krahas opsioneve mahnitëse 4K dhe 6K të EOS R3, programi i integruar V1.21 sjell regjistrimin Full HD me një shpejtësi kuadrosh super të lartë 240p – ideale për efekte të lëvizjeje të ngadaltë super të buta që zbulojnë detaje precize në subjektet me lëvizje të shpejtë.

240p Full HD video

Kompozimi thellësie brenda kamere

Kur rrezja e qartësisë është e ulët, EOS R3 mund ta ndryshojë automatikisht fokusin nga afër në larg gjatë regjistrimit të një sekuence pamjesh. Kur këto kuadro bëhen bashkë, rezultati është rreze ideale qartësie për skenën.

Me përditësimin e programit të integruar V1.21, kjo sekuencë pamjesh tani mund të bashkohet brenda kamere, duke dhënë një rezultat ideal gati për përdorim. Funksioni mund të përdoret edhe si një shqyrtim në vend i asaj që mund të arrihet më vonë në postproduksion, duke ju dhënë besimin se keni atë që ju nevojitet.

Kompozimi i rrezes është fantastik për shkrepjen nga afër ose punë me makro, kur rrezja e qartësisë është e kufizuar. Gjithashtu u lejon fotografëve të shkurtojnë kohën e shpenzuar për përpunimin e imazheve nga shumë kuadro dhe të arrijnë rezultat me të shpejtë nga brenda kamerës.

In-camera depth compositing

Përpunimi i skedarëve RAW në renë kompjuterike

Për cilësinë maksimale të figurës, përditësimi i programit të integruar V1.21 bën të mundur ngarkimin e skedarëve RAW në renë kompjuterike image.canon për përpunim.

Prej këtu, ato mund të kthehen në skedarë HEIF ose JPEG në renë kompjuterike, duke përdorur algoritma pastrimi të mozaikëve dhe reduktimi të zhurmës së ISO të lartë me vetëpërmirësim të thelluar programatik. Rezultatet janë mahnitëse, me më pak artefakte në zona të detajuara dhe më pak zhurmë figure kur shkrepni me ISO të lartë.

RAW file processing in the cloud

Regjistrim profesional i fotointervaleve

EOS R3 është një opsion i shkëlqyeshëm për sekuencat e fotointervaleve: vendoseni kamerën për të shkrepur imazhe në intervale që variojnë nga dy sekonda në 99 orë e 59 minuta, e 59 sekonda për deri në 3600 kuadro. Në fund të sekuencës, imazhet kombinohen për të krijuar një film me definicion të lartë pa nevojën e programeve shtesë. Mund ta konfiguroni gjithashtu me besim: në rast të ndërprerjes së rrymës ose mbarimit të baterisë, kamera mund të vazhdojë nga vendi ku e kishte lënë sapo të kthehet korrenti, pa pasur nevojë të rivendosni të gjitha cilësimet e fotointervalit.

Afrohuni me prekjen e një butoni

Pas vërejtjeve nga profesionistët që shkrepin me EOS R3, ne kemi shtuar opsionin e prerjes digjitale 1.6x ose caktimin e raporteve 1:1, 4:3 dhe 16:9 në një prej kontrolleve të personalizueshme të kamerës. Kjo ju lejon të afroni më shumë subjekte të largëta pa e hequr kamerën nga syri - ideale kur presioni është tanimë te ju dhe ju duhet që rezultati i përkryer që keni arritur t'i dërgohet me të shpejtë agjencisë suaj.

Get close at the touch of a button
  1. Gjurmimi AE dhe AF nuk ofrohet në modalitetin e serisë me shpejtësi të lartë. Numri maksimal i kuadrove të shkrepura mund të vendoset deri në 50