Printerë "MegaTank"

Canon PIXMA GM4040

printer shumëfunksional mono, me depozitë boje me rimbushje, me vetëmbushëse dokumentesh dhe "Ethernet"

  • Ulni kostot për faqe

    Përfitoni rendimente të shkëlqyera prej 18 000 faqesh nga 3 shishe me bojë të zezë* dhe kosto të ulët për faqe nga kutia me bojë me rimbushje. Rimbushni pa shtrydhje, me anë të shisheve të bojës pa telashe.

  • Përshpejtoni produktivitetin

    Ruani vrullin e punës me vetëprintimin dyanësh dhe një kapacitet të madh letre të thjeshtë 350-fletëshe përmes mbushjes nga dy drejtime, si dhe përmirësoni skanimin dhe fotokopjimin me një vetëmbushëse 35-fletëshe.

  • Lidhshmëri fleksible

    Lidhuni me me "Wireless Connect" dhe printoni, skanoni, fotokopjoni, kontrolloni nivelet e bojës dhe kryeni proceset e mirëmbajtjes përmes aplikacionit "Canon PRINT". Për lidhje të shpejta lokale, përdorni lidhjen "Ethernet".

  • Cilësi dhe shpejtësi

    Punoni shpejt me shpejtësi printimi prej 13 in/min mono** pa sakrifikuar cilësinë – boja e përmirësuar e zezë me pigment e mban tekstin të mprehtë, të qartë e të pastër për rezultate profesionale.

  • Praktike për biznesin

    Përdorni LCD mono dyvijëshe për kontrollin e brendshëm ose për të parë nivelet e bojës, përdorimin dhe statusin e printimeve jashtë ambientit me anë të programeve të administrimit në distancë.

Specifikimet

  • Depozita boje me rimbushje

    Depozitë boje të zezë e rendimentit të lartë.

  • Rendiment i jashtëzakonshëm i faqeve

    18 000 faqe nga 3 shishe me bojë të zezë*.

  • Skanim dhe kopjim i njësuar

    Vetëmbushëse 35-fletëshe për një cikël më efikas pune.

  • Kapacitet 350-fletësh

    Kasetë e përparme 250-fletëshe dhe mbushje e pasme 100-fletëshe.

  • Lidhje tërësore

    Lidhje me "Ethernet" dhe "Wi-Fi".

  • Gati për smartfonë

    Aplikacioni "Canon PRINT" (për "iOS" dhe "Android") me printim në renë kompjuterike.

  • Rezultate profesionale

    Bojë e zezë, e dedikuar, me pigment, për tekst të qartë e të mprehtë.

  • Komandim i thjeshtë

    LCD mono 2-vijësh.

  1. * Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës nga "Canon" duke përdorur grafikun njëngjyrësh ISO/IEC 19752 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me bojën zëvendësuese pas konfigurimit fillestar
    Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë.

    ** Matur me standardin ndërkombëtar, në modalitetin standard. Gjatë printimeve pasuese, printeri mund të ngadalësojë përdorimin për të parandaluar rritjen e temperaturës së brendshme.

PIXMA_GM4000

Çfarë ka në kuti

Nisni menjëherë nga puna me printim bardhezi volumi të lartë, skanim dhe fotokopjim.

  • Printer shumëfunksional bardhezi me depozitë boje rimbushje – PIXMA GM4040

  • 3 shishe boje me rendiment të lartë (3x të zeza)

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Produktet e Canon nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri

Përdorimi i bojërave dhe letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme me cilësi laboratori në çdo rast.

  • Aplikacioni Canon PRINT

    Dërgoni fotografitë tuaja te printeri juaj i shtëpisë në pak sekonda.

  • Gama e letrës PIXMA

    Gjeni letrën e duhur për nevojat tuaja dhe merrni fotografi të printuara me cilësi laboratori.

  • Përfitoni më shumë nga printeri juaj

    Gjeni se si të printoni foto nga pajisja juaj e mençur, krijoni artizanale letre, afishe të personalizuara të thonjve, kalendarë, karta përshëndetëse dhe shumë më tepër.

  • Aplikacioni "Creative Park"

    Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.

Produktet e lidhura