Macro Photography

Lente për fotografinë makro

Përfitoni sa më shumë nga makro

Lentet makro lejojnë fotografimin nga afër të subjekteve shumë të vogla, duke zbuluar detaje që nuk mund të shikohen me sy të lirë. Ato përdoren për imazhet e insekteve dhe të luleve, si dhe nga fotografët e natyrës së qetë në studio.


Lentet makro përdoren nga fotografët e faunës së egër dhe të natyrës për imazhet e insekteve dhe të luleve. Sidoqoftë, me cilësinë e tyre të shkëlqyer të imazheve dhe hapjet e mëdha maksimale të diafragmës, lentet makro janë një opsion i mrekullueshëm edhe për portrete. Për t'u siguruar që po zgjidhni lenten e duhur për fotografinë tuaj, duhet të merrni parasysh se cili është subjekti juaj si dhe çfarë dëshironi të realizoni.

Macro Photography

Kapni detajet e imëta

Nëse dëshironi të afroheni me subjektin tuaj dhe të kapni detajet e imëta, atëherë lentet makro janë ato që do t'ju sigurojnë avantazhin, duke ju lejuar të bëni fotografi nga afër me detaje të jashtëzakonshme. Avantazhi unik i makroobjektivit është se të lejon zmadhimin e subjektit që të shfaqet nga 0.5x madhësi bote reale ose idealisht 1.0x madhësi bote reale e lart, në sensorin e kamerës.

Raspberry Photography

Afrohuni, pa u afruar

Kur dëshironi të shkrepni poza nga afër të një kafshe nervoze apo insekti dhe u kapni detajet e imëta, doni ta arrini këtë pa e shqetësuar subjektin. Një objektiv me gjatësi më të madhe fokale, nga 100mm deri në 180mm, siguron që të keni një distancë të mjaftueshme për të punuar mes vetes dhe subjektit, për të mos e shqetësuar atë ose dritën që e rrethon.

Green Insect Photography

Detaje në madhësi reale

Veçoria unike e këtij makroobjektivi është aftësia e tij për të zmadhuar një objekt në madhësi bote reale (ose më të madh). Kjo përcaktohet nga raporti i zmadhimit të lentes mes madhësisë fizike të një imazhi në sensorin e kamerës dhe madhësisë fizike të objektit që po fotografoni. Për shembull, një raport 1:1 (ose madhësi bote reale 1.0x) do të thotë se objekti që fotografoni ka të njëjtën madhësi në sensorin e kamerës si në jetën reale. Lente makro të veçanta, si lentja Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro, lejon një raport zmadhimi deri në 1:5, që do të thotë se subjekti është 5x më i madh në sensorin tuaj se në realitet.

Life-Sized Detail Photography

Si mund të ndikojë kamera në zgjedhjen e lentes

Lentet EF-S të Canon janë të projektuara ekskluzivisht për kamerat me sensor APS-C, si p.sh. EOS 760D, dhe nuk janë të përputhshme me modelet me kuadër të plotë si seria e kamerave EOS 5D.

Lentet EF mund të përdoren me çdo kamerë EOS, por kur përdorni një lente EF në një kamerë EOS të tipit APS-C, ajo do t'ju japë një kënd shikimi të barasvlershëm me një gjatësi fokale 1,6x më të gjatë se në një kamerë me kuadër të plotë. Për shembull, objektivi EF 100mm f/2.8L Macro IS USM i përdorur në një kamerë EOS 760D ju jep një kënd shikimi të barasvlershëm me një lente 160mm në një kamerë kuadërplotë. Krahasimi më poshtë tregon efektin e botës reale të kësaj kur shkrepni makrofotografi.

Bee Macro Photography
Macro Photography

Si ndikon gjatësia fokale në distancën e punës

Gjatësia fokale për makro nuk ka të bëjë gjithmonë me afrimin te subjekti juaj. Një gjatësi fokale më e lartë (d.m.th. një numër më i lartë) bën të mundur që të keni të njëjtin raport zmadhimi ndërkohë që mund të qëndroni edhe më larg. Për shembull, përdorimi i një lenteje 180mm për të kapur fluturat ju siguron distancën që ju nevojitet për të mos e shqetësuar subjektin tuaj, ndërkohë që ruani përsëri zmadhimin makro.

Me rritjen e gjatësisë fokale rritet edhe distanca juaj e punës, kështu që do të mund të realizoni përsëri të njëjtin raport zmadhimi. Distanca juaj e punës është distanca nga subjekti juaj te plani fokal.

Diagrami në të djathtë tregon distancën nga fundi i lentes te subjekti juaj.

How focal length affects working distance

Si ndikon gjatësia fokale në ndryshimin e këndvështrimit

Zgjedhja e gjatësisë fokale të duhur është diçka shumë e rëndësishme për t'u pasur parasysh në fotografinë makro, pasi çdo ndryshim mund të ndikojë në fotografinë tuaj. Me rritjen e gjatësisë fokale, sfondi dhe plani i parë shfaqen më afër me njëri-tjetrin, duke ju lejuar të ndryshoni pamjen e fotografisë tuaj.

Flower 180Mm Photography

180mm

Flower 100Mm Photography

100mm

Flower 50Mm Photography

50mm

Zgjedhja e lentes së duhur

Pasi të kini parasysh këto gjëra, duhet të mendoni për atë që është e rëndësishme për fotografinë tuaj.

  • Dëshironi të realizoni fotografi nga afër të një insekti ose një kafshe që shqetësohet lehtë? Atëherë do t'ju duhet një objektiv me gjatësi më të madhe fokale, si RF 100mm F2.8L Macro IS USM / EF 100mm f/2.8L Macro IS USM, ose dhe EF 180mm f/3.5L Macro USM për t'ju dhënë një distancë më të gjatë pune.
  • Kërkoni aftësinë për të zmadhuar subjektet tuaja përtej madhësisë së tyre reale? Atëherë lentja Canon MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro me një raport zmadhimi deri në 1:5 është zgjedhja ideale për ju.

Flower Macro Photography

Marrja e rezultateve më të mira nga lentja juaj makro

Ekuilibrimi i dridhjeve të kamerës

Gjatësitë fokale më të gjata në zhanrin e lenteve makro mund të shkaktojnë nivele më të larta të dridhjeve të kamerës duke e bërë më të vështirë të realizoni imazhe të qarta e të mprehta. Stabilizuesi i imazhit në lente ju ndihmon të eliminoni shumicën e dridhjeve me kamerën në duar, nëse zgjidhni një lente pa Stabilizimin e imazhit, mund të përdorni një trekëmbësh për stabilizimin e kamerës dhe të lentes, por nuk është e lehtë t'i lëvizni ato.

Chameleon Photography

Ndriçimi për subjektin tuaj

Përgatitja e ndriçimit të duhur do t'ju lejojë të përdorni një shpejtësi më të lartë të obturatorit, duke siguruar fotografi më të qarta të objekteve në lëvizje. Canon Macro Ring Lite MR-14EX Il dhe Twin Lite MT-24EX ofrojnë sisteme të specializuara ndriçimi, që ju ndihmojnë të ndriçoni subjektin tuaj, qoftë me më shumë dritë, si me Ring Lite ose me dritë më të orientuar, për teksturë, me Twin Lite. Ndërsa EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM vjen me dy drita LED (Macro Lite) të integruara dhe të kontrollueshme për të siguruar një ndriçim shtesë dhe për të eliminuar krijimin e hijeve.

Butterfly Photography

Fotogafia makro ekstreme

Shumica e makroobjektivave të dedikuar ju mundësojnë arritjen e një raporti zmadhimi 1:1, por mund të afroheni me lehtësi dhe arrini një raport 1:2 (që do të thotë se subjekti shfaqet në sensorin e kamerës dy herë më i madh se në realitet) duke përdorur tubat zgjatues nëse këtë e mbështet kamera dhe objektivi. Nëse kërkoni të afroheni sa më shumë me subjektin tuaj, lentja MP-E 65mm f/2.8 1-5x Macro Photo mund të sigurojë një raport 1:5, ky nivel zmadhimi mund të tregojë flluskat e ujit në pikat e ujit.

Extreme Macro Photography

Zgjedhja profesionale për fotografinë makro

MAKROFOTOGRAFIA

RF 100mm F2.8L Macro IS USM

Si makroobjektiv profesional RF, RF 100mm F2.8L MACRO IS USM është ideal për imazhe fotoreale dore 1.4x dhe portrete mahnitëse, me cilësinë e serisë L.

Shikoni detajet

RF 100mm F2.8L Macro IS USM on the EOS R5

Gjithashtu mund t’ju pëlqejë...

Produktet e lidhura