Canon PowerShot SX400 IS

Kamera mini 'bridge' që është e madhe në argëtimet familjare

Përfitimet

  • Kamera praktike me zmadhim mini 30x për çdo rast

  • Detaje mahnitëse dhe printim me përmasë posteri me 16MP

  • Detaje të mprehta dhe filma të qëndrueshëm me Intelligent IS

  • Poza më të qëndrueshme dhe shkrepje e rehatshme nga ndërtimi

  • Pozat e shkëlqyera janë të thjeshta për këdo me Smart Auto

Veçoritë e detajuara

  • Zmadhim i madh, kamera e vogël

    Eksploroni dhe kapni detajet e plota të subjekteve të largëta. Një zmadhim i madh 30x i futur mjeshtërisht në një trup mini të stilit 'bridge' që është kaq e vogël saqë është e lehtë të mbahet me vete, kudo që shkoni. Shkrepni foto fantastike grupi dhe peizazhe mahnitëse me këndin ultra të gjerë 24mm.

  • Shkrepje e rehatshme, palëvizur

    Bërë për t'u mbajtur rehat. Mund të provoni shkrepje të qëndrueshme në zmadhim të plotë dhe të shkrepni pa mundim për periudha më të gjata falë kapjes të mirë ergonomike.

  • Detaje të jashtëzakonshme për kujtimet tuaja më të mira

    Provoni cilësinë e jashtëzakonshme, imazhet e detajuara. Krijoni printime mahnitëse me përmasë posteri pa humbur detaje falë 16.0 Megapikselëve.

  • Rezultate të mprehta në çdo rast

    Falë Stabilizuesit inteligjent optik të imazhit nuk ka nevojë të shqetësoheni për dridhjet e kamerës të cilat ju prishin rezultatet. Kjo kamera përshtatet automatikisht dhe siguron fotografi të mprehta, të detajuara dhe vide të njëtrajtshme kur shkrepni në zmadhim të plotë apo me kamerën në dorë në ndriçim të ulët.

  • Filma HD në majë të gishtave tuaj

    Bërja e filmave është e lehtë dhe e thjeshtë. Me prekje të një butoni mund të shkrepni me lehtësi filma të shkëlqyer HD (720p) Shkrepni kur jeni në lëvizje ose përdorni zmadhimin dhe përsëri mund të provoni rezultate mahnitëse, të qarta.

  • Imazhe mahnitëse me lehtësi

    Edhe krejt fillestarët mund të shkrepin pa mundim foto ose filma fantastikë me Smart Auto e cila zgjedh parametrat perfekte të kamerës për ju - sido që të jetë skena. Gjithshka që duhet të bëni është të drejtoni dhe rregjistroni.

  • Luani me kreativitetin tuaj

    Eksperimentoni dhe argëtohuni me një sferë të Filtrave Krijues. Mund të rikrijoni shrembërimin e lentes sy-peshku, të bëni skena në fotografi ose filma të duken si modele të shkallës miniaturë dhe shumë më tepër.

  • Modaliteti Eko

    E shkëlqyer për udhëtimet ditore. Eco Mode ul konksumin e baterisë kështu që mund të kapni pë shumë poza nga një karikim i vetëm i baterisë të karikueshme Lithium-ion.

Specifikimet

  • Zmadhim ultra 30 herë me kënd ultra të gjërë

  • Zmadhim super 60 me cilësi të mëdha

  • 16,0 megapiksel

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Filma 720p

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Optimizon pozat e njerëzve

  • Efekte të ndryshme për më shumë krijueshmëri

  • Rregjistroni menjëherë filma

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

PowerShot_SX400_IS

Çfarë ka në kuti

  • PowerShot SX400 IS

  • Rripi i kyçit WS-DC12

  • Kapak për lentën

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Kabllo AC

  • Takëmi i manualit të përdoruesit