Kompakt Dixhital

Canon IXUS 265 HS

Mbajeni cilësinë e imazheve të Canon në xhepin tuaj kudo që ju çon jeta me këtë kamera të hollë, elegante, të pajisur me lente zmadhimi 12x për t'ju afruar më shumë me aksionin dhe Wi-Fi për të ndarë momentet tuaja në çast.

Përfitimet

  • Merrni cilësinë që meritojnë kujtimet tuaja me Sistemin HS 16 MP.

  • Futini të gjithë në kuadro me këndin ultra të gjerë ose zmadhoni subjekte të largëta duke përdorur zmadhimin optik dhe ZoomPlus.

  • Wi-Fi dhe NFC për lidhje të lehtë me smartfonin tuaj dhe për ndarje në rrjete shoqërore.

  • Nuk ka më fotografi dhe filma të turbullt falë Stabilizuesit të Imazhit dhe IS Inteligjent.

  • Shkrepja Kreative i shton pa mundim shkrepjeve efekte artistike

  • Automatik i Mençur kujdeset për të gjitha parametrat e kamerës, në këtë mënyrë thjesht mund të drejtoni dhe shkrepni

  • Nxirrni një përmbledhje filmike të ditës tuaj me Hibrid Automatik.

  • Zgjidhni kamerën që i përshtatet stilit të jetës suaj me trupin elegant, ultra kompakt.

Veçoritë e detajuara

  • Kapni çdo detaj pa humbur cilësinë

    Një lentë zmadhimi 12x e fuqishme me ZoomPlus 24x ju afron vërtet afër me subjektet e largëta pa humbur qartësi ose detaje. Me këndin ultra të gjerë 25mm mund të futni më shumë në kuadro, perfekte për të kapur grupe të mëdha dhe skena mahnitëse.

  • Imazhe që ja vlen t'i mbani

    Sepse imazhet e bukura janë po aq të çmuara sa momentet që ato kapin, Sistemi HS është ndërtuar për t'i dhënë atyre cilësinë që meritojnë, edhe në ndriçim të ulët. Duke përdorur një procesor të avancuar DIGIC 4+ dhe një sensor CMOS me ndriçim nga pas 16 Megapiksel, Sistemi HS prodhon foto të qarta me detaje, ngjyra dhe ambientin e skenës, pikërisht siç e keni përjetuar.

  • Poza të mprehta me IS inteligjent

    Stabilizuesi optik i imazhit është jetësor për kapjen e imazheve të mprehta në dritë të ulët ose kur përdorni shtrirjen e plotë të zmadhimit. E pajisur me teknologjinë Inteligjente IS të Canon, kamera zgjedh automatikisht metodën e Stabilizuesit optik të imazhit nga 8 opsionet për të siguruar foto dhe filma të qarta me detaje.

  • Qëndro gjithmonë i lidhur

    Tregoji botës imazhet e tua më të fundit duke përdorur Wi-Fi dhe NFC për ta lidhur kamerën me smartfonin tuaj. Pasi të jeni lidhur, mund ta përdorni smartfonin për të shtuar vendndodhjet GPS në imazhet tuaja ose për ta përfshirë vetën në pozë me funksionin e shkrepjes nga larg. Wi-Fi lejon gjithashtu të lidheni me printerë, PC dhe pajisje të tjera të pajtueshme për ndarje të lehtë online dhe rikuperim.

  • Poza Krijuese

    Origjinaliteti vjen pa mundim me Pozën Krijuese. Thjesht bëni një posë dhe kamera do të analizojë skenën dhe do të krijojë automatikisht pesë imazhe krijuese, plus fotografinë origjinale të pandryshuar - duke regjistruar të njëjtin subjekt në një shumëllojshmëri mënyrash mahnitëse dhe artistike. Zgjidhni kategorinë e filtrit për të krijuar imazhe duke përdorur grupin tuaj të preferuar të Shkrepjeve Kreative.

  • Ekspertizë në duart tuaja

    Drejto dhe shkrep pa mundim për fotografi dhe filma të shkëlqyer falë Automatik i Mençur i cili zbulon skenën dhe zgjedh parametrat perfekte mes 32 të ndryshmeve (21 në filma). Hibrid Automatik ju lejon të bëni fotografi me I  Zgjuar Automatik dhe gjithashtu regjistron një videoklip prej 4 sekondash përpara secilës pozë – duke i kombinuar të gjitha ato në një film argëtues HD (720p).

  • Filma të paharrueshëm

    Regjistroni filma mahnitës, Full HD (1080p) në format MP4. IS inteligjent siguron filma të qëndrueshëm edhe kur po ecni apo po shkrepni nga brenda një makinë që lëviz për regjistrim vërtet spektakolar. Kur shkoni në shtëpi përdorni lidhjen HDMI-CEC për të parë dhe kontrolluar luajtjen e filmave tuaj në një HDTV të pajtueshëm.

  • Shiko ndryshimin

    Ekrani LCD i madh ofron shikim mahnitës në të gjitha këndet, mundësia për të kuadruar shkepjen tuaj në mënyrë perfekte dhe mundësia për të admiruar fotografitë tuaja përsëri dhe përsëri.

Specifikimet

  • Zmadhim optik 12x me kënd ultra të gjerë

  • Zmadhim deri në 24x me cilësi të shkëlqyer

  • Poza të shkëlqyeshme në dritë të paktë

  • CMOS 16.0 megapiksel

  • Përpunim i fuqishëm DIGIC

  • Imazhe dhe video të qëndrueshme në çdo situatë

  • Ndaj dhe ruaj imazhe me valë

  • NFC thjeshton ndarjen në smartfonë

  • 6 imazhe unike nga një pozë

  • Rregjistrimi i thjeshtë me një përmbledhje të filmit

  • Filma 1080p

  • LCD 7,5 cm (3,0")

  • Modaliteti automatik me zbulimin e 32 skenave

  • Kursimi i energjisë për më shumë poza

Çfarë ka në kuti

  • IXUS 265 HS

  • Takëmi i manualit të përdoruesit

  • Paketë baterie NB-11LH

  • Ngarkuesi i baterisë CB-2LFE

  • Rripi i kyçit WS-800

  • Kabllo AC