Politika e privatësisë e bizneseve kliente

Canon - Deklarata e privatësisë

Kjo deklaratë privatësie shpjegon se si ne përpunojmë informacionin personal që mbledhim nga klientët tanë dhe klientët e ardhshëm kur përdorin shërbimet e Canon, marrin pjesë në aktivitetet ose ambientet tona, regjistrohen në buletinet tona ose përdorin faqet tona të internetit, aplikacionet, platformat dhe shërbimet e rregulluara nga kjo deklaratë privatësie (në vijim "shërbimet"). 

Canon është kontrollori i të dhënave për të dhënat tuaja personale, domethënë subjekti që përcakton "qëllimet dhe mjetet" e përpunimit të informacionit personal të përpunuar për ju, ose, me fjalë të tjera, përdorimet për të cilat Canon përpunon informacionin tuaj personal dhe mënyrën në të cilën bëhet. Ju lutemi, shihni "Përkufizimi i Canon" në kapitullin 12 të kësaj deklarate privatësie për detaje të mëtejshme rreth Canon.


Tabela e përmbajtjes

  1. 1. Kur zbatohet kjo deklaratë privatësie
  2. 2. Informacioni që mbledhim dhe për çfarë e përdorim
    1. 2.1. Për të ofruar llogari në internet
    2. 2.2. Për t'iu përgjigjur kërkesave të klientëve
    3. 2.3. Për të menaxhuar aktivitetet
    4. 2.4. Për të mësuar rreth aktiviteteve tuaja
    5. 2.5. Për qëllime të përmbushjes
    6. 2.6 Për të gjetur klientë të rinj
    7. 2.7. Për të dërguar anketa dhe për të përdorur rezultatet për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
    8. 2.8. Informacion për blerje
    9. 2.9. Informacioni për pagesa
    10. 2.10. Skedarët e personalizimit dhe teknologji të tjera
    11. 2.11. Kërkesat ligjore dhe rregullatore dhe qëllime të tjera të biznesit
  3. 3. Baza ligjore për përdorimin e informacionit tuaj personal
    1. 3.1. Interesat tona legjitime
  4. 4. Si e shpërndajmë informacionin tuaj
    1. 4.1. Brenda Canon
    2. 4.2. Jashtë Canon, te partnerët tanë dhe palët e treta
  5. 5. Si e mbrojmë informacionin tuaj
  6. 6. Komunikimet e marketingut
  7. 7. Si të ushtroni të drejtat tuaja
  8. 8. Ruajtja e informacionit tuaj
  9. 9. Angazhimet tuaja
  10. 10. Ndryshimet në këtë deklaratë privatësie
  11. 11. Kontakti me Canon
  12. 12. Përkufizimi i Canon dhe i filialeve të tij

1. Kur zbatohet kjo deklaratë privatësie 

Shërbimet e mëposhtme i nënshtrohen kësaj deklarate privatësie:

  • Duke plotësuar një formular në një nga aplikacionet ose faqet tona.
  • Duke na kontaktuar me funksionet e kthimit të telefonatës ose të bisedës në internet
  • Duke blerë ose kërkuar për produktet dhe/ose shërbimet e Canon, qoftë në internet apo jashtë tij.
  • Duke marrë pjesë në studime, për shembull në anketa.
  • Duke përdorur një nga portalet tona të shërbimit.
  • Duke marrë pjesë në një nga aktivitetet tona, ose duke marrë pjesë në një nga kioskat tona në një aktivitet.
  • Duke marrë një kërkesë nga ju, për shembull në lidhje me riparimin ose përmirësimin e një shërbimi ose produkti që ne ofrojmë, dhe duke përmbushur detyrimet tona ndaj jush.
  • Marketingu i mallrave dhe i shërbimeve nga ana jonë mendojmë se mund të jetë me interes për ju dhe për biznesin tuaj.

2. Informacioni që mbledhim dhe për çfarë e përdorim 

Ne mbledhim informacione personale në rrethanat e mëposhtme:

  • Kur ju keni shprehur interes në një produkt ose shërbim që ne ofrojmë: Ne do të mbledhim të dhënat e kontaktit të biznesit tuaj. Për shembull, nëse na afroheni nga interneti, merrni pjesë në stendën tonë në një aktivitet dhe/ose na telefononi në lidhje me një shërbim apo produkt të mundshëm, ne i ruajmë të dhënat tuaja që të mund të vijojmë me kërkesën tuaj, si dhe për t'ju ofruar produkte dhe shërbime të tjera që mund të jenë me interes për biznesin tuaj.
  • Pas regjistrimit në një shërbim që ofrojmë: do t'ju kërkohen disa detaje personale që janë të nevojshme për të krijuar një llogari portali të shërbimit dhe për t'ju ofruar shërbimet tona. Disa nga këto fusha janë shënuar si të detyrueshme. Nëse nuk na jepni informacionin që është shënuar si i detyrueshëm, ne mund të mos jemi në gjendje t'i sigurojmë të gjitha apo një pjesë të shërbimeve për ju.
  • Kur përdorni shërbimet tona: ne mund të mbledhim dhe përpunojmë informacionin personal në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimeve të tilla për të përmirësuar përvojën tuaj të përgjithshme dhe për të përmbushur detyrimet tona ndaj jush.
  • Kur ne studiojmë tregun tonë dhe gjejmë blerës potencialë: për t'u siguruar që po arrijmë audiencat e duhura të biznesit, mund të blejmë herë pas here lista marketingu dhe databaza të tjera që ofrojnë të dhëna kontakti. Këto mund të përmbajnë emrin tuaj, emailin e biznesit dhe numrin e telefonit të biznesit. Sidoqoftë ne nuk blejmë lista marketingu që përmbajnë të dhëna private tuajat të kontaktit, jashtë punës.
  • Për të përmirësuar përvojën tuaj të përdoruesit dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimeve tona: duke ditur të dhënat tuaja personale personale kemi mundësinë të personalizojmë çdo komunikim që ju dërgojmë. Për shembull, ne mbledhim informacion të rolit tuaj për t'u siguruar që të ofrojmë marketing që ka lidhje me rolin tuaj në biznesin tuaj.

Më poshtë e sqarojmë më në detaj mënyrën se si e përdorim informacionin që mbledhim në këto rrethana.

2.1. Për të ofruar llogari në internet 

Ky është informacioni personal që na jepni kur krijoni një llogari në internet (për shembull, portalet tona të shërbimit) që ju identifikon si person në vend të biznesit tuaj, si p.sh. emri juaj, pozicioni brenda biznesit tuaj, emaili ose numri i telefonit i biznesit. Ka një sërë arsyesh përse kemi nevojë për këtë informacion:

  • Për të verifikuar identitetin tuaj dhe për të ndihmuar në identifikimin e përdoruesve: Për shembull, adresa juaj e emailit mund të veprojë si emër përdoruesi për t'u identifikuar në llogarinë tuaj në internet dhe për të hyrë në shërbimet e Canon.
  • Për të dërguar njoftime të rëndësishme: për shembull, ne kërkojmë adresën tuaj të emailit që të mund t'ju dërgojmë një konfirmim të urdhrave ose përditësimeve të shërbimit. Ne gjithashtu do t'ju dërgojmë komunikime rreth blerjeve ose ndryshimeve në kushtet dhe politikat tona.

2.2. Për t'iu përgjigjur kërkesave të klientëve 

Detajet tuaja personale do të përpunohen për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të ndihmuar me identifikimin e përdoruesve. Për shembull, informacioni juaj i kontaktit do të mblidhet kur të dorëzoni një formular kthimi telefonate ose kur të përdorni veçoritë tona të klientit dhe mund të përdoret si identifikues në të ardhmen. Sa herë që plotësoni një formular në faqen ose aplikacionin tonë, ne mund të ruajmë të dhënat përkatëse të identitetit në mënyrë që të mund ta ndjekim historikun e pyetjes suaj dhe të merremi me të në mënyrë më efikase.

2.3. Për të menaxhuar aktivitetet 

Ne mbledhim informacionin tuaj për t'ju regjistruar për një aktivitet, seminar nga interneti ose seminar të zakonshëm për të cilat keni shprehur interes, për të përpunuar pagesën tuaj për aktivitetin (nëse vlen për rastin) dhe për t'ju ofruar materialet përkatëse për aktivitetin në fjalë:

Për shembull, dhe në varësi të llojit të aktivitetit përkatës, ne mbledhim emrin tuaj, numrin e telefonit (jepni vetëm numrin tuaj të telefonit të biznesit), detajet e kontaktit të emergjencës (për rastet absolutisht të nevojshme), kërkesat dietike dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për t'ju mundësuar të përfitoni maksimumin nga përvoja juaj.

2.4. Për të mësuar rreth aktiviteteve tuaja 

2.4.1. Sjellja gjatë shfletimit, informacioni i pajisjes dhe ndërveprimi 

Ne ndonjëherë regjistrojmë detajet e veprimeve tuaja (për shembull vizitat e përsëritura në faqe, ndërveprimet, termat e kërkuara, prodhimin e përmbajtjes në internet) kur hyni dhe përdorni shërbimet tona në mënyrë që të krijojmë një "figurë" të klientit me kalimin e kohës. Kjo përfshin gjithashtu informacion në lidhje me pajisjet dhe metodat që përdorni për të bashkëvepruar me shërbimet dhe përmbajtjen e Canon, duke përfshirë dhe nëpërmjet portalit të shërbimit.

Ne mund ta kombinojmë informacionin e sjelljes (si p.sh. aktivitetin e shfletimit) me të dhënat tuaja personale, por ne nuk i ruajmë detajet personale në lidhje me fushat e lënë bosh nga ju gjatë procesit të regjistrimit. Kur përdorimi i informacionit që ju identifikon si person nuk është i nevojshëm për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë seksion, ne përpunojmë vetëm informacionin e sjelljes me bazë agregimi.

Ne regjistrojmë informacione në lidhje me sistemin tuaj operativ dhe shfletuesin e internetit kur vizitoni një faqe interneti të Canon ose kur përdorni shërbimet tona, duke përfshirë informacionin që regjistrohet automatikisht kur përdorni shërbimet tona (për shembull, informacionin e kërkuar, gjurmën kohore, adresën IP dhe, nëse vlen për rastin dhe nëse është e nevojshme, identifikues të ndryshëm të rrjetit dhe të serverit).

Ne e përpunojmë informacionin tuaj të sjelljes, pajisjeve dhe ndërveprimeve për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të ofruar, mirëmbajtur dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet, dhe për të zhvilluar të reja:
    • Për shembull, informacioni se si shfletoni faqet tona ose kërkimi për produktet mund të përdoren për analizën dhe hulumtimin e të dhënave, për të ofruar rrugëtime më të mira për përdoruesit, për të ofruar rezultate kërkimi më relevante ose për të strukturuar mënyrën se si paraqitet informacioni në shërbimet tona.
    • Kur instaloni një aplikacion të Canon për pajisje portative, një numër unik aplikacionit së bashku me informacion në lidhje me pajisjen tuaj i dërgohet Canon, duke e bërë më të lehtë për Canon ruajtjen e aplikacioneve dhe të shërbimeve të veta, si dhe ofrimin e përditësimeve automatike.
  • Për të përmirësuar përvojën tuaj të përdoruesit dhe cilësinë e përgjithshme të shërbimeve tona:
    • Aktiviteti juaj, si p.sh. faqet që vizitoni ose artikujt që shikoni, na mësojnë se çfarë konsideroni më të rëndësishme dhe më interesante në shërbimet tona, në mënyrë që të mund ta përshtatim përvojën tuaj rreth asaj që ka më shumë rëndësi për ju dhe të shfaqim përmbajtje të personalizuara.
    • Identifikuesit e pajisjes dhe të platformës na tregojnë se çfarë pajisjeje përdorni për të hyrë në shërbimet tona, në mënyrë që t'i përshtatim dhe t'i optimizojmë këto sipas pajisjes tuaj dhe të përmirësoni përvojën tuaj të përgjithshme të përdoruesit (për shembull, duke ofruar përmbajtje dhe reklama më të përshtatshme në pajisjen apo shfletuesin që po përdorni ).
    • Ruajtja e të dhënave lokalisht në pajisjen tuaj na lejon të përmirësojmë gjëra si performancën e internetit dhe ngarkimin e përmbajtjes edhe kur nuk jeni në linjë.
  • Në varësi të kërkesave të ligjit në fuqi, për t'ju ofruar komunikime të marketingut, për shembull, përmbajtje dhe oferta më të përshtatshme, si dhe lajmet më të fundit në lidhje me produktet dhe aktivitetet që mendojmë se janë me interes për ju dhe për biznesin tuaj:
    • Për shembull, duke ndjekur një lidhje drejt një udhëzuesi nga një email marketingu, ose duke ndjekur Canon në Facebook ose Twitter.
    • Duke kuptuar se si dhe ku bashkëveproni me Canon bën që të mund t'ju ofrojmë informacion më të personalizuar dhe të dobishëm përmes kanaleve tuaja të preferuara të komunikimit.
  • Për të mbrojtur përdoruesit tanë të tjerë dhe Canon:
    • Ne mund të monitorojmë aktivitete të pazakonta ose të dyshimta në shërbimet e Canon, si p.sh. abuzimin e automatizuar, në mënyrë që të mund t'i përgjigjemi shpejt dhe t'ju informojmë për aktivitete të mundshme mashtruese që cenojnë llogarinë tuaj.
    • Ne gjithashtu mund t'i përdorim të dhënat tuaja personale për auditimin e brendshëm, në mënyrë që të pajtohemi me kërkesat ligjore në fuqi.

2.4.2. Detajet e produktit, përdorimi i produktit dhe historiku i shërbimit dhe i mbështetjes 

Ky është informacion në lidhje me produktet ose zgjidhjet tuaja të Canon (si p.sh. shërbimet e ofruara, aplikacionet, modelin e produktit, numrin serial dhe datën e blerjes), se si janë konfiguruar dhe përdoren produktet ose zgjidhjet e Canon (p.sh. konfigurimi dhe preferencat e përdoruesit, instalimi dhe integrimi ose cilësime të tjera) dhe shërbimet tona, si dhe detajet mbi ndërveprimet e klientëve ose shërbimit tuaj të menaxhuar, licencat e mbajtura, garancitë dhe riparimet me Canon. Ndonjëherë, ky informacion lidhet me biznesin tuaj, por në raste të tjera duhet doemos të lidhet me ju personalisht (për shembull klientët tanë fotografë profesionistë).

Disa nga informacionet në kuadër të kësaj kategorie nuk kualifikohen si të dhëna personale, por ne do të zbatojmë çdo masë të nevojshme mbrojtëse për të siguruar edhe privatësinë e këtij informacioni. Ne do t'i përpunojmë këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:

  • Për t'ju siguruar informacion më të dobishëm, përmbajtje më të rëndësishme dhe oferta, dhe lajmet më të fundit në lidhje me produktet, zgjidhjet, shërbimet dhe aktivitetet tona: për shembull, informacion të personalizuar dhe të dobishëm, si p.sh. këshilla dhe teknika të ekspertëve, materiale mësimore, përditësime softuerike, udhëzues instalimi ose përdorimi, ose detaje rreth kurseve përkatëse të trajnimit.
  • Për të siguruar, mirëmbajtur dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet, dhe për të zhvilluar të reja: të kuptuarit se si klientët tanë përdorin produktet tona na ndihmon të identifikojmë funksionet që na duhet të përmirësojmë apo t'ua shtojmë produkteve të ardhshme.
  • Për të ndihmuar në zgjidhjen e ndonjë problemi që mund të keni me produktet dhe shërbimet e Canon:
    • Ne kërkojmë informacionin tuaj të produktit në mënyrë që të mund të zgjidhim problemet tuaja në mënyrë më efikase, duke ju ofruar informacion specifik për produktin tuaj Canon.
    • Duke kuptuar sistemin tuaj operativ (OS) kemi mundësinë të diagnostikojmë kërkesën tuaj në mënyrë më efikase, për shembull, duke ju ofruar informacion në lidhje me shkarkimet përkatëse të drejtuesve softuerikë.
    • Ne e përdorim këtë informacion për të vlerësuar nëse produkti juaj i Canon përfiton nga mbulim i me garanci.

2.5. Për qëllime të përmbushjes 

Për të mbështetur biznesin tuaj dhe për të realizuar kontratën tonë për shërbimet me ju, mund të na duhet të mbledhim të dhëna personale për të organizuar riparimet, për të përmbushur porositë dhe për të kryer shërbimet. Do të na duhet të organizojmë takime për ta bërë këtë, dhe për këtë arsye na duhet të marrim të dhënat e kontaktit të dikujt në biznesin tuaj. Shembujt përfshijnë:

  • kur kryeni një telefonatë për të lënë një riparim apo shërbim;
  • kur plotësoni një formular që ju dërgojmë për një nga produktet tona, duke përfshirë versionet në internet;
  • ofrimi i informacionit të shërbimeve të menaxhuara si p.sh. raportimi, përdorimi dhe shfrytëzimi;
  • verifikimi i identitetit për të verifikuar për AML/KYC;
  • kur zbulojmë probleme me softuerin ose harduerin tuaj të Canon, për të cilat na duhet të flasim me ju; dhe
  • kur organizoni vizita në terren ose marrjen e pajisjeve.

Kur na duhet të kryejmë veprime teknike në infrastrukturën tuaj kompjuterike, mund të kemi akses në të dhënat personale të ruajtura nga organizata juaj. Ku përdorim palë të treta për aktivitetet tona të përmbushjes, sigurohemi që të zgjedhim partnerë të besuar që kanë të njëjtat vlera me ne.

Në varësi të rolit tuaj, ne mund të na duhet ta përdorim informacionin tuaj për t'ju kontaktuar në lidhje me ofrimin e shërbimit në internet (për shembull përditësimet në lidhje me mirëmbajtjen periodike) ose ndryshimet në ato shërbime.

2.6. Për të gjetur klientë të rinj 

Për të ofruar produktet dhe shërbimet tona për të tjerët që mund të jenë të interesuar në to, ndonjëherë i marrim detajet tuaja të kontaktit nga partnerët tanë të sektorit, si dhe organet profesionale që e ofrojnë këtë informacion për bizneset. Kur ne marrim detaje kontakti në këtë mënyrë, sigurohemi që detajet e kontaktit tuaj nuk janë pjesë e ndonjë shërbimi shtetëror mospërfshirjeje në transaksione të tilla.

2.7. Për të dërguar anketa dhe për të përdorur rezultatet për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona 

Canon dhe partnerët tanë herë pas here u dërgojmë anketa dhe formularë komentimi klientëve tanë. Kur jepni emrin dhe detajet tuaja të kontaktit, ne mund t'i përdorim këto për t'iu përgjigjur çdo komenti, për t'ju ofruar informacion të cilin mendojmë se keni interes ta dëgjoni duke marrë parasysh përgjigjet tuaja dhe ju shtojmë në databazën tonë të marketingut (mund të dilni jashtë kësaj gjatë anketës, nëse nuk jeni të interesuar).

Partnerët tanë, aty ku lejohet, vendosin se si ta përdorin informacionin tuaj për anketat e tyre. Në raste të tilla Canon nuk është në kontroll të përdorimit të informacionit tuaj personal dhe nuk jeni më subjekt i kësaj deklarate privatësie. Ju lutemi, lexoni politikat e privatësisë së këtyre partnerëve për më shumë informacion mbi praktikat e tyre të privatësisë ose për informacion se si të çabonoheni.

2.8. Informacion për blerje 

Ne i regjistrojmë mallrat dhe shërbimet që blini përmes shërbimeve të Canon. Këto na ndihmojnë të sigurojmë, ruajmë, mbrojmë dhe përmirësojmë produktet dhe shërbimet, dhe të zhvillojmë të reja. Ne gjithashtu dërgojmë njoftime të rëndësishme, si p.sh. komunikimet për blerjet ose ndryshimet e kushteve dhe të politikave tona.

2.9. Informacioni për pagesa 

Ne nuk i përpunojmë apo ruajmë detajet e kartave tuaja bankare të kreditit/debitit të përdorura gjatë blerjes së mallrave dhe të shërbimeve përmes shërbimeve të Canon. Pagesat për blerjet kryhen përmes platformave të pagesës së palëve të treta të cilat nuk i ndajnë detajet tuaja bankare me Canon.

2.10. Skedarët e personalizimit dhe teknologji të tjera 

Skedarët e personalizimit dhe teknologji të ngjashme (p.sh. sinjalizues interneti) janë pjesë të vogla informacioni të përdorura për të ruajtur detajet teknike dhe/ose personale, për të identifikuar përdoruesit e një shërbimi dhe për të mundësuar funksione të caktuara. Për të mësuar më shumë rreth skedarëve të personalizimit të përdorur nga shërbimet tona dhe si t'i refuzoni, vizitoni politikën për skedarët e personalizimit të zbatueshme për secilën prej shërbimeve, që mund të hapet përmes faqes kryesore të internetit të faqeve tona ose të seksionit përkatës të aplikacioneve tona.

2.11. Kërkesat ligjore dhe rregullatore dhe qëllime të tjera të biznesit 

Neve ndonjëherë na duhet të përpunojmë të dhënat tuaja personale për t'u pajtuar me ligjet dhe rregulloret në fuqi, për shembull, në rastet ku kemi detyrim për të raportuar mashtrime të dyshuara.

Mund të ketë edhe qëllime të tjera të lidhura me biznesin për përpunimin e informacionit tuaj, duke përfshirë negocimin, lidhjen dhe realizimin e kontratave, menaxhimin e llogarive dhe të regjistrimeve, mbështetjen e aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore të korporatave, hetimet ligjore, rregullatore dhe të brendshme.

3. Baza ligjore për përdorimin e informacionit tuaj personal 

Canon përpunon informacionin tuaj personal vetëm në rastet ku kemi një bazë ligjore për ta bërë këtë.

Baza ligjore do të varet nga qëllimet e mësipërme për të cilat kemi mbledhur dhe përdorur të dhënat tuaja personale. Në pothuajse çdo rast baza ligjore do të jetë një nga të mëposhtmet:

  • Interesat legjitime të biznesit të Canon: ku është e nevojshme që Canon të kuptojë klientët tanë, të promovojë mallrat, produktet dhe shërbimet tona dhe të veprojë në mënyrë efikase si një ofrues shërbimi kompjuterik multinacional dhe prodhues imazherik, i produkteve të fotografisë, produkteve të informacionit dhe menaxhimit të dokumenteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve. Për më shumë informacion shihni seksionin 3.1 më poshtë.
  • Realizimi i një kontrate me biznesin tuaj: ku keni urdhëruar ose kërkuar produkte ose shërbime nga ne dhe neve na duhet të përdorim detajet tuaja të kontaktit në mënyrë që të përpunojmë porosinë tuaj dhe të dorëzojmë produktet ose shërbimet.
  • Pajtueshmëria me ligjin: Kur Canon i nënshtrohet një detyrimi ligjor dhe duhet të përdorë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të jetë në përputhje me atë detyrim.
  • Pëlqimi: për shembull, në rastet ku keni dhënë informacion për ne vullnetarisht për të hyrë në një konkurs. Mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë nga faqja jonë e privatësisë së Canon Europe

3.1 Interesat tona legjitime 

Interesat legjitime të Canon përfshijnë, aty ku është e nevojshme, që Canon të kuptojë klientët tanë në detaje të mjaftueshme që të mund të krijojmë dhe publikojmë produkte dhe shërbime të reja, dhe t'u ofrojmë klientëve tanë një përvojë më të mirë. Për shembull:

  • Ne kryejmë analiza mbi këtë bazë ligjore pasi ato janë të nevojshme për t'ju ofruar një përvojë të përshtatur dhe në mënyrë që të përmirësojmë, të mbajmë dhe menaxhojmë produktet dhe shërbimet tona në një mënyrë që plotëson pritjet tuaja si klient;
  • Neve na duhet ta përdorim informacionin tuaj në mënyrë që të mbështesim më mirë organizatën tuaj dhe të mirëmbajmë produktet dhe shërbimet që përdorni;
  • Ne përdorim teknologji zbulimi të klientëve potencialë dhe menaxhimi fushatash për të na ndihmuar të analizojmë se si klientët tanë ndërveprojnë me ne dhe në fund të fundit që të ofrojmë përmbajtje më të rëndësishme dhe interesante për ju;
  • Ne angazhohemi në zhvillimin e produkteve për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona dhe i përdorim komentet tuaja, nga anketat dhe gjetiu, si pjesë e këtij procesi; dhe
  • Ashtu si shumica e bizneseve, atje ku lejohet, ne tregojmë produkte dhe shërbime të reja për të cilat mendojmë se mund të jeni të interesuar, duke ju ofruar gjithmonë mundësinë për t'u çabonuar.

4. Si e shpërndajmë informacionin tuaj 

4.1. Brenda Canon 

Ne e kufizojmë aksesin në të dhënat personale për njerëzit brenda grupit tonë të kompanive mbi baza "nevoje për ta ditur" një informacion të tillë. Për shembull, ne mund t'i përcjellim të dhënat personale që mbledhim për ju te bizneset tona të shitjeve lokale ose qendrat lokale të shërbimit për të ofruar shërbimet tona atje ku ndodheni.

4.2. Jashtë Canon, te partnerët tanë dhe palët e treta 

Informacioni juaj personal mund të shpërndahet nga Canon me filialet e saj (siç përcaktohet në dispozitën 12 të kësaj politike) për përdorimin e tyre në lidhje me shitjen ose përmirësimin e mallrave dhe të shërbimeve të Canon. Informacioni juaj mund të ndahet edhe me bashkëpunëtorët e Canon për marketingun e mallrave dhe të shërbimeve të Canon për ju, nëse ju keni dhënë pëlqimin për marrjen e komunikimit të drejtpërdrejtë të marketingut nga Canon. Informacioni juaj personal i mbledhur nga Canon kur përdorni shërbimet tona ose blini mallrat tona, mund të ndahet ose t'u zbulohet kompanive partnere të Canon të ndryshme nga Canon dhe filialet e saj, me qëllim marketingun dhe shitjen e mallrave dhe të shërbimeve të Canon drejt jush. Nëse legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave i vendit ku banoni e kërkon diçka të tillë, ne i ndajmë të dhënat tuaja me qëllim marketingu nga partnerët tanë vetëm kur na keni dhënë pëlqimin tuaj.

Ne mund t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale te palët e treta në vijim, ndër të tjera, për qëllimet e përshkruara këtu:

  • Shitësit ose nënkontraktorët e tjerë me të cilët kemi një marrëdhënie biznesi dhe që ofrojnë produkte dhe shërbime për ne në mënyrë që të mund të ofrojmë shërbimet tona për ju (si magazinimi dhe shpërndarja, mirëmbajtja dhe partnerët e servisit, zhvillimi i softuerëve, hostimi dhe menaxhimi i faqeve të internetit);
  • Ofruesit e shërbimeve të palëve të treta që kryejnë fushata marketingu, zbulim klientele potenciale apo që organizojnë anketa për klientët për llogarinë tonë;
  • Kompanitë e përpunimit të pagesave, agjencitë referuese të krediteve dhe ofruesit e shërbimeve të shqyrtimit kundër mashtrimit në mënyrë që të përpunojnë pagesat dhe (kur është e nevojshme) për të kryer shqyrtimin e mashtrimit;
  • Me këshilltarët tanë profesionalë dhe ligjorë për qëllime të marrjes së këshillave komerciale, financiare ose ligjore;
  • Në rast se shesim ndonjë aset biznesi, informacioni personal mund t'i zbulohet një blerësi potencial. Në këto rrethana, ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të siguruar që blerësi t'u nënshtrohet kushteve të kësaj deklarate privatësie;
  • Në rrethana të jashtëzakonshme, informacioni personal mund të ndahet me palë të treta, si p.sh. policia dhe autoritetet rregullatore, për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e klientëve tanë, personelit dhe aseteve;
  • Ne gjithashtu mund t'i zbulojmë të dhënat tuaja personale nëse është e nevojshme për t'u pajtuar me një detyrim ligjor në çfarëdo juridiksioni, duke përfshirë rastet ku ky detyrim lind si rezultat i një veprimi me vullnet të lirë apo nga një vendim i yni (p.sh. vendimi ynë për të vepruar në një shtet ose ndonjë vendim i ngjashëm).

5. Si e mbrojmë informacionin tuaj 

Informacioni juaj personal është mbajtur në serverë të sigurt dhe nuk përpunohet për ndonjë qëllim tjetër përveç atyre të përcaktuara në këtë deklaratë privatësie. Serverët që përdor Canon për të ruajtur këtë informacion janë të aksesueshëm vetëm nga personeli i autorizuar dhe Canon siguron zbatimin e masave adekuate të sigurisë.

Për fat të keq, asnjë transmetim i të dhënave në internet as sistem ruajtjeje të dhënash nuk mund të garantohet si 100% i sigurt. Nëse keni arsye për të besuar se ndërveprimi juaj me ne nuk është më i sigurt (për shembull, nëse mendoni se siguria e ndonjë llogarie që mund të keni me ne është komprometuar), ju lutemi, na njoftoni menjëherë për problemin duke na kontaktuar në detajet e kontaktit më poshtë.

Ne përdorim shitësit dhe ofruesit e shërbimeve të shpërndarë në të gjithë botën. Rrjedhimisht, informacioni juaj personal mund të përpunohet në shtete jashtë shtetit ku jetoni, duke përfshirë rastin nëse jetoni në Evropë, dhe mes shteteve në fjalë mund të ketë të atilla ku ju mund të gëzoni më pak të drejta ligjore në lidhje me informacionin tuaj personal sesa ç'gëzoni sipas legjislacionit vendas. Nëse transferojmë informacion personal jashtë Zonës Ekonomike Evropiane në një shtet që ofron një standard më të ulët mbrojtjeje ligjore për informacionin tuaj personal, ne do të sigurohemi që të drejtat tuaja të privatësisë të mbrohen nga masat të përshtatshme, në veçanti përmes përdorimit të dispozitave kontraktuale standarde të BE-së. Ju lutemi, na kontaktoni nëse dëshironi më shumë informacion rreth këtyre masave mbrojtëse.

6. Komunikimet e marketingut 

Canon dhe/ose kompanitë e tjera të grupit Canon mund t'i përdorin të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu dhe t'ju informojnë për produktet dhe shërbimet e tjera, të cilat Canon mendon se mund të jetë me interes për ju dhe për biznesin tuaj. Ju mund të specifikoni nëse dëshironi të merrni informacion të tillë duke shënuar kutinë e duhur në formularët tanë ose duke na treguar preferencën tuaj në rastet ku ndërveprojmë personalisht.

Ju do të jeni në gjendje të çregjistroheni nga marrja e një informacioni të tillë në çdo kohë nga qendra e preferencës përkatëse ose duke u çabonuar duke përdorur një lidhje/mekanizëm të ofruar në të gjitha komunikimet përkatëse. Nëse çabonoheni nga marketingu, vini re se mund t'ju kontaktojmë me mesazhet e shërbimit herë pas here (për shembull, për të konfirmuar një porosi që keni bërë ose për të konfirmuar detajet e dorëzimit).

7. Si të ushtroni të drejtat tuaja 

Në juridiksione të caktuara ju keni të drejtën për të aksesuar, korrigjuar, përditësuar, kufizuar, të merrni një kopje të lexueshme të të dhënave tuaja personale ose t'i fshini të dhënat tuaja si dhe çdo të drejtë tjetër të zbatueshme në juridiksionin tuaj. Ju mund të kërkoni t'i ushtroni këto të drejta nga faqja jonë e privatësisë e Canon Europe, duke klikuar mbi lidhjen e ofruar në emailet tona të komunikimit ose duke hyrë në seksionin përkatës të faqeve ose të aplikacioneve të Canon, ose duke na kontaktuar duke përdorur detajet e kontaktit të përcaktuara në fund të kësaj deklarate.

Ne do ta fshijmë informacionin tuaj personal sapo të mos jetë më i nevojshme për qëllimet për të cilat është mbledhur fillimisht.

Ju gjithashtu keni të drejtë të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të caktuara, duke përfshirë për t'ju dërguar marketing. Shihni "Komunikimet e marketingut" më lart, për më shumë detaje se si të çregjistroheni nga marketingu.

Ne do të pajtohemi me çdo kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja në përputhje me ligjin në fuqi. Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm sidoqoftë se ka një numër kufizimesh për këto të drejta dhe mund të ketë rrethana ku nuk jemi në gjendje të pajtohemi me kërkesën tuaj. Për të bërë ndonjë kërkesë në lidhje me të dhënat tuaja personale, ose nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësime në lidhje me të dhënat tuaja personale, duhet të na kontaktoni duke përdorur detajet më poshtë. Ju gjithashtu keni të drejtë t'i ngrini shqetësimet tuaja pranë autoritetit tuaj lokal për mbrojtjen e të dhënave.

8. Ruajtja e informacionit tuaj 

Canon do ta mbajë informacionin tuaj personal për aq kohë sa ne e kemi nevojë për qëllimet e përcaktuara në seksionin 2 të kësaj deklarate privatësie dhe në përputhje me periudhat e mbajtjes së përcaktuara nga ligjet në fuqi dhe në statutet përkatëse të kufizimeve. Ky afat duhet zakonisht të mos kalojë 6 vjet në shumicën e juridiksioneve. Për shembull, atje ku keni bërë një blerje me ne, ne do të mbajmë një regjistrim të blerjes suaj për periudhën e nevojshme për qëllime faturimi, tatimi dhe të garancisë. Ne gjithashtu mund të mbajmë një regjistrim të korrespondencës me ju (për shembull nëse keni bërë një ankesë për një produkt ose shërbimet tona) për aq kohë sa është e nevojshme për të na mbrojtur nga një padi ligjore. Atje ku nuk kemi më nevojë për të mbajtur informacionin tuaj personal, ne do ta fshijmë. Ju lutemi, vini re se atje ku çabonoheni nga komunikimet tona të marketingut, ne do të mbajmë një regjistrim të informacionit tuaj të komunikimit për t'u siguruar që të mos ju dërgojmë më marketing në të ardhmen.

Canon nuk do ta fshijë informacionin tuaj personal atje ku i referohet një marrëdhënieje aktive ose një produkti ose shërbimi të kërkuar në mënyrë eksplicite nga ju (për shembull, një blerje e kohëve të fundit e bërë në shërbimet e Canon).

9. Angazhimet tuaja 

Ju garantoni cilësinë e informacionit të dhënë në shërbimet tona. Të gjitha të dhënat personale që dërgoni në Canon duhet të jenë reale, të sakta dhe të mbahen të përditësuara. Ju mbani përgjegjësi të plotë që informacioni juaj të jetë i saktë, i përditësuar dhe në përputhje me këtë parim.

10. Ndryshimet në këtë deklaratë privatësie 

Ne do ta përditësojmë deklaratën tonë të privatësisë herë pas here për të siguruar që të informoheni menjëherë për aktivitetet e përpunimit të të dhënave të Canon. Ne nuk do të angazhohemi në ndonjë veprim të përpunimi që mund të rrezikojë të dhënat tuaja personale dhe do të marrim pëlqimin tuaj të shprehur kur të jetë e nevojshme për të mbrojtur të drejtën tuaj për privatësi. Ne do t'ju mbajmë të përditësuar për çdo ndryshim në këtë deklaratë privatësie përmes shërbimeve. Ne gjithashtu do të përdorim cilëndo nga metodat e komunikimit të ofruara nga ju për t'ju informuar për ndryshime të rëndësishme në këtë deklaratë privatësie. Nëse vazhdoni të përdorni shërbimet tona pasi të jeni informuar pa mëdyshje për deklaratën e përditësuar të privatësisë, ju pranoni të jeni të detyruar nga kushtet e përditësuara.

11. Kontakti me Canon 

Ju lutemi të kontaktoni Canon me ndonjë pyetje ose koment në lidhje me këtë deklaratë privatësie në zyrën tuaj rajonale të Canon, që mund të gjendet në faqen tonë të internetit ose direkt te përgjegjësi ynë evropian për mbrojtjen e të dhënave te DataProtectionOfficer@Canon-Europe.com

Ne shpresojmë që Canon të jetë në gjendje të zgjidhë çdo shqetësim që mund të keni. Megjithatë, nëse nuk jeni ende të kënaqur, mund t'i ngrini shqetësimet tuaja pranë autoritetit tuaj lokal për mbrojtjen e të dhënave.

12. Përkufizimi i Canon dhe i filialeve të tij 

Në deklaratën e privatësisë, "Canon" do të thotë "Canon Inc." dhe "Canon Europa N.V" dhe kompanitë e saj në pronësi të plotë të përmendura në këtë deklaratë si "ne", "neve", "ynë", "jonë", "tonë" ose "Canon". Filialet e Canon do të thotë:

  • një filial të kontrolluar nga "Canon Europa N.V" ("CENV"), ku kontroll do të thotë se CENV rregullon politikat financiare dhe operative të filialit. Kontrolli përfaqësohet nga një aksion prej më shumë se 50% të të drejtave të votimit; ose
  • një kompani mbi të cilën CENV ka ndikim të rëndësishëm, duke qenë fuqia për të marrë pjesë në vendimet e politikës financiare dhe operative të filialit (por jo kontroll, apo kontroll i përbashkët). Ndikimi i rëndësishëm përkufizohet si situata ku CENV mban 20% ose më shumë të të drejtave të votimit (direkt ose përmes filialeve) të një kompanie tjetër (i investuari).

Modifikuar për herë të fundit: 2020-12-10

Versioni: 1.1