Canon HF S100

HF S100

LEGRIA HF S100 regjistron video HD të plotë në karta kujtese SDHC, ideale për tu shpërndarë. Një seri karakteristikash të përparuara kombinuar me një sensor CMOS 8,0MP dhe DIGIC DV III për të dhënë cilësi superiore imazhi.

Përfitimet

  • Sistem kamera HD i Canon-it 8,0MP
  • Regjistrim me kartë kujtese SDHC
  • AF e menjëhershme dhe Stabilizuesi optik i imazhit me super distancë
  • Opsione kontrolli manual
  • Video e çastit, Zbulim fytyre, para REGJ
  • Ngjyra x.v. dhe 25p
  • Fotografi 8MP
  • Audio e mrekullueshme
  • Fiksues mini aksesorësh i përparuar
  • Softuer modifikimi

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon HF S100

Sistem Kamera Canon me HD


Imazhe të mrekullueshme HD jepen nga një sistem kamerash HD me rezolucion të lartë të Canon-it: një sensor CMOS HD i plotë 8,0MP, një Lente Video HD e Canon-it (58mm diametër filtri) me zmadhim optik 10x dhe procesorin DIGIC DV III.

Regjistrim me kartë kujtese


Duke regjsitruar direkt në karta kujtese SDHC me kapacitet të lartë – një kartë 32GB mund të ruajë mbi 12 orë filmimesh HD me cilësimin më efikas. Për cilësi maksimale, filmoni me 24 Mbps. Kartat janë perfekte për shpërndarje.

Karakteristika esenciale filmimi


Sistemi unik i AF së menjëherëshme të Canon-it arrin fokusim të saktë me shpejtësi. OIS me distancë të madhe lufton të gjitha llojet e dridhjeve të kamerës, duke i mbajtur filmimet të qëndrueshme.

Kontroll i përparuar


Një buton i personalizuar ju lejon juve të aktivizoni një nga peë ndryshoret që mund ti caktohen përzgjedhjes manuale të kontrollit, duke përfshirë fokusin, ekspozimin, dhe nivelin e audios. Kontrolle të mëtejshme të përparuara përfshijnë limitet AGC (Kontrollin Automatik të Përforcimit) – normalisht gjenden vetëm në kamerat profesionale, kjo rrit ose kufizon reagushmërinë kur filmohet në kushte me dritë të dobët – Zebra pattern, Dobësues Ngjyre dhe shirita ngjyre/testim dalje toni.

Video të mrekullueshme të bëra thjeshtë


Video e çastit limiton çdo filmim në 4 sekonda – ideale për ti vendosur më vonë në një listë luajtje. Shihni montazhet tuaja të klipeve video me një muzikë të të përzgjedhur nga ju. Teknologjia e zbulimit të fytyrës përsos automatikisht cilësimet për filmime të përkryera njerëzish, duke zbuluar deri në 35 fytyra në një kuadër. Para REGJ kap 3 sekondat e ngjarjes para se ju të shtypni regjistro – kështu që ju nuk gumbni asnjëherë asnjë filmim.

Zgjidhni ngjyrën tuaj.


DIGIC DV III mbështet x.v.Color – për ngjyrime më të thella, më të pasura kur shihen filmimet në TV HD të pajtueshëm. Regjimi Cinema 25p përshtat pamjen e filmit tradicional, dhe siguron përmirëson filmimin në kushte me pak ndriçim.

Vazhdoni të filmoni


Një regjim i dedikuar Fotografi i lejon përdoruesve të kapin imazhe të palëvizshme me rezolucion të lartë, deri 8MP. Në regjimin dual të filmimit, imazhet e palëvizshme 6MP mund të bëhen gjatë filmimit. Vrulli i fotografive kap 25 imazhe të palëvizshme nga një sekond i vetëm i materialit të regjistruar.

Audio më e mirë


Kapni dhe monitoroni audio superiore duke përdorur fishat e mikrofonit dhe kufjeve. Kontrolli manuali i nivelit të audios siguron edhe më shumë opsione.

Sistem i zgjerueshëm


Lidhni një seri periferikesh opsionale në një fiksues mini aksesorësh i përparuar, duke përfshirë një mikrofon të drejtuar dhe dritë video.

Softueri


Softueri PIXELA™ i lehtë për tu përdorur është furnizuar për të përpunuar dhe shpërndarë filmimet. Me shkruesin DVD DW-100 të Canon-it (i disponueshëm veças) shkruani DVD me prekjen e një butoni.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon HF S100, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.