Siegfried Modola

Mbajtja gjallë e një fshati mesjetar italian

Siegfried Modola
Siegfried Modola

Brenda mureve të gurta të fshatit mesjetar Santo Stefano di Sessanio, rrugicat e ngushta gjarpërojnë nën harqet e gurta, sheshet me kalldrëm dhe ndërtesat e larta.

Rrugët janë kryesisht bosh, përveç turistëve që admirojnë arkitekturën dhe kodrat përreth në provincën jugore L'Aquila të Italisë.

Një fshat që ndër shekuj ka jetuar me bujqësi dhe prodhimin e leshit, Santo Stefano di Sessanio ka vetëm 108 banorë, më pak se një e dhjeta e popullsisë para Luftës së Parë Botërore, sipas kryetarit të komunës. Si në shumë fshatra përreth, shumica e banorëve janë larguar për punë në qytete ose jashtë shtetit, duke braktisur gjithçka.

Siegfried Modola

Dekada më vonë, arkitektura e tij e paprekur tërhoqi vëmendjen e sipërmarrësit suedezo-italian Daniele Kihlgren, i cili u njoh me të gjatë një udhëtimi me motoçikleta në vitin 1999.

Siegfried Modola

Kihlgren bleu disa shtëpi, duke i shndërruar në vitin 2005 në një hotel me dhomat e shpërndara rreth qendrës. Ky projekt ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe ka sjellë përsëri jetë në këtë fshat, sipas banorëve.

Siegfried Modola

"Kur erdha për herë të parë ... ai dukej thuajse i braktisur", - thotë Kihlgren. "Gjithçka kishte ndaluar në një epokë në të kaluarën."

Siegfried Modola

Dhe ndërkohë që ka ende barinj dhe fermerë, sot Santo Stefano di Sessanio po rigjallërohet nëpërmjet turizmit, me banorët që kërkojnë t'i tërheqin vizitorët në parkun kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga dhe ndërtesat e tyre piktoreske.

Siegfried Modola

"Mund të vini re një rritje të dukshme të vizitorëve", - thotë kryetari i komunës Fabio Santavicca, pa dhënë shifra. "Njerëzit kanë hapur shtëpitë, kanë dhënë dhoma me qira, kanë hapur restorante. Kjo është diçka pozitive."

Në fshat tani ka rreth dymbëdhjetë banesa për turistët, thotë Santavicca, me plane për të zhvilluar aktivitete lokale argëtuese.

Sipas shifrave më të fundit nga departamenti rajonal i turizmit, në fshat ka pasur 4361 vizitorë në vitin 2013 në krahasim me 900 të tillë në vitin 2005.

Siegfried Modola

Santo Stefano di Sessanio është një nga shumë fshatrat në rajonin e Abruzzos që pësuan një rënie të madhe të popullsisë kur rrënimi i industrisë së prodhimit të leshit pas prezantimit të materialeve sintetike, varfëria dhe katastrofat natyrore në zonën aktive të tërmeteve bënë që njerëzit të largoheshin nga këtu.

Në fshatin tjetër San Silvestro, ndërtesat e zbrazura janë të mbuluara nga bimësia. Më tej në veri, Vale Piole është i shkretuar.

Siegfried Modola

Sipas Santavicca, Santo Stefano di Sessanio ka pasur rreth 1100 banorë para Luftës së Parë Botërore.

Por fshati, ku në dimër popullsia është edhe më e vogël pasi disa banorë zgjedhin luginën në krahasim me lartësinë 1250 metra të fshatit, ka tërhequr edhe pronarët e shtëpive të dyta nga qytetet.

Siegfried Modola

"Njerëzve u pëlqen të vijnë në këtë rajon", - thotë Amelia, një vendase që ka një motel dhe jep kurse gatimi për turistët. "Ne po punojmë shumë për ta hapur atë për botën."

Siegfried Modola