VIDEOKAMERË 8K

Video kuadërplotë kinematografike 8K

Shkrepni detaje mahnitëse me zhurmë të ulët falës një sensori kuadërplotë që ofron videoregjistrim 8K deri në 30fps (ose 60fps me ushqim të jashtëm elektrik), përmbajtje 4K të mbimoduluara / Full HD dhe përmbajtje tërheqëse 4K të ngadalësuara deri në 120fps.
EOS R5 C

Cilësi optimale 8K, ekspresivitet optimal krijues

EOS R5 C mund të shkrepë video tejet tërheqëse 8K DCI RAW në 12-bit, ndërsa përdor të gjithë gjerësinë e sensorit kuadërplotë për një përjetim të vërtetë kinematografik. Me shkrepjen e katërfishit të detajeve të 4K, EOS R5 C ofron filmime të jashtëzakonshme 8K deri në 30fps. Përmes përdorimit të një ushqimi të jashtëm elektrik EOS R5 C ofron 8K deri në 60fps, duke u hapur kështu derën mundësive të reja krijuese në pasproduksion. I gjithë sensori kuadërplotë 8K mund të përdoret gjithashtu për mbimodulim të 4K ose filmime Full HD, duke realizuar qartësi të jashtëzakoonshme me zhurmë të ulët.

EOS R5 C

4K deri në 120fps me vetëfokusim dhe audio

Së bashku me kapacitetet e fuqishme 8K të EOS R5 C, mund të shkrepë dhe përmbajtje 4K deri në 120fps për lëvizje përfshirëse të ngadalësuar me detaje mahnitëse. Gjatë regjistrimit në këtë modalitet EOS R5 C ruan funksionet e Dual Pixel CMOS Auto Focus, për t'u siguruar që çdo kuadër individual të mbetet i mprehtë. Për më tej, regjistrimi i zërit mund të aktivizohet gjithashtu gjatë regjistrimeve në shpejtësi të larta.

EOS R5 C

Dual Base ISO

EOS R5 C është kamera e parë Cinema EOS që ofron funksionin Dual Base ISO. Dual Base ISO zgjeron ndjeshmërinë dhe pakëson zhurmën gjatë shkrepjes në ambiente me ndriçim të ulët. Opsionet 800/3200 ISO ofrohen gjatë shkrepjes në Canon Log 3 dhe 400/1600 ISO gjatë shkrepjes në BT.709 Wide DR, PQ dhe HLG. Zgjedhja e Base ISO më të përshtatshëm për një skenar të caktuar ndriçimi siguron diapazon optimal dinamik dhe zhurmë të ulët, ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin edhe Auto Selection që kamera ta ndërrojë intuititivisht dhe automatikisht Base ISO.

REGJISTROHUNI TANI

Regjistroni interesin tuaj për Canon EOS R5 C

Bëhuni i pari që merrni përditësimet e fundit për Canon EOS R5 C, oferta, këshilla dhe udhëzues, lajmet e fundit dhe ftesa për në aktivitetet vendore.