DR-S150

Skanerët e dokumenteve

Canon imageFORMULA DR-S150

Ky skaner profesional prodhon imazhe me rezolucion të lartë të cilitdo dokumenti, fotoje apo karte plastike. Integrojeni më së miri në çfarëdo ambienti biznesi me një ndërfaqe intuitive dhe opsionet praktike të lidhjes.

  • Nga 3,500 në 6,000

    Skanime në ditë

  • 45

    faqe me ngjyra në minutë

  • 60

    Kapaciteti i vetëmbushëses së fletëve

  • Fleksibël

    Lidhje me USB, LAN ose Wi-Fi

  • PROPOZIMI KRYESOR

    Skanim robust dhe i besueshëm me cilësi të lartë

    Zbuloni skanimin e shpejtë, të besueshëm dhe intuitiv, me përdorim të drejtpërdrejtë përmes një ekrani të madh me prekje dhe ngjyra, dhe me konfigurime me një prekje. Opsionet e LAN, WiFi ose USB mundësojnë lidhje fleksibël, për lehtësi dhe prakticitet në të gjitha llojet e zbatimeve dhe sistemeve të skanimit.

    Performancë e lartë

    Procesimi i përpiktë e koherent i ngjyrave deri në 45ppm/90ipm njëson prodhimin.

    Produktivitet maksimal

    Kurseni kohë të çmuar me funksionimin e thjeshtë përmes një ekrani të madh me ngjyra, me prekje, 4,3” LCD dhe konfigurime me një prekje.

    Siguri e përparuar

    Menaxhimi i centralizuar i përdoruesve të skanerit përforcon sigurinë e dokumenteve me metoda të ndryshme dhe të personalizuara të verifikimit.

    DR-S150

    Lidhje praktike

    Opsionet e lidhjes me USB, LAN dhe WiFi mundësojnë integrim të njësuar në çfarëdo ambienti zyreje, duke i lidhur më së miri repartet e ndryshme përmes rrjeteve më praktike.

    Specifikimet

    • Produktivitet

      Përshpejtoni ciklet e punës me dokumente me skanim me ngjyra shpejtësie 45ppm/90ipm dhe vetëmbushëse 60-fletëshe

    • Operim i thjeshtë

      Ekran i madh me ngjyra, me konfigurime me një prekje dhe funksion skanimi të drejtpërdrejtë Network PUSH

    • Procesim automatik

      Procesim i përparuar inteligjent me njohje germash dhe barkodesh/kodesh 2D

    • Kosto të ulura operative dhe informatike

      Menaxhim i centralizuar skaneri dhe profili përdoruesi me softuer të integruar menaxhimi skaneri CaptureOnTouch Admin

    • Opsionet e lidhjes

      Zgjidhni opsionin e lidhjes që i përshtatet ambientit tuaj nga LAN, WiFi ose USB

    • Dizajn i fortë

      Një skaner profesional që mund të përballojë cikle të rënda pune me deri në 6000 skanime në ditë

    • Administrimi i letrës

      Rule për punë të rënda, për mbushje të qëndrueshme të një game të gjerë dokumentesh, mes të cilave pasaporta dhe letërnjoftime

    • Siguri e rritur

      Hyrje e thjeshtë me kod 4-PIN dhe me programin CaptureOnTouch Admin që mbështet mënyra të ndryshme për verifikimin e përdoruesve në identifikim, duke përfshirë opsionin NFC

    DR-S150

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

  • Canon Camera
    Skanoni dhe organizoni me efikasitet grupe dokumentesh me softuerin produktiv dhe të përshtatshëm për përdoruesin që ofron një përpunim profesional për imazhet.
  • Canon Camera
    Program opsional për administratorët e IT që të menaxhojnë ciklet e punës së skanerëve Canon DR-S150 të lidhur në rrjet dhe për të shtuar funksione të mëtejshme.
  • DR-C240
    Skanim kompakt, tryeze, dyanësh, deri në 90 ipm
  • imageFORMULA Scan Front 400
    Skaner autonom vendkursyes, me ekran të madh me prekje
  • NA10
    Përshtatësi i rrjetit që bën të mundur qasjen te skanerët me shumë kompjuterë dhe pajisje inteligjente nëpërmjet rrjetit me tel ose pa tel
  • Mësoni se si "imageFORMULA DR-S150" mund t'ju rrisë produktivitetin.