Canon imageRUNNER 2520

imageRUNNER 2520

Kjo pajisje kompakte u ofron grupeve punues të vegjël dhe të mesëm rezultate bardhë e zi me kosto të efektshme dhe skanim me ngjyrë deri në 20 fnm/knm. Me një ekran intuitiv me prekje, efektshmëri e shkëlqyer e energjisë dhe përfunduesin e saj të brendshëm opsional, kjo pajisje do t'ju kursejë kohë dhe kosto.

Përfitimet

  • Printim, kopjim, skanim, dërgim dhe faks opsional
  • Deri në 20 fnm
  • Kapaciteti maksimal i letrës deri në 2.000 fletë
  • Ekran intuitiv me prekje
  • Opsione të gjëra të konfigurimit
  • Gati për rrjet, ndihmë për PCL dhe PS opsional
  • Efikas në energji
  • E pajtueshme me uniFLOW dhe e-Maintenance

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER 2520

Prodhueshmëri e përparuar


Kërkesat e përditshme të printimit bardhë e zi përmbushen me shpejtësi deri në 20 fpm dhe rikthimin mjaft të shpejtë nga modaliteti i fjetjes. I kombinuar me kapacitetin e letrës prej 2000 fletësh, këta Printera me Shumë Funksione (MFP) janë idealë për grupet punues të vegjël dhe të mesëm të ngarkuar me vëllime të lartë të kopjeve të printuara.
Një ekran i madh me prekje me meny intuitive e bën serinë e imageRUNNER 2500 të lehtë për t'u përdorur, duke u lejuar përdoruesve që të kursejnë kohë dhe të bëjnë me shumë. Me dërgimin opsional me ngjyrë, përdoruesit mund të skanojnë me shpejtësi dhe efektshmëri me ngjyra në një shumëllojshmëri destinacionesh.

Kontrolli i kostos


Pajtueshmëria me programin kompjuterik uniFLOW të Canon siguron një transparencë më të madhe të kostove, duke lejuar që të ndiqni, si dhe të ngarkoni për punë të caktuara të printimit për individët, departamentet, vendet dhe projektet.
Pajtueshmëria me e-Maintenance të Canon mund të përmirësojë më tej kohën në punë përmes diagnostifikimit nga larg, lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të pjesëve të konsumueshme, për të zvogëluar kohën administrative. Dhe me koston për klikim, paguani vetëm për atë që printoni, duke ju dhënë kontroll më të madh të kostove.

Siguria


Një tipar i sigurisë i integruar nënkupton se printimet "mbahen" derisa përdoruesi përkatës identifikon vetveten, duke përdoru një numër PIN. Kjo parandalon që dokumentet të bëhen stivë në sirtarët e daljes dhe të shihen nga sy të pa-autorizuar. Deri në 100 mund të vendosen në të njëjtën kohë. Përndryshe me zgjidhjen uniFLOW të Canon, kjo mund të kombinohet me sistemet e sigurisë me kartë, duke u lejuar përdoruesve mundësinë e përdorimit dhe printimit të sa më shumë punëve që dëshirojnë. Dhe pasi printohen, fshihen automatikisht për kontroll të plotë të dokumenteve.

Integrimi në rrjet


Ky model mund të lidhet me lehtësi me rrjetin tuaj IT, si dhe të integrohet në sistemet tuaj IT ekzistues me mbështetjen PCL dhe opsionale Postscript. Pasi lidhet, iW Management Console (iWMC) ju lejon të administroni dhe mbikqyrni të gjithë flotën tuaj nga një pikë e vetme e kontrollit.

Ndikim më i vogël mbi mjedisin


Këta modele të kualifikuar ENERGY STAR® sigurojnë një nga vlerësimet më të ulët TEC (Konsumi tipik i elektricitetit)* në kategorinë e tyre dhe konsumojnë prej aq pak sa 1,5 W në modalitetin e fjetjes. Printimi nga të dyja anët mjaft produktit si standart ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.

* Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 2520, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.