i-SENSYS MF260 II Series

Printerë shumëfunksionalë, bardhezi, për zyra

Canon i-SENSYS MF260 II Series

Seri e avancuar e pajisjeve të njësuara, shumëfunksionale, mono, të krijuara për të përmirësuar produktivitetin në zyrat e vogla dhe të shtëpisë

  • 28ppm

    Shpejtësi printimi A4

  • Skanim me ngjyra

    Shpejtësi të larta prej deri në 15ipm

  • Ekran me prekje, me 6 rreshta1

    Përdorimi me lehtësi

  • Microsoft Universal Print

    Mbështetje për printim me bazë reje kompjuterike

  • Siguri më e lartë

    Mbrojtje ndaj përgjimeve në rrjet dhe modifikimeve të pajisjeve

  • Rrisni produktivitetin në zyrën e shtëpisë falë printerëve shumëfunksionalë

    Printerë mono, shumëfunksionalë, me cilësi të lartë, përplot me funksione novatore dhe të optimizuar për zyrat e vogla dhe të shtëpisë. Vjen me teknologji të re dhe tejet efikase printimi, së bashku me opsione skanimi të avancuar dhe mundësi fotokopjimi/faksi.

    Produktivitet

    Optimizuar për të ofruar printim shumë të saktë, por të shpejtë. Pavarësisht dizajnit kompakt, por të fortë dhe elegant, ata janë në gjendje të printojnë deri në 28 faqe në minutë. Shpejtësitë e skanimit janë gjithashtu mbresëlënëse, me dalje të njëanshme me ngjyra prej 15ipm

    Efikasitet

    Ndonjëherë instalimi i fishekëve të printimit mund të jetë i çrregullt dhe kërkon kohë. Jo me serinë MF260 II, pasi ato vijnë me teknologjinë origjinale të fishekëve dhe heqjes automatike të izolimit nga Canon. Kjo heq automatikisht izolimin kur instaloni një fishek të ri, duke reduktuar humbjet dhe duke kursyer kohë.

    Siguria

    Funksioni "Verify system at start up" mbron pajisjen nga ndërhyrjet dhe programet e paautorizuara. Rrjeti mbrohet me softuerin më të fundit të enkriptimit. Dhe një udhëzues i ri i cilësimeve të sigurisë ju lejon të identifikoni shpejt cilësimin më të mirë për ju.

    Lidhshmëria

    Punon më së miri me tabletat dhe smartfonat, duke mundësuar shpërndarjen e skanimeve me lehtësi në Google Drive, Dropbox apo në renë kompjuterike. Ky printer ka tani edhe mbështetje të brendshme për Microsoft Universal Print për menaxhim të thjeshtë të printimeve me bazë reje kompjuterike.

    Qëndrueshmëri

    Programi i riciklimit të fishekëve të printimit nga Canon ofron një mënyrë falas, të lehtë dhe me përgjegjësi mjedisore për të ricikluar fishekët tuaj të zbrazët të printimit Canon.

    Shkarkoni përmbajtjen

    Mësoni se si Canon i-SENSYS MF260 II Series mund t'ju ndihmojë të sillni efikasitet falë novacionit.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?

    Mësoni se si Canon i-SENSYS MF260 II Series mund ta përshpejtojë produktivitetin e zyrës suaj të shtëpisë

    PRODUKTI

    Produktet e serisë

    Njihuni me Canon i-SENSYS MF260 II Series për të gjetur printerë mono shumëfunksionalë për zyrat e vogla dhe të shtëpisë.

    Funksionet e disponueshëm

    Printim, fotokopjim, skanim faks
    Printim, kopjim, skanim

    Ekrani

    Ekran me prekje LCD me 6 rreshta
    LCD me 5 rreshta

    Shpejtësia e printimit (A4)

    28ppm
    28ppm

    Shpejtësia e skanimit (A4)

    20ipm
    20ipm

    Printim dyanësh

    Automatik
    Automatik

    Lidhje me renë kompjuterike

    Microsoft Universal Print
    Microsoft Universal Print

    Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

    Përshpejtoni produktivitetin e biznesit tuaj me shpejtësi, qëndrueshmëri dhe lidhje nga gama Canon i-SENSYS range.

    Eksploroni më tej

    Canon Camera

    Artikulli

    Aplikacioni Canon PRINT Business

    Aplikacioni falas ju mundëson printimin e fotove dhe të dokumenteve, leximin e të dhënave të skanuara dhe ngarkimin në shërbimet ruajtëse në renë kompjuterike në një larmi printerësh Canon drejtpërdrejt nga pajisjet portative.

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?

    1. Vetëm MF267dw II