Canon i-SENSYS LBP6780x

i-SENSYS LBP6780x

Printeri lazer A4 mono më i shitur i Canon ofron prodhim të shpejtë prej 40 fnm. Gati për rrjet, me mundësi për MEAP dhe me një dizajn të fortë, integrohet pa probleme në zyra dhe grupe pune të ngarkuar.

Përfitimet

  • Printimi profesional lazer mono 40 fnm
  • Rezolucioni deri në 1200 x 1200 dpi
  • Asnjë kohë pritje me teknologjitë e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë
  • 8,6 sek koha e nxjerrjes së printimit të parë
  • MEAP e përfshirë
  • Kapaciteti i letrës deri në 1600 fletë
  • Printimi automatik nga të dyja anët
  • Gati për rrjet

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS LBP6780x

Më i gjithanshëm dhe më i thjeshtë për t'u integruar


MEAP, platforma jonë e mbështetur në Java për zhvillimin e aplikacioneve, është e përfshirë, kështu që LBP6780x mund të përfshihet në zgjidhje – si uniFLOW, që thjeshtëzon administrimin e prodhimit të printimit ndërsa pakëson kostot.

Zgjidhja e plotë për printimin në grupe të punës


Duke ofruar 40 fnm të shpejta, pajisja lazer mono më e shitur e Canon është ideale për zyrat dhe grupet e punës të ngarkuar të sipërmarrjeve që kanë nevojë për një printer të fortë, produktiv, me rendiment të lartë.

Rezultate të vazhdueshme të shkëlqyera


Cilësia profesionale e printimit jepet çdo herë. Me një rezolucion printimi deri në 1200 x 1200 dpi, printeri ka 768MB të kujtesës si standarde, për të mbështetur printimin e ndërlikuar në rrjet. Lidhshmëria e përfshirë Gigabit Ethernet siguron ntegrimin pa probleme në rrjet, e bëjnë të thjeshtë ndarjen e burimeve të printimit dhe trajtimin e barrëve të punës kërkuese. LBP6780x lejon gjithashtu përdorimin e printimit standart të industrisë PCL5e/6 dhe Adobe® PostScript.

Përmirësoni rendimentin tuaj


LBP6780x siguron një kohë të shpejtë të nxjerrjes së printimit të parë prej vetëm 8,6 sekonda dhe një rifillim të shpejtë nga modaliteti i fjejtes, kështu që nuk ka asnjë pritje të gjatë për dokumentat tuaja.

Furnizim i gjërë me letër


I pajisur me një kasetë me 500 fletë dhe një sirtar me 100 fletë si standard, LBP6780x mund të konfigurohet për një furnizim letre gjithsej prej 1600 fletë.

I lehtë për t'u përdorur


LCD me 5 rreshta dhe tipari i kursimit të kohës për printimin e skedarëve nga ruajtja në USB e bëjnë këtë printer të lehtë për të punuar me të. Fisheku i bojës Të-Gjithë-Në-Një- i Canon – që përmban toner dhe të gjitha pjesët thelbësore – mund të zëvendësohet brenda disa sekondash dhe një fishek opsional i bojës së tonerit me prodhim të lartë printon mbi dyfishin e sasisë së zakonshme të faqeve, për prodhimin e vazhdueshëm.

Printimi automatik nga të dyja anët


Për dokumenta me pamje profesionale, LBP6780x printon automatikisht nga të dyja anët e një dokumenti – duke kursyer letër dhe duke pakësuar shpenzimet.

Duke ju mbajtur të mbrojtur


Siguroni informacionin tuaj me të njëjtat tipare të përparuara të disponueshme në printerat tanë me shumë funksione imageRUNNER ADVANCE. Këto përfshijnë pajtimin me IPSec dhe LAN IEEE 802,1x. Printimi opsional nga kutia e postës së sigurtë siguron se asnjë material konfidencial nuk bie në duart e gabuara.

Dizajn që kursen energji


LBP6780x pakëson ndikimin mjedisor me Konsumin Tipik të Elektricitetit (TEC) udhëheqës në kategori, duke ju ndihmuar të mbështesin objektivat tuaja mjedisore dhe të qëndrueshmërisë, si dhe duke pakësuar kostot e përdorimit.
* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një produkt gjatë një jave. Metodologjia e provës është përkufizuar nga Energy Star®: http://www.eu-energystar.org.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP6780x, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

USB connection

Lidhje USB

User friendly LCD display

Lehtë për t'u përdorur LCD ekran

Use and share over network

Përdorni dhe ndani përmes rrjetit

Optional Secure print

Printimi i sigurt opsional

Automatic double sided printing

Printim automatik nga të dyja anët

+2 Optional Paper Cassette

+2 Kasetash opsional Letra

PCL Printing

Printim PCL

PostScript Printing

Printim PostScript

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

Hapat e tjerë

Zgjidhje Portative

Printoni me lehtësi nga pajisjet celulare

Plani i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

Easy Service Plan

3 Year Warranty Promotion

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.