Duke ofruar veçori që zakonisht gjenden në pajisje shumë më të mëdha, por duke zënë një hapësirë vërtet të vogël, kjo pajisje shumëfunksionale laser me ngjyra A4 me faks i pajis bizneset me mundësinë për të printuar, për të skanuar dhe për t'i ndarë dokumentet pa asnjë problem.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS MF728Cdw
Kërkoni aftësi të ngjashme me pajisjet e mëdha shumëfunksionale? Atëherë zgjidhni pajisjen kompakte dhe të qëndrueshme i-SENSYS MF728Cdw. Kjo pajisje të-gjitha-në-një laser me ngjyra A4 ofron printimin, skanimin, kopjimin dhe dërgimin e fakseve pa probleme, si dhe një seri aftësish për ta bërë biznesin tuaj me efikas. Koha e shpejtë e fillimit të punës, printimi në dy anë dhe skanimi me 20 faqe/min, si dhe një ushqyes i dyfishtë dokumentesh me 50 fletë, ju ndihmojnë të realizoni një gamë të gjerë të detyrave të zyrës me më shumë lehtësi dhe shpejtësi.
Çdo nivel përdoruesi mund të arrijë rezultate mbresëlënëse nga pajisja MF728Cdw falë një ekrani 8,9 cm me ngjyra me prekje i montuar përpara që ofron akses të lehtë në veçoritë e fuqishme të pajisjes. Ruajtja e një cilësie uniforme nga pajisja juaj MF728Cdw është po aq e lehtë: modeli i fishekut të-gjitha-në-një i Canon i zëvendëson të gjithë përbërësit kryesorë me një veprim të vetëm, ndërkohë që ju lejon të porositni dhe të menaxhoni më pak artikuj.
Pajisja MF728Cdw ju ofron të njëjtën eksperiencë të lehtë përdorimi në laptopin, tabletin dhe në smartfonin tuaj - kur jeni në zyrë ose edhe kur jeni në lëvizje. Mbështetja e plotë për iOS, Android, Google Cloud Print dhe Wi-Fi ju siguron lirinë e plotë që të punoni si dhe ku të dëshironi. Aplikacioni pa pagesë Canon PRINT Business (iOS/Android) i bën të gjitha këto opsione lehtësisht të arritshme kur jeni në lëvizje. Dhe nëse jeni të shqetësuar për ruajtjen e konfidencialitetit për materialet tuaja delikate, Funksioni i printimit të sigurt ju lejon t'i mbroni dokumentet me anë të një kodi PIN.
Aftësitë e shpejta dhe të detajuara të skanimit të pajisjes MF728Cdw janë të integruara në vijimësi me një seri opsionesh të ruajtjes, ndarjes dhe printimit në renë kompjuterike. Kështu që është e lehtë që ju dhe kolegët tuaj të keni akses te dokumentet dixhitale në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo pajisje. Përveç integrimit të pandërprerë të skanimit me kompjuterin tuaj me anë të Mjetit të skanimit MF ose me pajisjen tuaj celulare me anë të aplikacionit Canon PRINT Business, mund të skanoni drejtpërdrejt në adresat e emailit, në dosjet e rrjetit ose në njësitë USD drejtpërdrejt nga pajisja juaj MF728Cdw për një elasticitet dhe zgjidhje maksimale.
Integrimi në rrjetet e teknologjisë së informacionit realizohet me lehtësi falë mbështetjes së pajisjes MF728Cdw për gjuhët e printerit PCL5c/6 dhe Adobe PostScript. Një ndërfaqe përdorimi në largësi e bën të lehtë që menaxherët e teknologjisë së informacionit të monitorojnë, të menaxhojnë, të mirëmbajnë dhe të përditësojnë pajisjen pa pasur nevojë për të bërë një vizitë në terren - një kursim mjaft i vlefshëm i kohës. Përputhshmëria me platformën e menaxhimit të shërbimit në largësi e-Maintenance të Canon do të thotë se MF728Cdw do të përfshihet pa asnjë ndërprerje në mjedisin e grupit të pajisjeve ose shërbimeve të printimit të menaxhuar të Canon. Një seri veçorish të kursimit të energjisë ju ndihmon të minimizoni koston totale të pronësisë dhe të ruani qëndrueshmërinë e biznesit tuaj.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS MF728Cdw, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim automatik nga të dyja anët
kopje ngjyra
Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
FAKS Super G3
Lidhje USB
Paneli me prekje me ngjyra
+1 Kasetash opsional Letra
Printim PCL
Printim PostScript
Skanimi i rrjetit
Skanim
Skanim në USB
Butoni për përdorimin shkurtor Paper Save Copy
Buton për kyçe më të shpejt të skanimit
Skano në email dhe dosje
Printim i sigurt
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar