Hero Image

Seria "imageRUNNER ADVANCE EQ80 C5200"

Përmirësoni qëndrueshmërinë e zyrës dhe sigurinë e dokumenteve me pajisjet e riprodhuara me ngjyra në A3 për zyra me ngarkesë të lartë.

Kërkoni informacione

Bëjeni më të qëndrueshëm biznesin tuaj me produktet e riprodhuara më të mira në kategorinë e vet.

Integrim i fuqishëm i teknologjive të rinovuara.

Fokusi te qëndrueshmëria

Vlerat ekologjike të "Canon" pasqyrohen në teknologjinë e riprodhimit dhe të gjeneratës së re, duke rritur qëndrueshmërinë e zyrës

Siguri e garantuar

Dokumentet, pajisjet dhe rrjetet e zyrave mbrohen me funksione tërësore sigurie, të cilat ofrohen standard.

Rritja e rendimentit

Shpejtësitë e rritura të printimit në krahasim me modelet e gjeneratës 1 mundësojnë produktivitet të përmirësuar e më të shpejtë pune.

Lidhje me renë kompjuterike

Lidhuni me teknologjinë e fuqishme të resë kompjuterike me anë të "uniFLOW Online Express".

Imagerunner Advance Eq80 C5200 Series story module

Specifikimet e produktit

Deri në 55 fq/min (A4)

Shpejtësia e printimit

120 ipm (A4)

Shpejtësia e skanimit

uniFLOW online Express

Pajtohet me softuer opsional

8,4-inçësh

Ekran me prekje, me ngjyra

Teknologji e rinovuar

Prodhuar përmes ripërdorimit të burimeve, për qëndrueshmëri

Shikoni specifikimet e plota

Product Specification

Seria "imageRUNNER ADVANCE EQ80 C5200"

Printerë të riprodhuar me fokus qëndrueshmërinë dhe të gjeneratës së re, idealë për ambiente zyre me ngarkesë të lartë.


Shkarkoni përmbajtjen

Skeda e të dhënave për përfitimet

Njihuni me përfitimet e gjeneratës së re, teknologji e qëndrueshme përgjatë gamës "imageRUNNER ADVANCE EQ80 C5200".

Shkarkoni broshurën

Benefit Datasheet

Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit

Shikoni specifikimet e plota teknike për çdo model në serinë "imageRUNNER ADVANCE EQ80 C5200".

Shkarkoni skedën e të dhënave teknike

Technical & Configuration Sheet

Përmirësoni kredencialet e qëndrueshmërisë dhe kapacitetet e rendimentit të biznesit tuaj me printerët "imageRUNNER ADVANCE EQ80 C5200".

FLISNI ME EKIPIN TONË

Eksploroni gamën

Campaign 1

Gama "Canon EQ80" ofron printerë të cilësisë së lartë, të riprodhuar, shumëfunksionalë (MFP), të cilët ofrojnë të njëjtat zgjidhje të besueshme fotokopjimi, skanimi e printimi si modelet e reja, si dhe ofrojnë përfitime fantastike për biznesin tuaj e për mjedisin bashkë.

Me sigurinë në mendje

Siguria e produkteve të "Canon" përmirësohet vazhdimisht për t'i ofruar biznesit tuaj mbrojtje të performancës së lartë për dokumentet, rrjetet dhe pajisjet nëpër pajisje të reja dhe të riprodhuara.

Security In Mind

uniFLOW Online

Rrisni mundësitë e lidhjes dhe shfrytëzoni renë kompjuterike me një zgjidhje të njësuar e të integruar, që ofrohet si modul softuerik. "uniFLOW Online" qartëson menaxhimin e printimit dhe ul kostot me inspektim, ekonomizim dhe raportim inteligjent. Punoni zgjuar duke skanuar disa artikuj së bashku me cilësimet e prerjes së shumanshme dhe redaktimit gjatë skanimit në pajisje, për rezultate të përpikta.

Shikoni fletën e të dhënave të "uniFLOW Online Express"

Njihuni me përfitimet e "uniFLOW Online"

Uniflow Online

Mësoni si mund ta rrisni qëndrueshmërinë e biznesit tuaj me një printer inteligjent shumëfunksional.

FLISNI ME EKIPIN TONË