ColoradoM_Front_Angle-1_4-3_new-with-badges

Printer grafik formati të gjerë

Canon Colorado M-series

Printer tërësisht modular me UVgel rul me rul për grafikë të formateve të mëdha. Konfiguroni sistemin sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e volumeve. Shumë opsione të disponueshme, duke përfshirë printim të përzier me shkëlqim/mat dhe bojë të bardhë.

  • deri në 159 m2/orë

    Shpejtësia e printimit

  • Modular

    Sisteme plotësisht modulare

  • Bojë e bardhë

    Opsional

  • UVgel

    Teknologji e vlerësuar me çmime

  • Çojeni produktivitetin në një nivel tjetër me këtë investim inteligjent

    Printeri me rula Colorado M-series 1.6 m ofrn produktivitet të vërtetë me cilësi të jashtëzakonshme dhe një gamë spektakolare zbatimesh. Tani përfshin të bardhën pa probleme që është deri në 3 herë më e shpejtë se teknologjitë e krahasueshme. Projektuar gjithashtu për koston totale më të ulët të pronësisë: me përdorim të ulët të bojës dhe energjisë dhe humbje të ulët të materialit. Dhe, më e mira nga të gjitha, përmirësime të thjeshta në terren për t'i mundësuar të rritet me biznesin tuaj.

    Tërësisht modular

    Përmirësoni printerin ndërsa nevojat e biznesit tuaj zhvillohen. Përfitoni nga përmirësimi në terren, zgjidhni bojën e bardhë vetëm me një vizitë shërbimi, printoni dokumente dyanëshe dhe (madje përkohësisht) rrisi shpejtësinë e printimit gjatë kohës me ngarkesë pune.

    E bardhë pa merak

    Përdorni teknologjinë unike UVgel për të printuar dokumente me bojë të bardhë me tejdukshmëri të lartë, me shpejtësi deri në 3 herë më të lartë se teknologjitë e krahasueshme. Siguroni prodhim me cilësi të lartë me teknologjinë FLXfinish+ dhe përfitoni printim pa probleme me bojë të bardhë, pa nevojë për mirëmbajtje apo trajtim të kokës së printimit.

    Kosto e ulët operative

    Ulni kostot e punës me mbushjen automatike me rul, një bojë që rimbushet lehtësisht dhe një sistem të ri mirëmbajtjeje të avancuar shumë të automatizuar. Kurseni në kostot e funksionimit me përdorimin e reduktuar të bojës dhe të energjisë, dhe përmirësoni shpejtësinë tuaj edhe më tej, pa pasur nevojë për vizita të gjata shërbimi.

    Colorado M Series

    Gam zbatimesh premium

    Printoni grafika me format të madh me dhe pa shkëlqim, ose të kombinuara. Krijoni materiale të strukturuara, transparente, me ngjyra dhe reflektuese dhe prodhoni një sërë rezultatesh, duke përfshirë vinilin vetëngjitës dhe pankartat. PRISMAguide XL mbështet përgatitjen e lehtë të shumë punëve të printimit me shumë shtresa, si p.sh. punët e printimit me nënmbushje, mbimbushje ose me 3 a 5 shtresa.

    Qëndrueshmëri e përmirësuar

    Ulni konsumin e energjisë me sistemin e kurimit LED me nxehtësi të ulët, me efikasitet energjie dhe funksionimin e menjëhershëm. Printoni në materiale miqësore me mjedisin dhe përdorni deri në 40% më pak bojë me teknologjinë UVgel.

    Cilësi e qëndrueshme

    Cilësi e shkëlqyer koherente dhe e riprodhueshme me pika të përpikta e të mprehta, gamë më të gjerë ngjyrash, fortësi të lartë për ngjyrat e errëta dhe tonalitete të sakta të lëkurës. Disa certifikata garantojnë cilësinë e printimit. Më e rëndësishmja, garancia 3M™ MCS™, garancia Avery Dennison ICS dhe certifikata GREENGUARD Gold për përdorim të sigurt të brendshëm në mjediset më delikate.

    Gama e serisë

    Përmbledhje e serisë Colorado M. Konfiguroni sistemin sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e volumeve.

  • Colorado M-series M3 dhe M3W

    Shpejtësi printimi deri në 111 m2/orë. M3W ka bojë të bardhë.

  • Colorado M-series M5 dhe M5W

    Shpejtësi printimi deri në 159 m2/orë. M5W ka bojë të bardhë

  • UVgel Wallpaper Factory

    Një zgjidhje plotësisht modulare për prodhimin masiv të personalizuar dhe të automatizuar të letrës së murit. E disponueshme në kombinim me finicionin Colorado M5 dhe Fotoba, të pajisura për vëllime të larta në prodhimin e letrës së murit.

  • UVgel Print Factory

    Zgjidhje tërësore e automatizuar për prodhimin e të gjitha aplikacioneve tuaja masive UVgel. Ofrohet në kombinim me pajisjet e finicionit Colorado M5 dhe Fotoba.

  • Një pajisje, shumë konfigurime

    Mund ta konfiguroni Colorado M-series sipas nevojave tuaja. Ka shumë lloje të ndryshme përmirësimesh në dispozicion, shumica pa pasur nevojë për një vizitë shërbimi:
    • Përmirësimi i shpejtësisë në terren, duke e çuar modelin tuaj M3 në një M5
    • Rritje e përkohshme e shpejtësisë
    • Shto të bardhën si përmirësim – vetëm me një vizitë shërbimi
    • Shishe boje më të mëdha 1l dhe më të vogla 0,7l – ose të dyja
    • FLXfinish+: me shkëlqim, pa shkëlqim ose të përziera në një printim
    • Printim dyanësh dhe nga ana e printimit
    • Set për materiale magnetike
    Colorado M-series

    Avantazhi i cilësisë së UVgel

    Një teknologji unike "printim-fotopolimerizimi" me bojëra xheli me tharje çasti, e fotopolimerizuar me drita LED ultravjollcë. Avantazhi i xhelit mbi lëngjet është se mund të depozitojë më shumë bojë me më pak kalime, pa rrezikun e derdhjes së bojës brenda dhe përtej materialit. Sigurimi i printimeve të mprehta me një gamë të gjerë ngjyrash dhe të përsëritshme vazhdimisht me kalimin e kohës dhe mbi makineri të ndryshme. Pa aromë dhe tejet rezistent.

    Canon Camera
    Colorado M-series

    Fincion i përzier me/pa shkëlqim një printim

    Teknologjia gjeniale FLXfinish+ maksimizon avantazhin e UVgel ose me një strategji mpiksjeje me një ose dy hapa. Kjo ju mundëson të printoni zbatime me vlerë të lartë me një shtresë prej kadifeje pa shkëlqim për finiturë të brendshme ose një veshje të shkëlqyeshme me shkëlqim për ekspozim dhe paketim, dhe tani edhe me zbatime të përziera me dhe pa shkëlqim, pa kosto shtesë.

    Gamë zbatimesh premium. Krijimtaria është kufizimi i vetëm

    Colorado M3

    Colorado M3

    Colorado M3

    Colorado M3W

    Colorado M5

    Colorado M5

    Colorado M5

    Colorado M5W

    Metoda e printimit

    Boja piezoelektrike "UVgel"
    Boja piezoelektrike "UVgel"
    Boja piezoelektrike "UVgel"
    Boja piezoelektrike "UVgel"

    Rezolucioni i printimit

    Deri në 1.800 dpi
    Deri në 1.800 dpi
    Deri në 1.800 dpi
    Deri në 1.800 dpi

    Shpejtësia e printimit

    111 m2/orë
    111 m2/orë
    159 m2/orë
    159 m2/orë

    Ngjyra e bojës

    CMYK
    CMYKW
    CMYK
    CMYKW

    Gjerësia e rulit

    Deri në 1.625 mm
    Deri në 1.625 mm
    Deri në 1.625 mm
    Deri në 1.625 mm

    Fotopolimerizimi

    UV LED
    UV LED
    UV LED
    UV LED

    Mirëmbajtja automatike

    Eliminoni detyrat manuale ditore të mirëmbajtjes për të kursyer kohën e operatorëve
    Eliminoni detyrat manuale ditore të mirëmbajtjes për të kursyer kohën e operatorëve
    Eliminoni detyrat manuale ditore të mirëmbajtjes për të kursyer kohën e operatorëve
    Eliminoni detyrat manuale ditore të mirëmbajtjes për të kursyer kohën e operatorëve

    Programi i servisit pas shitjes Colorado proCare

    Keni zgjedhur më të mirën e printimit grafik në format të madh. Colorado proCare ju garanton ta nisni garën në vijë të parë.
    Colorado 1630

    E qëndrueshme prej natyre

    Teknologjia UVgel është e certifikuar me GREENGUARD Gold, ndaj mund të jeni të qetë se zbatimet për përdorim të brendshëm përmbushin limite të rrepta për emetimet kimike.

    Krahasuar me bojërat me lateks apo ekosolucione, UVgel kërkon rreth 40% më pak bojë për të arritur të njëjtën cilësi imazhi dhe intensistet të ngjyrave.

    Printerët e familjes Colorado vijnë të pajisur me filtra të brendsëm dhe nuk kërkojnë nxjerrje të dedikuar. Emetimi i rrezatimit dhe i zhurmës është nën standardet e rrepta.

    Procesi fotopolimerizues me LED, efikas në energji dhe me temperaturë të ulët, redukton së tepërmi konsumin e energjisë. Konsumi i energjisë në modalitet pasiv është shumë i ulët, falë aftësisë për printim në çast.

    Canon Colorado M Series

    Eksploroni më tej

  • PRISMA XL Suite

    Këto zgjidhje të procesesh pune dhe mjete mbështetëse janë krijuar për të ndihmuar dizajnerët e grafikëve me format të madh dhe ofruesit e shërbimeve të printimit të krijojnë zbatime printimi mahnitëse dhe të ruajnë kontrollin e printerit.

  • JU DUHET NDIHMË?

    Dëshironi të rrisni biznesin me serinë plotësisht modulare Colorado M-series?