imageRUNNER ADVANCE DX C477 Series

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX C477"

Printerë inteligjentë, shumëfunksionalë, A4, me ngjyra, me shpejtësi të rritur printimi dhe mirëmbajtje të reduktuar për produktivitet më të mirë për biznesin.

Kërkoni informacione

Përgatiteni biznesin për të ardhmen në një botë transformimi dixhital

Me teknologji novatore skanimi dhe softuer inteligjent.

Skanim i saktësisë së lartë

Risi të teknologjisë së fundit si p.sh. xhami rezistent ndaj njollave dhe drejtimi elektronik garantojnë skanime të sakta, të shpejta e pa vijëzime.

Siguri inteligjente

Mbrojtje disanivelëshe e dokumenteve, pajisjeve dhe rrjeteve tuaja me enkriptim të të dhënave dhe autentikim të përdoruesve.

Shoqëruesi për tryezë

Dizajni kompakt A4 kursen hapësirë duke qëndruar në tryezë dhe jo duke ju zënë vend të nevojshëm në dyshemenë e zyrave të vogla.

imageRUNNER ADVANCE DX C477 Series

Mirëmbajtje e thjeshtë

Fisheku i njësuar i tonerit mund të ndërrohet pa telashe, pa nevojën e teknikut, duke minimizuar ndërprerjet e punës dhe kostot e mirëmbajtjes.

Bashkëpunoni në renë kompjuterike

Lidhja me renë kompjuterike mundëson hapjen e dokumenteve kudo që të jeni, ndërsa formatet e ripërdorshme njësojnë procesimin.

Zyrë e qëndrueshme

Puna e qetë dhe konsumi i ulët i energjisë parandalojnë shqetësimet në zyrë dhe përmirësojnë kredencialet e qëndrueshmërisë.

imageRUNNER ADVANCE DX C477 Series

Specifikimet e produktit

Deri në 47 ppm (A4)

Shpejtësia e printimit

190 ipm (A4)

Shpejtësia e skanimit

uniFLOW online Express

Instaluar si standard

10,1-inçësh

Panel me prekje, me ngjyra, tërësisht dixhital

Shikoni specifikimet e plota

Product Specifications

Seria "imageRUNNER ADVANCE DX C477"

Pajisje shumëfunksionale, A4, me ngjyra, të shpejta e produktive, me teknologji inteligjente dhe dizajn që kursen hapësirë.


Shkarkoni përmbajtjen

Skeda e të dhënave për përfitimet

Njihuni me përfitimet e biznesit nga teknologjia dhe softueri i integruar e inteligjent, si dhe fleksibiliteti që ju kursen hapësirë, në gjithë gamën e serisë "imageRUNNER ADVANCE DX C477".

Shkarkoni broshurën

Benefit Datasheet

Skeda e të dhënave teknike dhe e konfigurimit

Shikoni specifikimet e plota teknike për çdo model në serinë "imageRUNNER ADVANCE DX C477".

Shkarkoni skedën e të dhënave teknike

KONFIGURUESI I PRODUKTIT

Technical & Configuration Datasheet

Përshpejtoni produktivitetin e biznesit me teknologji inteligjente nga printerët shumëfunksionalë "imageRUNNER ADVANCE DX C477".

FLISNI ME EKIPIN TONË

Eksploroni gamën

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Enabling digital transformation

Mundësia e një transformimi dixhital

E ardhmja e biznesit është dixhitale. "Canon imageRUNNER ADVANCE DX" është një gjeneratë e re pajisjes inteligjente, e projektuar për të mbështetur dhe përshpejtuar çdo hap të transformimit tuaj dixhital. Krijuar me "Canon imageRUNNER ADVANCE DNA", softuerët dhe teknologjia e fjalës së fundit shkojnë krah për krah në dixhitalizimin, automatizimin dhe optimizimin e proceseve të punës të orientuara drejt përmbajtjeve.

Siguri e garantuar

Mbrojtje e plotë për dokumentet, rrjetin dhe pajisjen tuaj me siguri 360°, duke përfshirë softuerin "|McAfee Embedded Control", që ju jep qetësi të plotë mendore.

Security Assured

uniFLOW Online

Lidhuni më mirë dhe shfrytëzoni energjinë e resë kompjuterike me një zgjidhje të vetme të integruar. "uniFLOW Online" thjeshton menaxhimin e printimit dhe redukton kostot me inspektim, ekonomizim dhe raportim inteligjent. Punoni më zgjuar duke skanuar disa artikuj së bashku me cilësimet e prerjes dhe redaktimit gjatë skanimit n pajisje, për rezultate të përpikta.

Shikoni broshurën "uniFLOW Online Express"

Njihuni me përfitimet e "uniFLOW Online"

uniFLOW Online

Mësoni si mund ta transformoni biznesin me një printer inteligjent, shumëfunksional, A4.

FLISNI ME EKIPIN TONË