Colorado 1630

Printerë formati të gjerë

Canon Colorado 1630

Printer tërësisht modular me UVgel rul me rul për grafikë të formateve të mëdha. Konfiguroni sistemin bazë sipas nevojave tuaja dhe modernizojeni më vonë me rritjen e volumeve.

  • 111 m2/orë

    Shpejtësia e printimit

  • Modular

    Tërësisht modular, modernizojeni më vonë në distancë

  • 1800dpi

    Rezolucioni i printimit

  • UVgel

    Teknologji e vlerësuar me çmime

  • Zgjeroni horizontet tuaja

    Shtoni përfitimet unike dhe të provuara të teknologjisë UVgel në ofertën tuaj rul me rul me anë të modelit modular Colorado 1630. Një zgjidhje inteligjente për ofruesit që kërkojnë fleksibilitet. Mund ta konfigurini sistemin bazë sipas nevojave dhe ta modernizoni më vonë me rritjen e volumeve.

    Përfitoni nga cilësia e imazhit e Colorado e nderuar me çmime, si dhe mbështetuni të sigurt mbi produktivitetin dhe automatizimin e saj të paarritshëm. Ndërkaq, gama juaj e gjerë e zbatimeve do t'i mahnisë klientët tuaj dhe do t'ju ndihmojë të dalloheni nga kokurrenca.

    Përforcojeni reputacionin si ofrues avangardë printishme me printerin e grafikës së formatit të madh të serisë Colorado dhe pranojini me konfidencë brenda kompanisë suaj punët më komplekse rul me rul.

    Një produktivitet revolucionar

    Teknologjia unike UVgel kombinon në një printer të vetëm cilësinë e jashtëzakonshme, produktivitetin e lartë dhe fleksibilitetin e gjerë me kosto të ulët operative. Produktivitet i paprecedent me shpejtësi të lartë printimi dhe kohë të shkurtër tharjeje që ju shpie direkt në finicion.

    Printim i pambikëqyrur

    Seria Colorado zhvillohet me synim printimin e pambikëqyrur dhe ndërrimin e lehtë të punëve. Operatorët tuaj do të ëbjnë më shumë gjatë ditës dhe do të jenë më të kënaqur me punën e tyre.

    Kosto e ulët në përdorim

    Kurseni në kostot e pjesëve të konsumit falë kërkesave të pakësuara për bojë dhe energji, plus falë qëndrueshmërisë së integruar të kokave të printimit dhe mirëmbajtjes së pakët që garantojnë mosndërprerje maksimale pune.

    Colorado 1630

    Cilësi e qëndrueshme

    Cilësi e shkëlqyer koherente me pika të përpikta e të mprehta, gamë më të gjerë ngjyrash, fortësi të lartë për ngjyrat e errëta dhe tonalitete të sakta të lëkurës.

    Fleksibilitet i parivalizuar

    Përballoni disa punë njëherësh dhe një gamë të gjerë materialesh në një pajisje të vetme, duke përfshirë dhe të hollat dhe ato delikate ndaj nxehtësisë deri në 64 inçë gjerësi. Ideal si për përdorime në ambiente të brendshme ashtu edhe në të jashtme.

    Tërësisht modular

    Zgjidhni opsionet tuaja: printim pa dhe me shkëlqim, printim dyanësh dhe rul i dytë materiali. Modernizojeni printerin, kur biznesit tuaj t'i duhet të evoluojë më tej. Modernizojeni nga distanca dhe sipas kërkesës, pa qenë nevojë për vizitë servisi.

    Colorado 1630

    Gamë e gjerë zbatimesh. Krijimtaria është kufizimi i vetëm

  • Kuti ndriçimi të pasmë

    Imazhe të fuqishme, të dendësisë së lartë, falë teknologjisë UVgel.

  • Reklama në natyrë

    Kosto të ulëta funksionimi, të parivalizuara, për banderola të jashtme me çmime ekonomike dhe zbatime në material me shpinë blu.

  • Grafikë dyshemeje

    Pritime robuste SAV me ngjyra brilante.

  • Kanavaca me cilësinë e galerive të artit

    Liri e jashtëzakonshme artistike me bojëra fleksibël dhe robuste UVgel.

  • Posterë mahnitës

    Shtoni fitimet me anë të posterëve cilësorë të printuar në letër të thjeshtë. Me bojërat "UVgel" cilësia përfundimtare është mahnitëse.

  • Posterë tabelash të buta me kornizë për dyqane

    Produkte ekologjike me stil, konfirmuar nga GREENGUARD Gold.

  • Banderola që dalin në pah

    Banderola membrane fleksibël dhe me rul, që godasin me ngjyra të ndezura, rezistencë ndaj gërvishtjeve dhe prodhuar në materiale me kosto të ulët.

  • Letra muri

    Letër muri robuste, rezistente ndaj gërvishtjeve, me stabilit të jashtëzakonshëm dimensional dhe koherencë ngjyrash falë teknologjisë UVgel. (FLXfinish+ është opsional).

  • Programi i servisit pas shitjes Colorado proCare

    Keni zgjedhur më të mirën në printimin e grafikëve të formatit të madh. Colorado proCare ju garanton ta nisni garën në vijë të parë.
    Colorado 1630

    E qëndrueshme prej natyre

    Teknologjia UVgel është e certifikuar me GREENGUARD Gold, ndaj mund të jeni të qetë se zbatimet për përdorim të brendshëm përmbushin limite të rrepta për emetimet kimike.

    Krahasuar me bojërat me lateks apo ekosolucione, UVgel kërkon rreth 40% më pak bojë për të arritur të njëjtën cilësi imazhi dhe intensistet të ngjyrave.

    Printerët e familjes Colorado vijnë të pajisur me filtra të brendsëm dhe nuk kërkojnë nxjerrje të dedikuar. Emetimi i rrezatimit dhe i zhurmës është nën standardet e rrepta.

    Procesi fotopolimerizues me LED, efikas në energji dhe me temperaturë të ulët, redukton së tepërmi konsumin e energjisë. Konsumi i energjisë në modalitet pasiv është shumë i ulët, falë aftësisë për printim në çast.

    Colorado M-series

    Eksploroni më tej

  • PRINTERI

    Seria UVgel Colorado

    Gamë printerësh të gjerë rul me rul 64" për prodhim volumi të lartë grafikësh formati të madh

  • JU DUHET NDIHMË?

    Dëshironi të rrisni biznesin tuaj?