imageRUNNER C1225iF është një pajisje multifunksionale me ngjyra A4 me shumë veçori që siguron një administrim të shpejtë dhe efikas të dokumenteve pa pasur nevojë për asnjë modifikim, kështu që mund të përqendroheni te prioritetet e biznesit tuaj.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER C1225iF
imageRUNNER C1225iF është një pajisje multifunksionale produktive me ngjyra A4 që ofron deri në 25 faqe në minutë, duke siguruar rezultate me ngjyra me cilësi të lartë. Një ndërfaqe e re e përdoruesit 8,9 cm me ngjyra, me prekje dhe me rrëshqitje, siguron një përdorim të lehtë dhe të thjeshtë për përdoruesin. Aftësitë elastike të printimit dhe të skanimit celular si Apple AirPrint™, printimi Mopria si dhe aplikacionet e printimit dhe skanimit celular janë një mbështetje për efikasitetin e punonjësve në lëvizje. Përdoruesit mund të skanojnë dhe të dërgojnë me lehtësi dokumente drejtpërdrejt në një larmi destinacionesh të ndryshme, përfshirë emailin dhe dosjet e ndara.
Pajisja efikase në kosto imageRUNNER C1225iF përdor teknologjinë e imazheve me ngjyra V² (të ndezura dhe të gjalla) nga Canon për t'u siguruar që dokumentet tuaja do të lënë përshtypje dhe do të dallohen nga të tjerat. imageRUNNER përfshin një paketë e plotë të shisheve të tonerëve në kuti, duke ju lejuar ta përdorni menjëherë pajisjen tuaj. Uleni konsumin e letrës me funksionalitetin automatik të printimit, kopjimit dhe skanimit në dy anë.
Përdoruesit mund ta konfigurojnë dhe ta instalojnë pajisjen në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, thjesht duke ndjekur udhëzuesin e konfigurimit që hapet nëpërmjet ndërfaqes së përdoruesit. Një pajisje "e gatshme nga kutia" dhe e plotësuar me tonerë dhe një fletë garancie i jep përdoruesve qetësinë dhe gjithçka që u duhet për të filluar. Blini pjesët e konsumit kur ju duhen ose imageRUNNER C1225iF mund të integrohet me shërbimet bazë të printimit që sigurojnë mbledhjen automatike të matjeve dhe diagnostikimin në largësi.
Me një model kompakt, imageRUNNER C1225iF përshtatet në ambiente të ndryshme të zyrave dhe është e përshtatshme për grupe të vogla pune në organizata të çdo madhësie si një pajisje tavoline ose e vendosur në dysheme, falë opsioneve të saj elastike të kasetës së letrës. E pajisur me kontrolluesin e ri të imageRUNNER, ajo integrohet në mënyrë të njëtrajtshme me mjediset e teknologjisë së informacionit dhe mbështet standardet si PCL dhe Genuine Adobe PS.
Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një normë të lartë në kategorinë e saj TEC³ dhe konsumon vetëm 1W ose më pak në modalitetin e gjumit. Ajo është projektuar që të jetë me efikase për energjinë, duke ulur konsumin e energjisë në përdorim dhe ndikimin e saj mjedisor. Pajisja imageRUNNER C1225iF ka kredenciale të forta mjedisore duke u kualifikuar gjithashtu për certifikimin Blue Angel.
¹ Rezultatet aktuale do të variojnë dhe mund të jenë më të larta ose më të ulëta se 12 muaj në varësi të përdorimit individual. Printimi me ngjyra për 12 muaj bazohet në një vëllim printimi mujor prej 1000 faqesh, 30% faqe me ngjyra dhe standardin ISO me mbulim A4 5% (ISO/IEC 24712). Rendimenti i tonerit të zi standard është 12 000 faqe. Rendimenti i tonerit të verdhë, të purpurt dhe të kaltër është 7300 faqe.
² Konsumi tipik i energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)
AirPrint™ dhe logoja e AirPrint janë marka tregtare të Apple Inc.
Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER C1225iF, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks
FAKS Super G3
Lidhje USB
Printim PCL
Printim PostScript
Skanimi i rrjetit
Skano në email dhe dosje
Printim i sigurt
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Panel me prekje
AirPrint
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.