Canon imageRUNNER ADVANCE C5255

imageRUNNER ADVANCE C5255

Kjo pajisje me shumë funksione lejon komunikimin me cilësi të lartë me ngjyra në 51 fnm. Integrimi me RIPs të fuqishëm të mbështetur në Fiery e bëjnë atë zgjidhjen ideale për zyrat e ngarkuara me nevoja intensive nga pikëpamje grafike.

Përfitimet

  • Prodhimi në 55 fnm në BZ dhe 51 fnm me ngjyra
  • Panel me prekje me ngjyra SVGA me pjerrësi 21,3 cm
  • Një zgjidhje e kontrolluesve me rendiment të lartë EFI të mbështetur në Fiery
  • Aftësi fleksibël për mediat dhe të përfundimit
  • Efektshmëri e energjisë udhëheqëse e kategorisë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE C5255

Shumë produktiv


iR-ADV C5255 printon në 55 fnm në BZ dhe 51 fnm me ngjyrë dhe trajton mediat deri në 256 gsm, nga një kapacitet maksimal letre prej 5.000 fletë. Skanimi nga të dyja anët me një kalim rregjistron dokumentet e letrës me shpejtëi prej deri në 120 inm dhe i shndërron ato në formate fleksibël, përfshirë Office Open XML PPT dhe Word, gati për ripërdorimin digital. Për ata që printojnë përmbajtje të pasur në ngjyra nga nga pikëpamja grafike, kontrolluesi opsional ColorPASS-GX400 i mbështetur në Fiery shton një dimension shtesë të përpunimit me shpejtësi të lartë, administrimit të punës dhe automatizimit të rrjedhës së punës.

Përvoja e përdoruesit


Një ekran i madh me prekje i personalizueshëm me një funksion të pjerrësisë siguron një përvojë unike të përdoruesit. Mund të thjeshtëzoni detyrat e kryhera zakonisht nëpërmjet butonave me një prekje për të kursyer kohë dhe mundim. Punëtorët në lëvizje mund të printojnë lehtësisht nga ose të skanojnë në pajisjet e tyre të lëvizshme¹.

Komunikim me cilësi


iR-ADV C5255 jep tekst të mprehtë dhe imazhe të qarta në rezolucionin e vërtetë 1200x1200 dpi, ndërsa toneri pQ prodhon ngjyra të ekuilibruara dhe cilësi të shkëlqyer të imazhit. Përputhja e ngjyrave të korporatës është e thjeshtë të arrihet me veglat ColorWise të EFI-t, që janë pjesë e kompletit të tipareve të kontrolluesve imagePASS-B2 dhe ColorPASS-GX400, kështu që broshurat, letrat dhe posta e drejtëpërdrejtë mahnitëse mund të arrihen lehtësisht. Zgjidhja e opsioneve të përfundimit ju lejon të prodhoni një shumëllojshmëri të materialeve të përfunduar me ndikim të lartë.

Integrim i fuqishëm


Integrimi në rrjete dhe zgjidhjet e sipërmarrjeve, ndarja e burimeve me pajisjet e tjera dhe aftësia për t'u lidhur me shërbimet e resë kompjuterike ju lejojnë të punoni dhe t'i ndani dokumentet me fleksibilitet. Platforma MEAP e përfshirë integrohet nga afër me një sferë të programeve kompjuterike të fuqishme që ndihmojnë dhe optimizojnë rrjedhën e punës të rëndësishme të biznesit.

Veglat e administrimit të pajisjes ju lejojnë të konfiguroni, të administroni dhe të azhornoni pajisjen tuaj individualisht ose si pjesë e një flote më të madhe, si dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme.

Kontroll mbi investimin tuaj


Autentifikimi i zgjuar i përdoruesit ju vendos në kontroll të përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit sipas funksionit, ndërsa siguron shikueshmëri dhe rregjistrim të veprimtarisë nëpërmjet raportimit. Informacioni juaj është i mbrojtur në nivelin më të lartë përmes një sferë tiparesh standarde dhe opsionale për sigurinë e pajisjes, të rrjetit dhe të dokumentit.

I përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar ENERGY STAR® ofron një nga vlerësimet më të ulta të TEC² në industri, konsumon as pak sa 1W në modalitetin e fjetjes dhe është ndërtuar duke përdorur plastikë biologjike dhe të ricikluar ku është e mundur.

¹Ndihmë për iPAD, iPhone dhe Android (TBC)
²Konsumi Tipik i Elektricitetit - Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C5255, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

ImageRUNNER ADVANCE Brochure logo

Broshura

Zbuloni më shumë mbi portofolin e imageRUNNER ADVANCE

Video

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.