Si të printoni nga pajisjet portative Android


Hapi 1: Aktivizoni Mopria Print Service

Në menynë e parametrave, zgjidhni printerët dhe sigurohuni që Mopria™ Print Service është i aktivizuar.



Hapi 2: Zgjidhni printerin tuaj

Në aplikacion, shtypni menynë dhe zgjidhni “Print”.


SHËNIM: Disa aplikacione mund të mos suportojnë veçorinë e printimit. Nëse Print nuk shfaqet si mundësi zgjedhjeje, nuk mund të printoni nga ai aplikacion i caktuar me Mopria Print Service.

Hapi 3: Menyja e parametrave të printimit do të shfaqet. Zgjidhni “All printers”.

Pajisja do të kërkojë për printerë në dispozicion. Pasi që përfundohet do të shfaqet një listë printerësh duke ju lejuar të bëni zgjedhjen e printerit të dëshiruar.

  

Hapi 4: Menyja e parametrave të printimit tani do të tregojë printerin tuaj të zgjedhur.

•    Nëse nuk duhet të ndryshoni opsionet e printimit, shtypni Print për ta dërguar punën e printimit.
•    Nëse ju duhet të ndryshoni opsionet e printimit, vazhdoni me pjesën e ardhshme.

Shërbimi i Printimit Mopria ju lejon të printoni faqe interneti, dokumente, email-ë, foto dhe materiale nga aplikacionet që suportojnë printimin Android. Parametrat e printimit mund të ndryshojnë në varësi të aplikacionit dhe printerit të zgjedhur. Opsionet e mëposhtme të printimit mund të shfaqen.:

Numri i kopjeve të printuara >
Ndryshimi i madhësisë së letrës >
Ndryshimi i orinetimit >
Përcaktimi i numrit të faqeve për printim >
Printimi me ngjyra ose në bardhezi >

Në menunë e parametrave të printimit, shtypni Numri i kopjeve, dhe pastaj futni numrin e kopjeve që doni të printoni.

Në menynë e parametrave të printimit, shtypni Përmasa e Letrës, pastaj zgjidhni opsionin përmasa e letrës nga menyja:  Letter, A4, 4x6 dhe 5x7 mund të jenë opsione që ofrohen në varësi të aplikacionit ose printerit.


Në menynë e parametrave të prinimit, shtypni Orientimi, pastaj zgjidhni opsionin që preferoni.  Auto, portret ose horizontal mund të jenë opsione që ofrohen në varësi të aplikacionit ose printerit.



Në menynë e parametrave të printimit, për të printuar disa faqe, shtypni Faqet, dhe pastaj zgjidhni gamën e faqeve që doni të printoni.  SHËNIM: Faqet do të tregohen vetëm me disa aplikacione dhe lloje skedarësh të caktuara, si për shembull PDF.


Në menunë e parametrave të printimit, shtypni Ngjyrat, pastaj zgjidhni opsionin që preferoni.  Auto, bardhë & zi ose ngjyra mund të jenë opsione që ofrohen në varësi të aplikacionit ose printerit.