Pajisjet portative të verifikuara nga Mopria™ gjejnë automatikisht printerët e verifikuar nga Mopria përmes lidhjes së tyre Wi-Fi duke u lejuar përdoruesve të printojnë email-ë dhe dokumente nga pajisjet portative thjesht duke shtypur Print në meny dhe duke zgjedhur printerin e gjetur të treguar në ekran.
Plugin-i Mopria Print Service mund të shkarkohet nga Google Play Store për ta mundësuar funksionalitetin e printimit në çdo telefon ose tablet Android (Android versioni 4.4 ose më i ri). Pasi që instalohet, vetëm lidhni pajisjen tuaj me të njëjtin rrjet si printeri dhe printoni në çdo printer të verifikuar nga Mopria pa aplikacione ose konfigurime të tjera.
Si anëtar themelues i Mopria Alliance, Canon është i angazhuar të zhvillojë produkte të verifikuara nga Mopria, duke e bërë printimin sa më të lehtë për përdoruesit.
1. Një smartfon ose tablet me sistemin operativ Android, versioni 4.4 ose më i ri
Smartfoni ose tableti juaj Android mund të jetë në gjendje të përditësohet në Android KitKat (4.4). Kontrolloni parametrat e telefonit për të përditësuar pajisjen tuaj.
2. Një printer që është i verifikuar nga Mopria
Printerët i-SENSYs të pajtueshëm:
3. Një rrjet pa tela
Pajisja portative dhe printeri duhet të lidhen me të njëjtin rrjet. Printeri duhet të jetë i lidhur ose me wireless me rotuer ose me një kabëll Ethernet.
4. Aplikacionet që suportojnë printimin Android KitKat
Shumë aplikacione vendase Android si Chrome, Gmail, Gallery, Drive dhe Quickoffice tashmë përfshijnë opsionin e menysë të printimit. Pasi instalohet plugin-i Mopria, printeri juaj do të renditet në opsionet e printimit. Nëse butoni Print nuk shfaqet në aplikacion, aplikacioni nuk suporton Android KitKat (4.4) ose Mopria Print Service në atë moment.
Shënim: Shërbimi i Printimit Mopria Print Service nuk suportohet përmes rrjeteve pa tela publike si për shembull hotspote Wi-Fi, lidhjet Bluetooth, ose në lidhje interneti celular 3G ose 4G.
Mund të duhet të përditësoni firmuerin e printerit për të printuar nga pajiset e verifikuara nga Mopria.