Canon imageFORMULA P-215II

imageFORMULA P-215II

Në zyrë, në shtëpi ose në lëvizje, P-215II me stil ka lehtësinë e vërtetë të lidhjes dhe skanimit. Eshtë skaneri më i shpejtë, portativ me shpejtësi të skanimit nga të dyja anët deri në 30 inm.

Canon imageFORMULA P-208II

Përfitimet

  • Skanimi me shpejtësi me energji nga USB deri në 30ipm
  • Skanim produktiv me ADF me 20 fletë
  • Ultra kompakt dhe i fortë për të lëvizur
  • Lejon skanimin e kartave të identitetit dhe atyre të stampuara
  • Softuer praktik përfshirë aplikacionet e skanimit në cloud
  • I pajtueshëm me Mac dhe Windows
  • Njësi WU10 Wi-Fi opsionale

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageFORMULA P-215II

Skanimi më produktiv me energji nga USB


imageFORMULA P-215II është skaneri më produktiv në kategorinë e tij. Me skanim në dy anë me energji nga USB deri në 30 ipm dhe një furnizues automatik të dokumenteve me 20 faqe përdoruesit mund të skanojnë me efikasitet në zyrë, në shtëpi ose në lëvizje. P-215II ka një ndërtim të fortë për t'u marrë me deri në 500 dokumente në ditë.

Ultra kompakt për kursim të hapësirës dhe lëvizshmëri


Me një ndërtim të mençur, kompakt, P215II shumë i lehtë është ideal për përdoruesit në lëvizje dhe për ata në zyrë. Madhësia e tij e vogël e lejon skanerin të futet pa problem në çantat e udhëtimit dhe në tavolinat e mbushura plot. Lidhja dhe skanimi i vërtetë është i mundshëm thjesht duke lidhur skanerin me ndonjë PC ose Mac. Programi kompjuterik unik i Canon i integruar CaptureOnTouch Lite është gati për punë – pa nevojën për të ngarkuar drajvera ose aplikacione softuerike.

Skaner i përkushtuar i kartës së identitetit


Ndërsa skanimi i kartave bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për vërtetimin e identitetit, P-215II ka vendin e përkushtuar të tij për skanimin e kartave. Një mekanizëm i sofistikuar i ushqimit të transferueshëm siguron skanimin me të shpejtë të kartave të identitetit dhe atyre të stampuara.

Përpunimi i përparuar i imazhit


Teknologjia e përparuar lejon për skanimin me saktësi të lartë deri në 600 dpi. Një sferë e pasur e tipareve të përpunimit të imazhit, si zbulimi automatik i ngjyrave, njohja automatike e drejtimit të tekstit, sigurojnë cilësi të shkëlqyer që është ideale për krijimin e PDF-ve të kërkueshme duke përdorur OCR.

Paketa e fuqishme e programeve kompjuterike


P-215II përdor si drajvërat ISIS, ashtu edhe TWAIN për të lejuar integrimin e thjeshtë me aplikacionin tuaj standard të imazheve dhe përfshin një paketë të plotë të aplikacioneve të programeve kompjuterikë për të ndihmuar përdoruesit që të punojnë me më shumë efektshmëri. Ndërfaqja e përdoruesit intuitive me bazë ikonash e sofuterit CaptureOnTouch e bën skanimin të shpejtë dhe të thjeshtë - ndërsa funksioni Full Auto Mode aplikon parametrat më të mira për çdo punë skanimi. PageManager (Mac) dhe PaperPort (Windows) sigurojnë menaxhim të efektshëm të dokumenteve dhe mjete konvertimi; ndërsa skanimi i kartëvizitave nuk ka qenë kurrë më i lehtë me aplikacionin BizCard.

Skanimi drejtpërdrejt në re


Falë plugin-ëve të integruar, përdoruesit kanë mundësinë të skanojnë direkt nga CaptureOnTouch në një sërë shërbimesh cloud, përfshirë Evernote, Google Drive™, SharePoint, SugarSync, DropBox dhe OneDrive. Kjo lejon që informacioni të vendoset shpejt në re, për mundësinë e përdorimit kudo, në çdo kohë.

Skanim elastik pa tela


Për të pasur lirinë e skanimit nga kudo ku jeni, kombinoni P-215II me WU10 Wi-Fi opsional dhe baterinë. Përdoreni për të skanuar pa tela dokumente direkt në smarftonin, tabletin ose kompjuterin tuaj, ose për të ndarë skanerin me një grup përdoruesish ose pajisjesh përmes një serveri rrjeti ose routeri shtëpie.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA P-215II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

icon

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

icon

Futës automatik i dokumentit

Daily Scanning Volume

Vëllimi i përditshëm i skanimit

USB connection

Lidhje USB

Double-sided scanning

Skanim dyanësh

Windows & Mac compatible

I përputhshëm me Windows dhe Mac

Tilting control panel

Skanim i lehtë dhe me intuitë

10-sheet-ADF

lidhni dhe lexoni

Wi-Fi Option

Opsioni Wi-Fi

  • Skaneri

  • Disku i parametrizimit

  • Udhëzuesi i parametrizimit

  • Kabëll energjie

  • Kabllo USB

Mësoni dhe eksploroni

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

capture-on-touch.jpg

CaptureOnTouch 3

Me ndërfaqen praktike për përdoruesin CaptureOnTouch mund të skanoni me lehtësi dokumente në arkiva dixhitale dhe t'i ruani ose t'i dërgoni në destinacione të shumta, duke përfshirë shërbimet në renë kompjuterike. Krijoni skedarë PDF ku mund të kërkoni duke përdorur teknologjinë e integruar OCR.

Përputhshmëria: Windows, Mac

CaptureOnTouch Lite

Softueri CaptureOnTouch Lite është i integruar te skaneri, për mundësi lëvizjeje dhe komoditet maksimal. Ai lejon mundësinë e shpejtë dhe të lehtë të lidhjes, pa pasur nevojë të instaloni asnjë program drejtues ose softuerë të aplikacioneve. Thjesht lëvizeni çelësin e skanerit Auto Start (Nisja automatike) te pozicioni ON (Aktiv), lidheni me një kompjuter Windows ose MAC dhe ai është gati për të skanuar.

Përputhshmëria: Windows, Mac

capture-on-touch-lite.png

Aplikacion Mobile Scanning

capture-on-touch-mobile.png

CaptureOnTouch Mobile*

CaptureOnTouch Mobile është një aplikacion i lehtë në përdorim dhe pa pagesë që ju lejon të skanoni nga skanerë të caktuar imageFORMULA të Canon drejtpërdrejtë në pajisjet celulare nëpërmjet rrjetit Wi-Fi.

  • Kurseni kohë me skanimin në dy anë të dokumenteve në një kalim të vetëm
  • Krijoni skanime profesionale me zbulimin automatik të madhësisë së dokumentit, drejtimin e fletës dhe fshirjen e faqeve bosh
  • I disponueshëm për platformën Android si dhe në iPhone dhe iPad

*Kërkon njësinë opsionale WU10 me Wi-Fi

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

PaperPort.jpg

Çojeni menaxhimin e dokumenteve në një nivel të ri me softuerin e lehtë në përdorim, por të fuqishëm, i cili ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga skaneri juaj Canon. Skanoni, organizoni, kërkoni dhe ndani dokumente për të eliminuar rrëmujën e letrave dhe për të organizuar në mënyrë efektive zyrën tuaj në shtëpi.
Përputhshmëria: Windows



PrestoBizCard.jpg

Mos i humbisni kurrë lidhjet me kontaktet tuaja të biznesit, falë Presto! Softueri BizCard pvr skanerin tuaj. Ai ju ndihmon të konvertoni me shpejtësi dhe me lehtësi informacionet e rëndësishme të kontaktit nga kartëvizitat në një bazë të dhënash dixhitale ku mund të kërkoni dhe ta modifikoni, e cila mund të menaxhohet dhe të sinkronizohet me lehtësi.
Përputhshmëria: Windows, Mac



PrestoPageManager.jpg

PageManager është një mjet i fuqishëm për përdoruesit e Mac që ofron menaxhim efektiv të dokumenteve. Ai ka të integruar njohjen e tekstit të thjeshtë (OCR) dhe bën të mundur që të ruani, të modifikoni, të organizoni dhe të ndani dokumentet tuaja dixhitale të skanuara. Përpunimi profesional i skedarëve është i ndërthurur me një ndërfaqe të thjeshtë të përdoruesit.
Përputhshmëria: Mac

Paketa e zhvilluesve të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.