Colortrac SmartLF SG44 Specifikimet

TEKNOLOGJIA

Modeli

SmartLF SG 44c (ngjyra)
SmartLF SG 44e (ngjyra ekspres)

Rezolucioni optik

1200 dpi

Rezolucion i zgjeruar

Interpolim linear nga 100 në 9600 dpi me hapa dpi

Gjerësia maks. e skanimit

44 in (111,8 cm)

Gjerësia/trashësia maks. e materialit

46 in (116,9 cm) / 0,6 in (15 mm)

Gjatësia maks. e imazhit

Rezolucioni dhe përmasat (gjerësi e gjatësi) maksimale për imazhin e "SmartWorks Pro" kufizohen nga formati i përcaktuar i skedarit, hapësira e lirë në disk dhe sistemi operativ i kompjuterit. Gjatësia maksimale e imazhit nuk kufizohet nga skaneri

Saktësia e skanimit

+/-0,1% +/-1 piksel

Teknologjia imazherike

6 CCD secila me linja sensorësh të kuq, të gjelbër, të kaltër dhe të hirtë. Shkrepje imazhi me ngjyra 48-bitëshe, shkrepje imazhi me gradacion grije 16-bitësh, bardhezi (spektër i plotë pankromatik)

Regjistrimi i të dhënave (ngjyra/gradacion grije)

48 bit / 16 bit

Hapësira e Ngjyrës

Adobe RGB, Profiled RGB. sRGB dhe RAW RGB

Shpejtësia e skanimit

Gradacion grije 8-bitësh dhe mono (in/sek) në 200 dpi:
13

Shpejtësia e skanimit

Gradacion grije 8-bitësh dhe mono:
"SmartLF SG44c" dhe "SmartLF SG44e" 13,00 in/sek në 200 dpi
Ngjyra 24-bitëshe:
SmartLF SG44c - 4,00 in/sek në 200 dpi
SmartLF SG44e - 8,00 in/sek në 200 dpi

Shtegu i letrës

Me ballore lart, hyrje nga përpara, dalje nga pas ose kthim përpara

Ndërfaqja

Shpejtësi transferimi të dhënash me USB 3.0 deri në 85 MB/sek. Shpejtësi të optimizuara transferimi të dhënash me USB2 deri në 35 MB/sek. Gati për rrjet "Gigabit Ethernet". Ofrohen kabllo gjatësie 2 m USB2/USB3 dhe "Gigabit Ethernet".

TWAIN (përfshihet)

Përfshihet një drejtues "Twain" që mundëson konfigurimin e modalitetit të ngjyrave, rezolucionit dhe përmasave të letrës së skanerit.
Nevojitet një program i përshtatshëm - shihni softuerin opsional.

Platforma pritëse

"Windows 10", "Windows 8" dhe "Windows 7" - arkitektura 32-bitëshe dhe 64-bitëshe

PËRMASAT DHE PESHA

Pesha

112 lb (51 kg)

Përmasat Fizike

56×8×18 in / 143×21×45 cm (gjer.×thell.×lar.)

Softueri i përfshirë

SmartWorks TOUCH. Softuer praktik për ekrane me prekje me bazë ikonash. Mbështet PDF njëfaqëshe, PDF/A, JPEG, JPEG2000, PNG, TIFF, TIFF G4, TIFF LZW, PCX, BMP, AutoCAD DWF dhe PDF shumëfaqëshe e TIFF, me funksione modifikimi të imazhit dhe profile personalizimi të dokumenteve.

Softueri opsional

Softuer "SmartWorks Pro - SCAN" - softuer profesional skanimi, kryesues në treg.

Softuer "SmartWorks Pro - SCAN & COPY" - softuer profesional skanimi dhe fotokopjimi me ngjyra, kryesues në treg.

KËRKESAT E ENEGJISË DHE TË PUNIMIT

Furnizimi me energji

Furnizimi i jashtëm me energji: 100-240 VAC me sensor automatik +/-10%, 50-60 Hz

Konsumi i energjisë

Konsumi i energjisë nga skaneri : 72 W (skanim) / 2,5 W (pasiv)

Mjedisi i përdorimit

10-35°C, 35-80% lagështi relative pa kondensim

Certifikatat e Mjedisit

ENERGY STAR Qualified, UL/cUL,FCC, CB, CE, C-TICK,VCCI,PCT/EAC, CCC, RoHS

OPSIONET

Aksesorë

Mbështetëse dyshemeje - përfshin kosh mbajtës letrash plus komplet montimi për kompjuter, monitor, tastierë dhe maus.
Mbështetëse "Repro" - lartësi e rregullueshme për t'iu përshtatur shumicës së printerëve të formatit të madh. Përfshin pllakën e tastierës, kompletin e montimit për kompjuter dhe ekran të sheshtë. Udhëzues kthimi të dokumenteve për mundësi mbushjeje ballore dhe kthimi ballor.