imagination-hero1

Shërbimi i menaxhuar i printimit i Canon çliron imagjinatën

Imagination është agjencia lider e pavarur në botë e komunikimeve dhe dizajnit kreativ. Është e specializuar në krijimin e eksperiencave të klasit botëror për markat lider ndërkombëtare. Sidoqoftë, printimet e Imagination ishin shumë të pamenaxhuara dhe të pamonitoruara me kosto shumë të larta. Për t'u përgjigjur shpejt dhe me efikasitet, Imagination dhe Canon ndërtuan një staf të përbashkët projekti për të prezantuar Managed Print Service (MPS) të Canon. Rezultatet kanë qenë impresionuese. Kostot e printimit janë ulur ndjeshëm, ka shumë më pak pajisje dhe Imagination mund të ri-ngarkojë kostot e printimit me saktësi si edhe të ofrojë cilësi të lartë të printimit me ngjyra për klientët e saj.

imagination-image1

"Ne kemi fituar në shumë mënyra. Kostot në lidhje me printimin janë ulur ndjeshëm, e cila ka një ndikim të fuqishëm te ne. Ne kemi shumë më pak pajisje, të cilat janë më elastike dhe rikuperuese, dhe kemi makineritë e duhura në vendet e duhura. Tani mund të ri-ngarkojmë printimin me precizon, dhe gjithashtu të sigurojmë ngjyra të qëndrueshme me cilësi të lartë për klientët tanë."

Sue Chick, Menaxhere Projekti