HSD-hero1

hs Druck harton planin e suksesit me personalizimin e printimit dixhital

"Kur morëm vendimin për të themeluar hs Druck, ekzistonte besimi se teknologjia digitale do t'i jepte klientëve diçka të veçantë, më shumë dhe përtej printimit të shklëqyer", thotë Helmut Hörmanseder. Ekonomitë e prodhimit afatshkurtër nuk ishin motivimi ynë - ne nxiteshim nga potenciali për të përdorur personalizimin që t'i ndihmonim klientët të zgjeronin kufijtë e marketingut të printuar."

hs Druck përdor tre shtype prodhimi Canon imagePRESS, softuer të dhënash të ndryshueshme PrintShop Mail i Objectif Lune, i mbështetur nga Canon, me DirectSmile për personalizim imazhi. "Canon ka qenë shumë mbështetës duke na ndihmuar të përfitonim sa më shumë nga shtypet digitale dhe mjetet e personalizimit" thotë Hörmanseder. Një drejtim që u sigurua si pjesë e Essential Business Builder Program (EBBP) e Canon, një shërbim konsultues i ofruar nga ekspertët e pavarur industrialë për t'i ndihmuar klientët të përfitojnë sa më shumë nga potenciali i tyre i biznesit dhe i tregut.

HSD-image1
HSD-image2

"Vizioni ynë për hs Druck është që të jemi në gjendje t'u prezantojmë klientëve shërbime marketingu universale - nga fotografia, dizajnet kreative dhe konsulenca e marketingut deri te printimi dhe përfundimi i personalizuar. Për klientët tanë ne mund të ofrojmë një pikë të vetme kontakti dhe të marrim pronësinë e plotë të një fushate, nga fillimi në fund. Kjo është e ardhmja pozitive e printimit, sipas mendimit tonë. Dhe me teknologjinë e Canon dhe këshillat për biznesin, ne po punojmë shumë ta kthejmë këtë vizion në realitet."

"Canon ofroi një kurs me titull "Ndërtimi bazë i biznesit" për personalizimin e printimeve këtu në ambientet tona. Këshillat e tyre profesionale i ndihmuan vërtet të gjithë ekipin që të kuptonin potencialin e teknologjisë dhe të ndiheshin të sigurt, nga ana operacionale dhe për sa i përket mënyrës si mund t'ua paraqesim këto aftësi klientëve tanë."

Helmut Hörmanseder, Partner Themelues