NDIHMË DHE MBËSHTETJE

Ku të blini zgjidhje biznesi

Qoftë nëse kërkoni për produkte Canon për shtëpinë apo biznesin, keni ardhur në vendin e duhur.

Gjeni një partner biznesi të akredituar të Canon

Zgjidhje biznesi

Shteti

Qyteza/Qyteti

Zgjidhje biznesi

  • Partnerët për printim të formateve të mëdha

    Ofrojnë pajisje për formate të mëdha dhe mund të këshillojnë rreth shërbimeve dhe mbështetjes së Canon në përputhje me ekspertizën e partnerëve dhe përcaktojnë portofolin që ata ofrojnë dhe mbështetin.

  • Partnerë të specializuar për formate të mëdha

    Ofrues të specializuar të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse në fushën e artit grafik dhe të fotografisë. Ofrojnë zgjidhje të plota duke përfshirë shërbimin, materialin e konsumit dhe mediat, dhe gjithashtu kanë qasje në portofolin e plotë për printimin e formateve të mëdha të Canon.

  • Partnerët e printimit profesional

    Partnerët që ofrojnë pajisje për printime të vogla, mund të këshillojnë rreth shërbimeve dhe mbështetjes për të gjitha nevojat tuaja për printim profesional brenda kompanisë.

  • Partnerët e specializuar dhe të kualifikuar për printim

    Partnerë të specializuar për zgjidhje të specializara printimi. Njohuritë dhe ekspertiza e tyre i bëjnë klientët që të kenë besim se ata gjithmonë mund ti këshillojnë dhe ofrojnë zgjidhjet e duhura për printim për të gjitha nevojat e tyre. Shpejtësia dhe efikasiteti i shërbimeve janë atributet kryesore të këtyre ekspertëve. Falë investimeve të tyre në shitje, shërbime dhe mbështetje, ata janë në pozicionin më të mirë që të ndihmojnë në maksimizimin e biznesit dhe produktivitetit të klientëve të tyre.

  • Partnerët për skanim

    Ofrojnë furnizim efikas dhe mbështetje për klientë për skanimin e dokumenteve imageFORMULA të Canon për tiu përgjigjur nevojave të klientëve të cilët kërkojnë zgjidhje të thjeshtë për skanim në shtëpi, në lëvizje ose në zyrë.

  • Partnerët për zgjidhje skanimi

    Ekspertë për këshillimin e klientëve të cilët kërkojnë zgjidhje për skanim për zgjidhjen e sfidave të biznesit. Shquhen me njohuritë dhe aftësitë e çmuara profesionale për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme nga portofoli i skanerëve të dokumenteve imageFORMULA të Canon.

  • Partnerët për menaxhimin gjithëpërfshirës të dokumenteve

    Ekspertë për menaxhim gjithëpërfshirës të dokumenteve dhe të zgjidhjeve për menaxhimin e të dhënave dhe informacionit, që ndihmojnë në përmirësimin e proceseve të biznesit të organizatës. Nga zgjidhjet e thjeshta deri te ato të ndërlikuara dhe të përshtatura, që përfshijnë repozitorie dixhitale dhe procese të automatizuara të biznesit, deri te optimizimi dhe përmirësimi i përvojës së klientëve dhe mbështetjes së klientëve në transformimin e tyre dixhital.

  • Partnerët për shërbimet e menaxhimit të mjedisit të punës

    Ekspertë për menaxhimin e flotave të printerëve në organizata me zgjidhje gjithëpërfshirëse, shërbime dhe mbështetje nga portofoli i Canon, që përfshinë skanimin, arkivimin, ruajtjen e sigurt, qasjen dhe kërkimin e dokumenteve nga pajisje të ndryshme printimi. Nga printerët e tavolinës dhe printerët për përdorim në kushte shtëpie deri te printerët shumëfunksional për zyra dhe për printimin e sasive më të vogla.

  • Partnerët për mjedise pune

    Ofrojnë pajisje dhe zgjidhje për të gjitha nevojat e klientëve në mjedise zyrash, printerë tavoline, skanerë dhe pajisje shumëfunksionale.