SOFTUERI

Cloud Workspace Collaboration -
Process Automation

Bizneset po synojnë të arrijnë transformim të shpejtë digjital dhe efikasitete më të larta në menaxhim-procesimin e informacionit. Me Process Automation që është pjesë e zgjidhjeve Cloud Workspace Collaboration të Canon, fuqinë e keni në dorën tuaj.
Shkarkoni broshurën
APLIKACION I DEDIKUAR PËR CELULARË E TABLETA

APLIKACION I DEDIKUAR PËR CELULARË E TABLETA

Bashkëpunoni kudo që të jeni

Regjistroni dokumente, nisni proceset e punës dhe gjejeni informacionin në çast kudo që të ndodhet puna juaj në zyrë, shtëpi apo në lëvizje.

Përfitimet kryesore

  • Strukturoni dhe siguroni informacionin

  • Optimizoni proceset e biznesit

  • Ulni ngarkesën e punës me anë të automatizimit

  • Integroni informacion nga letra dhe formatet digjitale

  • Mundësoni punë efikase nga distanca

  • Gjejeni me lehtësi informacionin që ju nevojitet

Si mund ta ndihmojë biznesin tuaj Cloud Process Automation?

Menaxhimi i sasive gjithnjë e në rritje të përmbajtjeve konfidenciale dhe të rëndësisë së lartë për biznesin bëhet shumë shpejt përparësi për bizneset e çfarëdo përmase.

Zgjidhjet e menaxhimit të informacionit mund të jenë komplekse në zbatim, integrim e mirëmbajtje, por Cloud Process Automation nga Canon jua heq këto telashe. Menaxhohet tërësisht nga reja kompjuterike, vjen e parakonfiguruar për proceset më të njohura të biznesit dhe është gatshme për përdorim në vetëm pak minuta.

Platforma e thjeshtë ju mundëson regjistrimin, krijimin, menaxhimin dhe arkivimin në një vend të të gjithë informacionit tuaj të biznesit. Përfytyroni impaktin në shërbimin e klientëve dhe në proceset e brendshme nëse keni mundësi të gjeni, hapni në mënyrë të sigurt e procesoni informacionin e duhur në çast, prej kudo ku mund të jeni.

Vendoseni në pajisjet tuaja Canon MFD ose në skanerët e rrjetit me anë të një guide të thjeshtë. Përdoreni në kompjuter për të regjistruar skedarë digjitalë ose skanoni me skaner të vogël MFD ose dokumentesh.

Thjeshtoni skanimin dhe indeksimin e dokumenteve me një buton praktik dhe radhë të centralizuar skanimi që mund të hapet kudo

Përdorni procese të parakonfiguruara ose krijoni tuajat sipas kërkesave të biznesit tuaj dhe kthejeni informacionin tuaj në një aset strategjik.

Forconi sigurinë dhe pajtueshmërinë e informacionit

Dokumentet delikate klasifikohen dhe indeksohen pas regjistrimin dhe vjeljes automatike të përmbajtjeve të nevojshme në përputhje me procese specifike për dokumentet.

Bashkëpunimi përmirësohet falë cikleve të punës me miratim digjital dhe databazave tërësisht të strukturuara dhe indeksuara.

Siguria dhe pajtueshmëria e përmbajtjes përmirësohet me rregulla të avancuara mbajtjeje dhe pajtueshmërie që mund të vihen në zbatim në të gjithë ciklin funksional të dokumenteve.

Qetësi mendore me një zgjidhje të audituar nga ekspertë të pavarur të sigurisë të cilët dëshmojnë se është në pajtim me kërkesat për mbrojtjen e të dhënave si p.sh. rregullorja e BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).

Regjistrim inteligjent

Sillni inteligjencë në pajisjen tuaj të skanimit: mundësojini leximin, njohjen dhe sinjalizimin nëse hasen probleme me dokumentet, si dhe dërgimin te departamentet përkatëse.

Thjeshtoni skanimin dhe indeksimin e dokumenteve me një buton dhe radhë të centralizuar skanimi që mund të hapet kudo për t’i bërë ciklet komplekse të punës të lehta për t’u hapur nga kudo në organizatën tuaj, pa qenë nevoja për trajnime.

Ofrohen drejtpërdrejt nga skanerët Canon imageRUNNER ADVANCE / DX dhe ekrani i skanerit të rrjetit ose për përdorim në kompjuter për regjistrimin e skedarëve digjitalë dhe skanimin me MFD që mbështesin TWAIN ose skanerë dokumentesh.

Arkiv i sigurt, digjital

Sigurojini të dhënat brenda një arkivi digjital të bazuar në renë kompjuterike, të hostuar në Microsoft Azure me siguri dhe shërbim maksimal, duke ju mundësuar t’i hapni të dhënat në çdo kohë dhe prej kudo në mënyrë të sigurt.

Gjejini me lehtësi dokumentet në bazë të metadatave apo përmbajtjeve të tyre, pavarësish se ku ruhen në sistem. Mundësoni bashkëpunim të sigurt dhe në kohë reale me kontrollet inteligjente të versioneve, duke u lejuar punonjësve të punojnë së bashku e me vetëbesim në dokumentet më të fundit.

Rrisni produktivitetin përmes automatizimit të proceseve administrative apo bazë që konsumojnë kohë dhe përfitoni mundësinë e analizimit dhe optimizimit të tyre të mëtejshëm.

Veçoritë kryesore

Zgjidhje tërësore

Përfshin regjistrimin inteligjent dhe një arkiv digjital të sigurt që në konceptim, të paraintegruar me një identifikim unik nga një portal qendror që mundëson menaxhim të përdoruesve dhe ndarje të informacionit.

Aplikacione të parakonfiguruara

Përdorni aplikacione të parakonfiguruara (Invoice Approval, HR Digitization ose Contract Management), zgjerojini ose krijoni krejtësisht të reja me këtë platformë të hapur

Zgjidhje tërësisht e shkallëzueshme në re kompjuterike

Krijuar për biznese të çfarëdo përmase, mund të zgjerohet me lehtësi sipas rritjes së organizatës suaj ose mund të zbatoni aplikacione të reja për departamente të ndryshme.

Cikle të fuqishme pune

Duke nisur nga regjistrimi deri në menaxhimin e dokumenteve, mund t’i automatizoni proceset dhe të ulni kohën që ju duhet për t’i kryer, të rrisni saktësinë, të përmirësoni dukjen dhe gjurmimin.

Regjistrimi i shpejtë i të dhënave

Me funksione si njohja automatike e dokumenteve, skanimi dhe verifikimi i pasaportave apo i letërnjoftimeve, dhe teknologjitë IRIS™ OCR dhe të ngjeshjes, mund t’i procesoni e indeksoni të gjitha dokumentet tuaja shpejt e me efikasitet.

Akses informacioni në kohë reale

Me të gjitha të dhënat tuaja në renë e sigurt kompjuterike, mund të gjeni shpejt e lehtë çfarëdo skedarësh kur t’ju nevojiten, kudo që të jeni - informacioni juaj lëviz me ju!

Kontaktoni me ne për më shumë informacion e pyetje

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Nuk jeni të sigurt cili produkt ju duhet për biznesin tuaj?