Colortrac SmartLF SGi 44

Skanerë të formatit të madh

Canon Colortrac SmartLF SGi 44

Skanerë cilësie të lartë me definicion të plotë të lartë, që regjistrojnë detaje të përcaktuara qartë në vizatimet teknike, si dhe ngjyra vibrante me realizëm dhe saktësi në grafikë me ngjyra, me materiale deri në 15 mm trashësi.

  • Madhësi e gjerë skanimi

    Deri në 44”

  • Cilësi e shkëlqyer figure

    Rezolucioni i lartë deri në 1200 dpi

  • Produktiv me skanimin

    Deri në 13ips (mono) dhe 8ips (me ngjyra)

  • Operim i thjeshtë

    Lidhje çasti me USB me proces intuitiv pune duke përfshirë pamjen e detajuar paraprake të skanimit

Skanerë me sensorë CCD profesionalë me imazheri ngjyrash superiore

Mprehtë dhe saktë me ngjyra të jashtëzakonshme, skanerët e formatit të gjerë SmartLF SGi janë idealë për riprodhimin besnik të ngjyrave të ndezura e të përpikta që u nevojiten grafistëve si dhe imazherisë së shpejtë teknike.

Cilësi mahnitëse

Kombinon avantazhet e imazherisë superiore me ngjyra të teknologjisë CCD, mundëson regjistrimin e përsosur të ngjyrave vibrante dhe të sakta për profesionistët e grafikës, nga fotot në grafikë, si dhe detaje të përcaktuara qartë të vizave në dokumente teknike dhe harta.

Produktivitet i lartë

Qëndroni produktivë deri në 13 inçë/sek në mono; 8 inçë/sek me ngjyra (200dpi). Pajisja me një sistem novator ndriçimi LED siguron produktivitet të menjëhershëm që nga ndezja. Udhëzuesi magnetik i dokumenteve realizon ngarkim pa anim në mjedise me volum të lartë.

Skanoni me lehtësi materiale të trasha

Një sistem materialesh të trasha mundëson skanimin me lehtësi të dokumenteve deri në 15 mm trashësi. Edhe imazhet e montuara në materiale si pllaka me bazë shkume mund të skanohen pa sakrifikuar cilësinë.

Colortrac SmartLF SGi 44

2 GB memorie e të dhënave të skanimit

Memoria e brendshme prej 2GB për të dhënat e skanimit siguron ecuri të shtruar të dokumentit përmes skanerit – edhe nëse papritur ka ngadalësim të kompjuterit apo ngarkesë të rrjetit Ethernet.

Fillojeni skanimin dhe fotokopjimin menjëherë

Konfigurim çasti, thjesht lidheni skanerin me kompjuterin nëpërmjet USB2 ose USB3 dhe filloni nga skanimi i shpejtë e cilësor. Softueri i gatshëm për ekzekutim SmartLF ju mundëson ta instaloni pajisjen shpejt dhe me lehtësi, për të filluar skanimin ose fotokopjimin në çast.

Gati për rrjet

Skaneri i formatit të madh SmartLF SGi ka mbështetje për rrjete me lidhje Ethernet gigabit, që do të thotë se mund të lidheni lehtësisht me rrjetin LAN të biznesit tuaj për transferime të shpejta dhe efikase të skedarëve.

Miqësorë ndaj mjedisit

Krijuar duke pasur parasysh mjedisin, skanerët e serisë Smart LF SGi kanë kualifikim ENERGY STAR*, përdorin komponentë të qëndrueshëm dhe janë të optimizuar për funksionim të qetë.

Colortrac SmartLF SGi 44

SHKARKONI PËRMBAJTJEN

Mësoni se si SmartLF SGi 44 mund të plotësojë të gjitha nevojat tuaja për skanim.

Specifikimet

  • Cilësi mahnitëse

    Teknologjia CCD që përdoret në kamerat e cilësisë profesionale

  • Produktivitet i lartë

    Ofron cilësi dhe produktivitet të lartë për detyrat e përditshme, për të kapur imazhe të sakta teknike dhe grafikë me ngjyra deri në 44" gjerësi

  • Skanoni me lehtësi materiale të trasha

    Lejon skanimin e dokumenteve deri në 15mm të trasha

  • 2 GB memorie e të dhënave të skanimit

    Siguron ecuri të shtruar të dokumentit edhe nëse kompjuteri papritur pëson ndonjë ngadalësim

  • Fillojeni skanimin dhe fotokopjimin me shpejtësi

    Softueri i gatshëm për ekzekutim SmartLF ju mundëson ta instaloni pajisjen shpejt dhe me lehtësi

  • Gati për rrjet

    Me një lidhje gigabit Ethernet për transferime të shpejta dhe efikase të skedarëve.

  • Miqësorë ndaj mjedisit

    Skanerët Smart LF SGi kanë kualifikim ENERGY STAR*

smartlf-sgi-44

Produkte dhe zgjidhje të ngjashme

Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?

SmartLF SGi 44, skaner me cilësi të lartë që ofron skanim me definicion të plotë të lartë për vizatimet teknike dhe grafikë me ngjyra.

ZGJIDHJE

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme

Futuristic image representing digital transformation services

CTA SIGN OFF

Realizoni skanim me definicion të plotë të lartë me ColorTrac SmartLF SGi 44.