imageFORMULA DR-6030C
Skaneri imageFORMULA DR-6030C i Canon, ultra-kompakt dhe me shpejtësi të lartë, me prodhim A3 ofron besueshmëri dhe fleksibilitet të shkëlqyer: ideal në zyra të centralizuara ose të largëta ose në zyra të skanimit të specializuar.
Përfitimet
- Skaner ultra-kompakt i prodhimit A3
- Skanim me shpejtësi të lartë më ngjyrë (60fnm portret / 80fnm tablo)
- Tipare të përparuar të përpunimit të imazhit
- Sistem i transportit të letrës ultra i besueshëm
- Efektshmëri e energjisë udhëheqëse e kategorisë
- Njësi e Skanimit me Shtratin e Shtrirë 101 Opsionale
- Kofax VRS i përfshirë
Veçoritë e detajuara
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageFORMULA DR-6030C
Shpejtësi dhe efektshmëri e jashtëzakonshme
Mjediset e ngarkuar të punës do të rrisin shpejt rendimentin e tyre me shpejtësitë e skanimit të lartë të DR-6030C. Teknologjia e përparuar me tre linja e sensorit CMOS CIS të Canon dhe procesi i transferimit të skedarit të imazhit të ngjeshur JPEG lejon shpejtësitë e skanimit me ngjyrë deri në 80 fnm (tablo.)
I krijuar kompakt
DR-6030C është mes skanerave të prodhimit A3 më kompaktë - ideal në departamentë të zyrave të korporatës ose zyra të degëve më të vogla që kanë hapësirë të kufizuar të tryezave. Përdoruesit e skanerit do të vlerësojnë krijimin e leverdisshëm të tij me futje të dokumentit dhe dalje nga përpara, për përdorimin e leverdisshëm dhe të rehatshëm të tij.
Rendiment i shkëlqyer dhe cilësi e lartë e imazhit
DR-6030C rregjistron imazhe të saktë me cilësi të lartë skanim pas skanimi. Me tre modalitetë të përkushtuar të krijuar për të përmirësuar tekstin dhe për të hequr sfondet e errët ose të modeluar, DR-6030C riprodhon imazhe të qartë, të lexueshëm, të optimizuar për aplikacione OCR ose për nxjerrjen e automatizuar të të dhënave. Tipare shtesë si Zbulimi Automatik i Ngjyrave, Madhësia Automatike dhe Korrigjimi i Pjerrësisë, Korrigjimi i Orientimit të Tekstit dhe Heqja e Personalizuar e Ngjyrës përmirëson më tej cilësinë dhe vazhdimësinë e imazhit.
Trajtimi pa probleme i letrës
I ndërtuar në të njëjtin sistem të qëndrueshëm të transportit të letrës si parardhësi i tij udhëheqës në treg DR-5010C, DR-6030C mund të trajtojë në mënyrë të besueshme deri në 20.000 skanime në ditë. Sistemi i rulit me saktësi të lartë lejon futjen pa bllokim të një sfere të gjërë dokumentësh: nga media A3 dhe karta plastike në dokumentë deri në 3 m të gjatë. Rruga e drejtpërdrejtë dhe e zgjedhshme e letrës e bënë të lehtë skanimin e artikujve deri në 546 g/m² të trashë.
Efektshmëri udhëheqëse e energjisë
DR-6030C është skaneri i produksionit më efikas nga aspekti i energjisë në kategorinë e vet, përdor vetëm 41.1W energji kur skanon – duke ju kursyer para dhe duke ju ndihmuar të bëheni më ekologjikë.
Program kompjuterik i fuqishëm
DR-6030C vjen me Kofax VRS, programin lider të sektorit në përpunimin e figurës, i cili përfshihet gjithashtu për siguri të mëtejshme në cilësinë e figurës.
Mundësia e shtratit të shtrirë
Për gjithanshmëri shtesë, DR-6030C është plotësisht i pajtueshëm me Njësinë e Shtratit të Shtrirë 101 opsionale, për skanimin e dokumentëve të lidhur dhe të brishtë.
Specifikimet e produktit
Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-6030C, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)
Futës automatik i dokumentit
Nga 10.000 në 20,000 skanime/ditë
Skanimi në A3 në të dy anët
Cilësi e përmirësuar e imazhit
Softueri i përfshirë
Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.
Programet e Canon
- Mbështetja për Kofax VRS
Pajtueshmëria: Windows
Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve
Kofax VRS
Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
Përputhshmëria: Windows
Paketa e zhvilluesve të softuerëve
Canon Developer Programme është i dedikuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e programeve për gamën tonë të produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.