Ne na pëlqen fotoja juaj ("përmbajtja") dhe do të donim ta paraqisnim në kanalet e rrjeteve sociale, buletinet elektronike dhe faqet e internetit të "Canon". Nëse na lini ta përdorim dhe paraqesim përmbajtjen tuaj, kushtet që pasojnë më poshtë përcaktojnë se si e paraqet "Canon" përmbajtjen tuaj.
Përdorimi i fotos suaj për qëllime komerciale
Nëse e përdorim përmbajtjen tuaj, për sa i përket "Canon Europa N.V.", të regjistruar në "Bovenkerkerweg 59, 1185 XB, Holandë", filialet, kompanitë e grupit dhe të caktuarit e saj (së bashku "Canon", "ne"ose "neve") për paraqitjen, përdorimin dhe/ose shfaqjen e përmbajtjes suaj për qëllime komerciale apo jokomerciale, ne do ta botojmë përmbajtjen tuaj dhe do t'ju përmendim si krijues të përmbajtjes në kanalet e rrjeteve sociale, buletinet elektronike dhe/ose faqet e internetit të "Canon".
Ne do ta servirim vetë përmbajtjen tuaj
"Canon" do ta servirë përmbajtjen tuaj nga postimi juaj në rrjetet sociale dhe përmbajtja na jepet ne nga platforma e rrjetit social si foto JPEG apo video MP4 video. Përmbajtja mund të mos jetë e njëjtë siç ishte në çastin kur keni ngarkuar fillimisht në Instagram (për shembull, mund të jetë e kompresuar apo të dhënat e integruara EXIF mund të mungojnë). Përmbajtja do të shfaqet vetëm në kanalet e rrjeteve sociale, buletinet elektronike dhe/ose faqet e internetit të "Canon".
Ju ruani pronësinë e përmbajtjes suaj por na jepni sakaq një licencë
Ju vijoni të ruani pronësinë e plotë mbi përmbajtjen por ja jepni sakaq një licencë përdorimi të kufizuar për përdorimin dhe shfaqjen e përmbajtjes. "Canon" ruan të drejtën, sipas gjykimit të vet absolut, të vendosë për shfaqjen apo jo të përmbajtjes suaj në kanalet e rrjeteve sociale, buletinet elektronike dhe/ose faqet e internetit të "Canon". Licenca e kufizuar që na jepni është mbarëbotërore, joekskluzive, e patërheqshme, pa pagesë, me licencë të transferueshme për paraqitje, përdorim, riprodhim, shpërndarje apo shfaqje të përmbajtjes suaj dhe për të krijuar punime derivate të materialeve të përmbajtura në përmbajtje. Ashtu si me çdo përmbajtje të vendosur në internet, kopjet e përmbajtjes mund të bëhen e të shpërndahen nga palë të treta të pavarura apo përdorues fundorë, pa dijeninë apo autorizimin tonë. Ndaj ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për mënyrën se si mund ta përdorë një palë e tretë përmbajtjen tuaj.
Ne do t'ju përmendim nëse e përdorim përmbajtjen tuaj
Ju na jepni gjithashtu të drejtën të përdorim emrin tuaj, figurën e profilit, pseudonimin dhe/ose foton në lidhje me përdorimin e përmbajtjes. "Canon" mund t'ju përmendë në lidhje me përdorimin e përmbajtjes duke ju identifikuar kundrejt përmbajtjes, si dhe mund të vendosim një lidhje për te postimi juaj fillestar që e shfaq përmbajtjen, për sa është e mundur, në kanalin përkatës të rrjetit social.
Përgjegjësitë tuaja ndaj nesh
Ne e kuptojmë se përmbajtja është punim origjinal dhe se nuk shkel pronësi ekzistuese intelektuale, duke përfshirë, pa kufizime, të drejtën e autorit apo të sekretit tregtar apo çfarëdo të drejtash kontraktore, dhe se nuk përmban material që, nëse publikohet, është mashtrues, ngacmues, shpifës, vulgar apo në shkelje të të drejtave të mundshme të privatësisë apo të ndonjë ligji apo rregulloreje. Kjo do të thotë se duhet të siguroheni që të keni të gjitha të drejtat dhe miratimin nga të gjithë mbajtësit e tretë të të drejtave të përmbajtjes suaj përpara se të bini dakord që t'jua përdorim ne përmbajtjen. Një mbajtës i të drejtave mund të jetë një markë kompanie apo emër kompanie të tretë, një person që shfaqet në përmbajtje apo një ndërtesë e mirënjohur.
Me rënien dakord që ne të përdorim dhe të paraqesim përmbajtjen tuaj, "Canon" e merr të "MIRËQENË" se ju keni marrë pëlqimin e çdo personi ose marke të shfaqur në përmbajtje. "Canon" nuk mban asnjë përgjegjësi dhe/apo detyrim për pretendime të palëve të treta dhe/ose pretendime për shkelje të drejtash të palëve të treta nga përdorimi, shfaqja apo paraqitja e përmbajtjes suaj dhe do t'jua përcjellë juve pretendimet e mundshme të të tretëve.
Afati
Afati i kësaj marrëveshjeje do të nisë në datën që konfirmoni se "Canon" mund ta përdorë përmbajtjen tuaj në përputhje me këto kushte dhe se kjo vazhdon derisa ta zgjidhim ne. Ju mund të kërkoni zgjidhjen me shkrim duke dërguar një kërkesë te socialmedia@canon-europe.com
Ne mund t'ju kontaktojmë
Ne mund të duam t'ju kontaktojmë për përmbajtjen, p.sh. nëse duam ta paraqesim përmbajtjen në forma të tjera. Ju bini dakord që "Canon" apo agjenti i caktuar i tij t'ju kontaktojë përmes kanaleve tona zyrtare të rrjeteve sociale të "Canon".
Legjislacioni veprues për këtë marrëveshje
Këto kushte interpretohen sipas legjislacionit të Anglisë e të Uellsit, ashtu si edhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me to apo me përdorimin dhe shfaqjen e përmbajtjes.