Minimizimi i ndikimit tonë në mjedis nëpërmjet operacioneve dhe klientëve tanë.
Ne marrim përgjegjësi për ndikimin që aktivitetet tona kanë mbi mjedisin, me sisteme, procese dhe politika të forta ekzistuese për menaxhimin e ndikimeve mjedisor në operacionet tona dhe për të siguruar një "gjurmë" më të vogël të karbonit. Kjo përfshin:
Karta mjedisore e Canon në EMEA
<<a href="https://canon.a.bigcontent.io/v1/static/637025060358886757du-1" class="pl-link pl-link--animated pl-link--animated--fwd pl-link--animated--fwd--circle" target="_blank">Shkarkoni në PDF [75 KB] >
Standardet e prokurimit të gjelbër
Sistemi global i menaxhimit mjedisor i akredituar sipas ISO 14001
Ne ndjekim një metodë "Prodhoni - Përdorni - Ricikloni" për qëndrueshmërinë mjedisore, e cila përfshin menaxhimin e produkteve tona në mënyra që mbështesin një ekonomi ciklike - nga dizajni e deri në fundin e jetës së tyre. Metoda jonë zvogëlon po ashtu Emetimet e gazeve serë (GHG) nga aktivitetet tona dhe i ndihmon klientët tanë të zvogëlojnë emetimet e tyre nëpërmjet produkteve efikase në energji.
Ne synojmë të zvogëlojmë ndikimin mjedisor të produkteve tona pikërisht që nga fillimi i procesit të prodhimit, në mënyrë që të përdorin më pak materiale të reja të papërpunuara, të jenë më efikase për energjinë dhe të shmangim shpërdorimin gjatë gjithë jetëgjatësisë së tyre.
Lexoni më shumë >
Klientët tanë mund të kursejnë para dhe të zvogëlojnë ndikimin e tyre në mjedis duke përdorur produktet, shërbimet dhe zgjidhet tona. Novacionet dhe përmirësimet do të thonë se produktet tona përdorin më pak energji dhe më pak materiale konsumi.
Ne po menaxhojmë burimet natyrore në mënyra që kontribuojnë në ekonominë ciklike, me një theks në rritjen e shitjeve të pajisjeve të rikushtëzuara.