CANON STUDENT DEVELOPMENT PROGRAMME

KONKURSI 2021

ORGANIZATORI DHE PJESËMARRËSIT

Organizatori është Canon Europa N.V. 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB (“Organizatori”);
1. Procesori i të dhënave është Interpay Sales Promotions, IDA Business & Technology Park, Ring Road, Kilkenny, Irlandë.
2. Të gjithë kandidatët ("kandidatët") duhet të jenë të moshës 18 vjeç në datën 9 qershor 2021, duhet të kenë filluar ose përfunduar një program arsimor gjatë vitit akademik 2020-2021, ose të jenë duke marrë pjesë në praktika profesionale në agjenci ose revista brenda të njëjtës periudhë; dëshmitë për regjistrimin në institucionin arsimor ose praktikën profesionale në agjenci/revistë dhe/ose kopjet e kartës së studentit do të përcaktojë të drejtën e pjesëmarrjes dhe pranimin.
3. Punonjësit e organizatorit, kompanitë filiale të tij, familjet e tyre, agjentët dhe palët e tjera të përfshira drejtpërdrejt në këtë program dhe në sponsorizim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë.
4. Duke u regjistruar në këtë konkurs të Canon Students Digital Development Programme ("konkursi") të gjithë kandidatët konsiderohen se kanë rënë dakord dhe u nënshtrohen këtyre kushteve, përveç nëse njoftohet ndryshe me shkrim.

ÇFARË ËSHTË CANON STUDENT DEVELOPMENT PROGRAMME?

5.1 250 pjesëmarrësit e kualifikuar do të zgjidhen mes kandidatëve, me qëndrim në një prej shteteve të listuara më poshtë ose të përmendura nga një organizatë lokale e Canon: 


• Shqipëri 
• Algjeri
• Angolë
• Armeni
• Austri
• Azerbajxhan
• Bahrejn
• Bjellorusi
• Belgjikë
• Benin
• Bosnjë-Hercegovinë
• Botsvanë
• Bullgari
• Burkina-Faso
• Burundi
• Kamerun
• Kepi i Gjelbër
• Republika e Afrikës Qendrore
• Çad
• Komoros
• Kroaci
• Qipro
• Çeki
• Republika Demokratike e Kongos
• Danimarkë
• Xhibuti
• Egjipt
• Guine Ekuatoriale 
• Eritre
• Estoni
• Etiopi
• Finlandë
• Francë
• Gabon
• Gjeorgji
• Gjermani
• Ganë
• Greqi
• Guine
• Guinea-Bisau
• Hungari
• Hungari
• Iran
• Irak
• Irlandë
• Izrael
• Itali
• Bregu i Fildishtë
• Jordani
• Kazakistan
• Kenia
• Arabi Saudite
• Kosovë
• Kuvajt
• Kirgizi
• Letoni
• Liban
• Lesoto
• Liberi 
• Libi
• Lituani
• Luksemburg
• Madagaskar
• Malavi
• Mali
• Maltë
• Mauritani 
• Mauric
• Majotë
• Moldavi 
• Mal i Zi 
• Marok
• Mozambik
• Namibi
• Holandë
• Niger 
• Nigeri
• Maqedoni e Veriut
• Norvegji
• Oman
• Poloni
• Portugali
• Katar
• Republika e Kongos
• Reunion
• Rumani
• Rusi
• Ruandë
• Shën-Elenë
• Sao-Tome-e-Principe
• Arabi Saudite
• Senegal
• Serbi
• Sejshelle
• Sierra-Leone
• Sllovaki
• Slloveni
• Somali
• Afrikë e Jugut
• Sudan i Jugut
• Spanjë
• Sudan
• Suazilend
• Suedi
• Zvicër
• Siri
• Taxhikistan
• Tanzani 
• Gambi 
• Togo
• Tunizi
• Turqi
• Turkmeni 
• Ugandë
• Ukrainë
• Emiratet e Bashkuara Arabe
• Britani
• Uzbekistan
• Sahara Perëndimore
• Jemen
• Zambi
• Zimbabve

5.2 Në fund të shqyrtimit të përzgjedhurit do të bëhen "pjesëmarrës" dhe 250 studentë do të pranohen në Canon Students Digital Development Programme ("programi"). Shqyrtimet e katalogëve të prezantimit përgatitor individual nga profesionistët e sektorit do të zhvillohen në distancë ndërmjet korrikut dhe gushtit. Nga 1 deri më 4 shtator 2021 në një ambient digjital, aktivitetet kryesore për pjesëmarrësit do të përfshijnë:
• Leksione, prezantime dhe seminare të dedikuara
• Shqyrtimet e katalogëve në grup të kryera nga profesionistët e sektorit (fotografë, fotoredaktorë, kuratorë, gazetarë)
• Mundësitë për zgjerim rrjeti me përfaqësues nga sektori i imazherisë dhe i mediave të prezantuara nga Canon

5.3 Gjuha zyrtare dhe e vetme e nismës është anglishtja, nuk do të ofrohen shërbime përkthimi, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri adekuate në gjuhën angleze për të përfituar nga programi, mjetet e nevojshme dhe aftësitë adekuate për të marrë pjesë në ambientet digjitale në internet. 

5.4 Të gjithë pjesëmarrësit do t'i prezantohen organizatës lokale për shtetit përkatës të Canon.

SI TË MARRIM PJESË

6. Pjesëmarrja është e lirë. Për t'u bërë fitues dhe për t'u përzgjedhur për të marrë pjesë në program, kandidatët duhet të dorëzojnë katalogët e tyre nëpërmjet adresës (canon-europe.com/student) nga 1 prill 2021 - deri më 9 qershor 2021. Kandidatët duhet të dorëzojnë një katalog me deri në dy (2) histori/projekte, secila me një maksimum prej njëzet (20) fotografish me diçiturë.
7. Kandidatët duhet të dorëzojnë me katalogun dhe dokumentacionin shtesë (PDF) që lidhet me historinë/projektin ose studimet e tyre që përfshijnë:
• CV;
• Deklaratën e motivimit për të marrë pjesë në program;
• kur është e mundur, një letër rekomandimi nga pedagogu/fakulteti/agjencia/revista;
• Kartën e studentit dhe/ose konfirmim nga fakulteti/universiteti (ose praktika profesionale e agjencisë/revistës) që vërteton regjistrimin në vitin akademik 2020-2021.

8. Regjistrimet e paplota, të pavlefshme ose të papërshtatshme, ose regjistrimet e marra pas datës së mbylljes së 9 qershorit 2021, 23:59 (GMT) nuk do të jenë të pranueshme për pjesëmarrje në program;
Vetëm nga kandidatët e përzgjedhur për t'u bërë pjesëmarrës, do të kërkohet të dorëzojnë në vijim ndërmjet 18 qershorit dhe jo më vonë se 30 qershorit 2021:
• Konfirmimin e pjesëmarrjes në program;
• Foto të pasaportës dhe/ose letërnjoftimit për qëllime të verifikimit të moshës së tyre.

Në rast se pjesëmarrësit nuk e konfirmojnë pjesëmarrjen dhe/ose nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda 30 qershorit 2021, afati i kualifikimit në program përmbyllet.

KËRKESAT E DORËZIMIT

9. Të gjitha fotot duhet të jenë origjinale dhe të shkrepura nga kandidati.

10. Fotot/materialet e paraqitura nga kandidatët nuk duhet të përmbajnë:

i. çfarëdo që mund të konsiderohet në ndonjë mënyrë e paligjshme apo që mund të shkelë të drejtat e ndonjë pale të tretë;

11. Kandidatët gjithashtu bien dakord që të kontaktohen nga organizatori dhe delegatët e tij për qëllimet e administrimit të konkursit ose nëse organizatori dëshiron të diskutojë çfarëdo përdorimi tjetër të fotove të dorëzuara në konkurs.

12. Organizatori ruan të drejtën të skualifikojë regjistrimet e paplota apo të palexueshme, apo që përndryshe nuk plotësojnë kërkesat e mësipërme.

GARANCITË

13. Duke dorëzuar regjistrimin e vet, kandidati garanton që: 
1. Kandidati është autori i vetëm i fotografive; 
2. Kandidati është titullari i të drejtave të pronësisë intelektuale në fotografi; 
14. Organizatori garanton që:
1. Do të veprojë brenda fushës së të drejtave të dhëna dhe/ose në përputhje me kushtet e këtushme.
2. Organizatori mund të dëshirojë të përdorë emrin tuaj dhe fotot e përzgjedhura për qëllime reklamimi, promovimi dhe publiciteti për Canon, Student Digital Development Programme dhe nisma të tjera arsimore të Canon pa kompensim të mëtejshëm. Në këtë rast, organizatori do të kontaktojë pjesëmarrësin për të kërkuar lejen e pjesëmarrësit në përputhje me dispozitën 11. Kjo leje nuk mund të pengohet në mënyrë të paarsyeshme.

PËRZGJEDHJA

15. Pas datës së mbylljes së 9 qershorit 2021, një panel i pavarur i përbërë nga punonjës të Canon dhe/ose profesionistë të tjerë të sektorit do të përzgjedhë pjesëmarrësit nga të gjitha kandidaturat, të cilët do të pranohen në Canon Students Digital Development Programme 2021. Dorëzimet do të shqyrtohen në bazë të: aftësive dokumentare dhe narrative të katalogëve, autenticitetit, linjës narrative, CV-së, deklaratës së motivimit, letrës së prezantimit dhe cilësisë së përgjithshme të katalogut.

16. Pjesëmarrësit e kualifikuar me dorëzimet e kualifikuara do të zgjidhen dhe do të njoftohen për rezultatin e shqyrtimit brenda 30 qershorit 2021.

ÇMIMI

17. Studentët e përzgjedhur, pjesëmarrësit, do të marrin pjesë në Canon Student Digital Development Programme dhe do të kenë mundësinë e aksesit në në leksione të dedikuara, të marrin komente për katalogët e tyre dhe të lidhen me profesionistët e sektorit të gjitha këto në një format digjital ("çmimi").

18. Canon ruan të drejtën ta publikojë emrin, qytetin dhe shtetin e pjesëmarrësve ose të publikojë prezantimin e dhënies së çmimit pas datës së programit. Nëse pjesëmarrësi nuk dëshiron që të publikohen detaje të tilla, duhet të njoftojë organizatorin në kohën e njoftimit të pranimit.

19. Çmimi nuk është i transferueshëm dhe asnjë alternativë parash apo kredie nuk do të zëvendësohet me çmimin e ofruar. Nëse çmimi i ofruar është i padisponueshëm për shkak force madhore, organizatori ruan të drejtën ta modifikojë programin.

20. Organizatori nuk do të konsiderohet në shkelje të këtyre kushteve, as përgjegjës për vonesat në kryerjen apo për moskryerjen e ndonjë prej detyrimeve të veta sipas këtyre kushteve, nëse një vonesë apo moskryerje e tillë rezulton nga aktivitete, rrethana apo shkaqe përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, duke përfshirë mes të tjerash zjarrin, përmbytjet, embargot për shkak të epidemive, luftën, veprimet luftarake (qofshin me shpallje lufte ose jo), aktet terroriste, kryengritjet, demonstratat, trazirat civile, grevat, mbylljet e punës apo trazira të tjera në sektorët e punës, forcat madhore apo aktet, mangësitë apo vonesat në veprim nga ndonjë autoritet qeveritar ("forcë madhore").
21. Kur pranohen, studentët e përzgjedhur pjesëmarrës duhet të jenë në dispozicion për të marrë pjesë edicionin 2021 të Canon Students Digital Development Programme gjatë 1-4 shtatorit 2021. 
22. Çfarëdo pranimi i refuzuar apo i pakonfirmuar mund t'i ofrohet kandidatit sipas gjykimit absolut dhe të vetëm të organizatorit.

TË DHËNAT PERSONALE

23. Canon Europa N.V., 59 Bovenkerkerweg, 1185 XB është kontrollori i të dhënave në lidhje me çfarëdo të dhënash personale të dorëzuara nga kandidatët. Të dhënat personale të dorëzuara ruhen në mënyrë të sigurt dhe mund të transferohen në një server të sigurt jashtë ZEE-së.
24. Të dhënat personale të mbledhura nga kandidatët i nënshtrohen politikës së privatësisë të konsumatorit të Canon https://myid.canon/canonid/#/policy?ui_language=en-GB.

KLAUZOLË

25. Canon ruan të drejtën të refuzojë respektimin e çfarëdo kandidature apo rikuperimin e vlerës së plotë të cilitdo çmimi nëse gjykon se ka pasur një abuzim ose shkelje të kushteve të këtij konkursi.

26. Organizatori nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, dëmtim apo lëndim të ndonjë natyre të shkaktuar apo të pësuar nga ndonjë pjesëmarrës në këtë konkurs. Megjithatë, asgjë në këto rregulla nuk do ka fuqinë të përjashtojë apo kufizojë përgjegjësinë e organizatorit për lëndimet personale ose vdekjen e shkaktuar nga neglizhenca e provuar e punonjësve apo e kontraktorëve të tij.

27. Në rast të një mosmarrëveshjeje mbi interpretimin ose zbatimin e rregullave për çfarëdo çështje në lidhje me konkursin, vendimi i drejtuesve të organizatorit është përfundimtar dhe nuk do të ketë asnjë korrespondencë.
28. Çfarëdo takse e vendosur nga qeverisja vendore për një pjesëmarrës individual si rezultat i pjesëmarrjes së pjesëmarrësit në fjalë në program, do të kompensohet nga organizatori (ose filiali i tij për vendin, sipas rastit).

JURIDIKSIONI

29. Këto kushte dhe çfarëdo mosmarrëveshje që rrjedh nga apo në lidhje me to do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Holandës dhe do t'i nënshtrohen juridiksionit joekskluziv të gjykatave të Amsterdamit.

Versioni I, përditësuar më [8 mars 2021]

Mund t'ju interesojë edhe

Mësoni më shumë për kompletet dhe aksesorët e ndryshëm që mund t'ju ndihmojnë të shkoni nga studentë në profesionistë.