CanoScan LiDE 120

Kap me lehtësi fotot dhe dokumentet me rezolucion të lehtë në shtëpi me këtë skaner të lirë, elegant dhe kompakt. Kënaquni me skanimin e shpejtë dhe direkt në shërbimet cloud duke përdorur kompjuterin tuaj.

Përfitimet

  • Provoni skanimet me rezolucion të lartë deri në 2400 x 1800 dpi me sensorin CIS.
  • Kap foto me detaje të jashtëzakonshme dhe ngjyra të sakta falë thellësisë të ngjyrave prej 48-bit
  • Kurseni kohë me skanimin A4 me ngjyra prej 300 dpi të bërë në vetëm 16 sekonda.
  • Provoni lirinë e skanimit direkt në shërbimet cloud duke përdorur kompjuterin tuaj
  • Përdoreni me lehtësi falë 4 butonave EZ me një prekje
  • Theksoni tekstin, grafiqet dhe imazhet veçmas në dokumentet e skanuara duke përdorur teknologjinë Auto Document and Photo Fix.
  • Njohje e menjëhershme e dokumentit me një klikim duke përdorur Auto Scan
  • Energji dhe lidhje duke përdorur vetëm një kabëll USB për të minimizuar rrëmujën në tavolinë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon CanoScan LiDE 120

Skanim me cilësi të lartë


Kujdesuni pa u munduar për të gjitha nevojat e skanimit të fotografive dhe dokumenteve në shtëpi me këtë skaner të lirë me cilësi të lartë. Ofron rezolucion të lartë skanimi deri në 2400 x 4800 dpi me një sensor CSI; duke kapur tekst të qartë, fotografi të pastra me një nivel të jashtëzakonshëm detajesh de ngjyra të sakta falë thellësisë të ngjyrave 48-bit. Skanimi është edhe i shpejtë, me një skanim A4 prej 300 dpi në vetëm 16 sekonda.

Lidhje në cloud


Skano dhe dërgon me lehtësi dokumente me cilësi të lartë dhe foto të detajuara në shërbimet cloud si për shembull Evernote dhe Dropbox duke përdorur kompjuterin tuaj.

Elegant dhe praktik


Skanoni me stil. Ky skaner ultra-kompakt dhe elegant nuk do t'ju marrë shumë hapësirë dhe duket shumë bukur në shtëpi. Mund të skanoni me lehtësi të gjithë llojet e dokumenteve - përfshirë librat - pa kompromentuar ndërtimin elegant, falë një kapaku të avancuar të integruar.

Përdorim i thjeshtë me një prekje


Kontrolloni skanimet me shumë lehtësi falë 4 butonave EZ me një prekje. Skanoni foto dhe dokumente vetëm me një klikim të thjeshtë duke përdorur butonin Auto Scan i cili njeh automatikisht origjinalin dhe rregullon parametrat sipas nevojës. Mund të krijoni menjëherë PDF, fotokopje dhe email vetëm me një prekje të butonit duke përdorur butonat e dedikuar.

Përmirësime imazhi që ju kursejnë kohë


Riktheni dhe përmirësoni fotografitë tuaja vetëm me një klikim. Mund të provoni korrigjimin prej eksperti në të qindtat e sekondës, duke reduktuar automatikisht pluhurin dhe gërvishtjet dhe duke rivendosur bukur ngjyrat e zbehura në fotografitë e vjetra me Dust and Scratch Removal. Për më tepër mund të theksoni veçmas tekstin, grafiket dhe imazhet në dokumentet e skanaura duke përdorur Auto Document Fix. Veçori të tjera që kursejnë kohë përfshijnë Auto Photo Fix II dhe Solution Menu EX.

Lidhje minimale kabllosh


Mbajini kabllot dhe tavolinën të pastra në minimum falë një kablli të vetëm USB i cili jep energji dhe bën gjithashtu lidhjen.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon CanoScan LiDE 120, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Scanning resolution in dots per inch

Rezolucionin të skanimit në pika për inç

Send to cloud

Dërgo në cloud

No power connection required

Furnizimi me energji nuk kërkohet

A4 colour document scan speed

Shpejtësi e skanimit A4 me ngjyra

One touch operation

Përdorimi i thjeshtë me ekranin me prekje

Scan thick documents or magazines

Skanoni dokumente të trasha ose revista

PDF files creation function

Funksion për krijimin skedarë PDF

  • Njësia e skanerit – CanoScan LiDE 120
  • Kabllo USB
  • CD-ROM konfigurimi, Manualet dhe dokumentet e tjera, (CD vetëm për Windows)

Produktet që kanë lidhje