Canon imageFORMULA P-208II

imageFORMULA P-208II

Skaneri portativ kompakt dhe elegant P-208II është zgjedhja perfekte për zyrtarët që udhëtojnë dhe për përdoruesit shtëpiakë. ADF me 10 fletë dhe skanimi dupleks me shpejtësi të lartë siguron që të ruhet gjithmonë produktiviteti.

Canon imageFORMULA P-208II

Përfitimet

  • Ultra-kompakt, i lehtë dhe praktik
  • Skanim produktiv 16ipm me dy anë me ADF me 10 fletë
  • Mbështet skanimin e kartave të stampuara dhe fotografive
  • Përdorim i lehtë, intuitiv lidh-dhe-skano
  • I pajtueshëm me Mac dhe Windows
  • Njësi opsionale Wi-Fi WU10 e disponueshme

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageFORMULA P-208II

Skanim portativ shumë produktiv


P-208II i vogël siguron shpejtësi mahnitëse skanimi në dy anë deri në 16ipm. ADF e integruar me 10 fletë siguron skanim grupi për më shumë produktivitet: perfekt për të skanuar kontrata dhe dokumentet e shoqëruara. Mund të udhëtoni lehtë me P-208II pasi ka një madhësi pak më të madhe se një vizore dhe peshon vetëm 600g. I furnizuar me energji direkt nga USB, ndihmon për të ruajtur një ritëm të lartë pune kudo në shtëpi ose në rrugë.

Lehtësi lidh-dhe-skano edhe kur je në lëvizje


P-208II elegant, kompakt dhe shumë i lehtë siguron lehtësira të vërteta lidhe-dhe-skano. Me CaptureOnTouch Lite të integruar, dhe pa softuerë ose drajverë të tjerë për t'u shkarkuar, thjesht mund të lidhni, skanoni dhe të ikni. Funksionet e skanimit dhe një ndërfaqe e përmirësuar përdoruesi me bazë ikonash do të thotë se mund të gëzoni një eksperiencë skanimi edhe më intuitive. Një mundësi e madhe zgjedhjesh të plugin-ëve për SugarSync, OneDrive dhe Dropbox, së bashku me Google Drive™, Evernote dhe SharePoint, e bëjnë të lehtë të punoni me mjetet tuaja të preferuara softuerike.

Skanoni dokumente të ndryshme.


P-208II mund të skanojë një sërë mediash, nga A4 deri në dokumentet me përmasa të çrregullta si kartat e stampuara, prandaj është perfekt për përdoruesit në lëvizje. Jini të organizuar në shtëpi dhe krijoni hapësirë duke skanuar faturat e shtëpisë; ose ruani kujtimet tuaja në mënyrë digitale duke skanuar fotografitë e vjetra me cilësi të lartë, duke përdorur një veçori të veçantë që riprodhon imazhet sa më afër që është e mundur me origjinalin.

Përpunim imazhi i lehtë për t'u përdorur


Gama e veçorive të përpunimit të P-208II përfshin zbulimin automatik të ngjyrave, njohjen e orientimit të tekstit dhe përforcimin e tekstit - për të siguruar imazhe me cilësi të lartë dhe për të kursyer kohë të vlefshme. Për skanimin e lehtë dhe intuitiv, përdorni veçorinë Full Auto e cila aplikon automatikisht parametrat më të mira për dokumentin tuaj. Thjesht vendosni dokumentet tuaja dhe skanoni!

Skanim elastik pa tela


Për të pasur lirinë e skanimit nga kudo ku jeni, kombinoni P-208II me WU10 Wi-Fi opsional dhe baterinë. Përdoreni për të skanuar pa tela dokumente direkt në smarftonin, tabletin ose kompjuterin tuaj, ose për të ndarë skanerin me një grup përdoruesish ose pajisjesh përmes një serveri rrjeti ose routeri shtëpie.

CaptureOnTouch Mobile


Aplikacioni i fuqishëm CaptureOnTouch mobile ju jep mundësinë të skanoni direkt në pajisjen tuaj iPhone®, iPad® ose Android. Kurseni kohë të vlefshme me skanimin me dy anë dhe me një kalim. Ky aplikacion falas është i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA P-208II, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

8-ppm

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

10-sheet-ADF

Futës automatik i dokumentit

Daily Scanning Volume

Vëllimi i përditshëm i skanimit

USB connection

Lidhje USB

Double-sided scanning

Skanim dyanësh

Windows & Mac compatible

I përputhshëm me Windows dhe Mac

Tilting control panel

Skanim i lehtë dhe me intuitë

10-sheet-ADF

lidhni dhe lexoni

Wi-Fi Option

Opsioni Wi-Fi

  • Skaneri

  • Disku i parametrizimit

  • Udhëzuesi i parametrizimit

  • Kabllo USB

Video P-208II

Mësoni dhe eksploroni

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

capture-on-touch.jpg

CaptureOnTouch 3

Me ndërfaqen praktike për përdoruesin CaptureOnTouch mund të skanoni me lehtësi dokumente në arkiva dixhitale dhe t'i ruani ose t'i dërgoni në destinacione të shumta, duke përfshirë shërbimet në renë kompjuterike. Krijoni skedarë PDF ku mund të kërkoni duke përdorur teknologjinë e integruar OCR.

Përputhshmëria: Windows, Mac

CaptureOnTouch Lite

Softueri CaptureOnTouch Lite është i integruar te skaneri, për mundësi lëvizjeje dhe komoditet maksimal. Ai lejon mundësinë e shpejtë dhe të lehtë të lidhjes, pa pasur nevojë të instaloni asnjë program drejtues ose softuerë të aplikacioneve. Thjesht lëvizeni çelësin e skanerit Auto Start (Nisja automatike) te pozicioni ON (Aktiv), lidheni me një kompjuter Windows ose MAC dhe ai është gati për të skanuar.

Përputhshmëria: Windows, Mac

capture-on-touch-lite.png

Aplikacion Mobile Scanning

capture-on-touch-mobile.png

CaptureOnTouch Mobile*

CaptureOnTouch Mobile është një aplikacion i lehtë në përdorim dhe pa pagesë që ju lejon të skanoni nga skanerë të caktuar imageFORMULA të Canon drejtpërdrejtë në pajisjet celulare nëpërmjet rrjetit Wi-Fi.

  • Kurseni kohë me skanimin në dy anë të dokumenteve në një kalim të vetëm
  • Krijoni skanime profesionale me zbulimin automatik të madhësisë së dokumentit, drejtimin e fletës dhe fshirjen e faqeve bosh
  • I disponueshëm për platformën Android si dhe në iPhone dhe iPad

*Kërkon njësinë opsionale WU10 me Wi-Fi

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

Presto BizCard

Mos i humbisni kurrë lidhjet me kontaktet tuaja të biznesit, falë Presto! Softueri BizCard pvr skanerin tuaj. Ai ju ndihmon të konvertoni me shpejtësi dhe me lehtësi informacionet e rëndësishme të kontaktit nga kartëvizitat në një bazë të dhënash dixhitale ku mund të kërkoni dhe ta modifikoni, e cila mund të menaxhohet dhe të sinkronizohet me lehtësi.
Përputhshmëria: Windows, Mac

Paketa e zhvilluesve të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.