Canon imageFORMULA P-208

imageFORMULA P-208

Skaneri P-208 kompakt dhe me stil është zgjedhja perfekte për përdoruesit që udhëtojnë dhe përdoruesit në shtëpi. Një ADF me 10-fletë dhe një skanim dupleks me shpejtësi të lartë sigurojnë që produktiviteti të ruhet gjithmonë.

Përfitimet

  • Ultra-kompakt, i lehtë dhe i shkathët
  • Skanim produktiv 16ipm në dy anë me ADF me 10-fletë
  • Suporton skanim të kartave të stampuara dhe fotografive
  • Operim i lehtë, intuitiv dhe lidh-dhe-skano
  • I pajtueshëm me Mac dhe Windows
  • Njësi opsionale Wi-Fi WU10 e disponueshme

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageFORMULA P-208

Skanim i lëvizshëm shumë produktiv


Skaneri i vogël P-208 sjell shpejtësi të larta skanimi në dy anë deri në 16ipm (B&Z). ADF e integruar me 10-fletë mundëson skanim grumbujsh për më shumë produktivitet: perfekte për të skanuar kontrata dhe dokumente të shoqëruara. Mund të udhëtoni me P-208 të lehtë pasi ka një gjurmë që është pak më e madhe se një vizore e zakonshme dhe peshon vetëm 600g. I fuqizuar direkt me USB, ju ndihmon të ruani një normë pune të lartë kudo në shtëpi ose në rrugë.

Lehtësi lidh-dhe-skano në lëvizje


P-208 me stil, kompakt dhe shumë i lehtë siguron lehtësi të vërtetë lidh-dhe-skano. Në metodën 'AutoStart}, lidheni skanerin me anë të USB në kompjuterin tuaj Windows ose Mac dhe softueri i imazheve i integruar CaptureOnTouch Lite hapet menjëherë. Jeni gati të skanoni në momente pa softeurë ose drajvera të tjerë.

Skanoni dokumente të ndryshme


P-208 mund të skanojë një shumëllojshmëri mediash, nga A4 deri në dokumentet me përmasa të parregullta si kartat e stampuara, kështu është aksesori perfekt për përdoruesit në lëvizje. Jini të organizuar në shtëpi dhe lironi hapësirë duke skanuar faturat tuaja të shtëpisë; ose ruani kujtimet tuaja duke skanuar fotografitë tuaja të vjetra në cilësi të lartë, duke përdorur një veçori të veçantë që riprodhon imazhet sa më afër origjinalit të tyre.

Përpunim imazhesh i lehtë për tu përdorur


Gama e veçorive të P-208 për përpunimin e imazheve përfshin zbulimin automatik të ngjyrave, njohjen e orientimit të tekstit dhe zgjerimin e tekstit - për të sjellë imazhe me cilësi të lartë dhe për të kursyer kohë të çmuar. Për skanim të lehtë dhe intuitiv përdorni Metodën e Plotë Automatike e cila aplikon cilësimet më të mira për dokumentin tuaj. Thjesht ngarkoni dokumentet tuaja dhe skanoni!

Skanim fleksibël wireless


Për lirinë e skanimit kudo që të jeni, kombinoni P-208 me njësinë opsionale WU10 të Wi-Fi dhe baterisë. Përdoreni për të skanuar pa kabllo dokumentet direkt në smartphone, tablet ose kompjuterin tuaj, ose ndani skanerin me grupet e përdoruesve ose pajisjet me anë të një serveri rrjeti ose routeri në shtëpi.

CaptureOnTouch Mobile


Lidheni P-208 me Njësinë WU10 opsionale për ët përdorur aplikacionin e Canon CaptureOnTouch Mobile për të skanuar direkt në pajisjen tuaj iPhone®, iPad® ose Android. Kurseni kohë të çmuar me veçoritë që përfshijnë skanimin në dy anë me një kalim të dokumentit. Mjetet e përparuara të përpunimit të imazhit, si zbulimi automatik i përmasës të dokumentit, rregullimi automatik dhe fshirja e faqeve bosh ju ndihmojnë të arrini vazhdimit cilësi superiore të imazhit. Ky aplikacion falas është i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA P-208 , veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ADF

Furnizues automatik dokumentesh

USB connection

Lidhje USB