Canon imageFORMULA DR-M140

imageFORMULA DR-M140

Me një dizajn të fortë, kompakt dhe një shteg letre me rrotullim-U, tiparet inteligjente të imageFORMULA DR-M140 e bëjnë atë një rritës të shkëlqyeshëm të rendimentit në departamentet dhe grupet e punës në zyrat e ngarkuara.

DR-M140 detail image

Përfitimet

  • Dizajn kompakt, i gjithanshëm me rrugë të përzgjedhshme të letrës
  • Skanim i shpejtë me ngjyrë prej deri në 80 inm me 300dpi
  • Ndërtimi i fortë trajton deri në 6.000 skanime/ditë
  • Tipare të përpunimit të imazhit me cilësi të lartë
  • Paketa profesionale e programeve kompjuterike përfshin eCopy PDF Pro Office.

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageFORMULA DR-M140

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-M140, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

icon

Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)

Automatic document feeder

Futës automatik i dokumentit

Daily Scanning Volume

Vëllimi i përditshëm i skanimit

Double-sided scanning

Skanim dyanësh

Windows & Mac compatible

I përputhshëm me Windows dhe Mac

icon

Skanimi efikas në grup

Tilting control panel

Skanim i lehtë dhe me intuitë

eCOPY

Krijimi dhe modifikimi i skedarëve PDF

USB connection

Cilësi e përmirësuar e imazhit

  • Skaneri
  • Disku i parametrizimit
  • Disku Kofax VRS
  • Disku eCopy PDF Pro
  • Dokumentacionet
  • Kabllo USB
  • Adaptori AC
  • Kabëll energjie

DR-M140 Video

Softueri i përfshirë

Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.

Aplikacionet e Canon

Capture on Touch

CaptureOnTouch 3

Me ndërfaqen praktike për përdoruesin CaptureOnTouch mund të skanoni me lehtësi dokumente në arkiva dixhitale dhe t'i ruani ose t'i dërgoni në destinacione të shumta, duke përfshirë shërbimet në renë kompjuterike. Krijoni skedarë PDF ku mund të kërkoni duke përdorur teknologjinë e integruar OCR.

Përputhshmëria: Windows

Capture Perfect

Një aplikacion i fuqishëm që ju lejon të skanoni me shpejtësi dhe me efikasitet dokumente në grupe. Ai ofron opsione të përparuara për rezultatin bashkë me pamjet në shumë dritare dhe në miniaturë.

  • Merrni gjithmonë dokumente dixhitale me precizion të lartë me një gamë veçorish që drejtojnë faqet, që përmirësojnë lexueshmërinë dhe qartësinë
  • Skanoni drejtpërdrejt në email, PDF, skedarë ose prezantime me prekjen e një butoni
  • Regjistroni punët rutinë dhe modifikoni, risistemoni ose menaxhoni me lehtësi skedarët
  • Mbështetja e Kofax VRS

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >
capture_perfect.jpg
CaptureOnTouch Pro

CaptureOnTouch Pro

Ky skaner vjen me CaptureOnTouch Pro, softueri i skanimit i lehtë në përdorim dhe me cilësi profesionale nga Canon. Regjistroni dhe klasifikoni me lehtësi skanime në grupe, integroni skanerin tuaj Canon me flukset e punës dhe dokumenteve dhe biznesin tuaj, dhe rritni produktivitetin tuaj.

Përputhshmëria: Windows

Mësoni më shumë >

Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve

eCOPY

Një aplikacion i fuqishëm dhe i lehtë në përdorim për shikimin, krijimin, modifikimin dhe konvertimin e skedarëve PDF. eCopy ofron aftësitë e plota për udhëzimin, shënimin dhe modifikimin, duke përfshirë krijimin e formularëve plotësues me njohjen automatike të fushave të formularëve. Përfshihet po ashtu një paketë e plotë e mjeteve të sigurisë dhe të nënshkrimit të dokumenteve.
Përputhshmëria: Windows



Kofax VRS

Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
Përputhshmëria: Windows

Paketa e zhvilluesve të softuerëve

BSDP

Programi ynë për zhvilluesit e zgjidhjeve të biznesit (BSDP) është i përcaktuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e aplikacioneve për gamën e produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.