imageFORMULA DR-M1060
Një skamer A3 praktik dhe ultra kompakt me kthesë U dhe kalim letre të drejtpërdrejtë. DR-M1060 është perfekt për të skanuar mirë lloje të ndryshme dokumentesh deri në përmasë A3 ndërkohë duke konsumin printimit të ulët.
Përfitimet
- Skaner A3 ultrakompakt
- Kalim me kthesë U dhe i drejtpërdrejtë për të kaluar dokumente të ndryshme
- Skanim produktiv deri në 120ipm
- Ndërtim me furnizim nga para për furnizim të lehtë me letër
- Softuer i fuqishëm përfshirë Kofrax VRS
- Shtoni me lehtësi Skanerë Flatbed ose një Modul Barkodi
Veçoritë e detajuara
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageFORMULA DR-M1060
Jashtëzakonisht kompakt
DR-M1060 është një skaner A3 shumë kompakt - ideal në departamente korporatash ose zyra dege të decentralizuara të cilat kanë hapësirë të kufizuar në tryeza por kërkojnë skanim A3. Përdoruesit do ta çmojnë punimin e rehatshëm dhe të lehtë të ndërtimit me furnizim dhe dalje nga para.
Kapje e letrës e besueshme dhe e gjithanshme
Kthesa U dhe kalimi i letrës i përzgjedhshëm i drejtpërdrejtë me mekanizëm furnizimi të fortë lejon për skanim të mirë të një sërë lloje mediash, përfshirë kartat e stampuara, mediat e holla dhe të trasha ose dokumentet 3m të gjata. Me përdorimin e metodës Folio është e mundur gjithashtu të skanohen dokumente me përmasë A1. DR-M1060 përfshin një sërë teknologjish për kapen e mirë të letrës. Zbulimi ultrasonik i letrës ndihmon për të mos humbur imazhet, ndërsa veçoria Double Feed Release (DFR) pakëson ndërprerjet duke i lejuar përdoruesit të injorojnë dhe vazhdojnë skanimin me shpejtësi në raste të veçanta.
Skanim shumë produktiv
DR-M1060 është jashtëzakonisht produktiv me shpejtësi skanimi ultra të shpejtë deri në 120ipm (A4( dhe një furnizues dokumentesh me 80 fletë. Përveç përmasës së tij të vogël është ndërtuar për ngarkesa pune të mëdha prej deri në 7,500 dokumentesh në ditë.
Përpunim imazhesh perfekt në çdo rast
Shijoni rezultate imazhi perfekte me veçoritë e avancuara të përpunimit të imazhit të DR-M1060, të tilla si përforcimi i avancuar i tekstit i cili prodhon imazhe të lexueshme qartë edhe nga tekstet origjinale të zbehta. Tipare shtesë si Zbulimi Automatik i Ngjyrave, Madhësia Automatike dhe Korrigjimi i Pjerrësisë, Korrigjimi i Orientimit të Tekstit dhe Heqja e Personalizuar e Ngjyrës përmirëson më tej cilësinë dhe vazhdimësinë e imazhit.
Program kompjuterik i përfshirë për të përmirësuar rendimentin
Shijoni skanimin e shpejtë dhe të lehtë me softuerin CaptureOnTouch për detyrat ad-hoc dhe ato rutinë. Për të skanuar grupe më të mëdha dokumentesh, CaptureOnTouch Pro është ideal, me pamjet e tij me shumë dritare dhe me miniatura, plus opsione elastike si skanim-në-dosje, email dhe SharePoint. DR-M1060 vjen gjithashtu me eCopy PDF Pro Office dhe Kofax VRS (përshirë AIPE).
Ekstra opsionale
DR-M1060 vjen me një sërë aksesorësh opsionalë për të ruajtur një nivel të lartë produktiviteti. Skanoni libra të lidhur, gazeta dhe media delikate me të dy njësitë Flatbed Scanner A4 dhe A3 opsionale. Këto njësi skanimi dyshe me shtrat të sheshtë të lidhura me USB punojnë njëkohësisht me DR-M1060, duke ju lënë të aplikoni mirë të njëjtat veçori të përforcimit të imazhit në çdo skanim. Një Modul Barkodi 2D është gjithashtu i disponueshëm i cili mundëson njohjen e kodeve QR, formateve PDF417 dhe Data Matrix përmes drajverëve ISIS/TWAIN.
Specifikimet e produktit
Zbuloni më shumë për Canon imageFORMULA DR-M1060, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Shpejtësia e skanimit A4 (në një anë)
Futës automatik i dokumentit
Deri në 7,000 skanime/ditë
Skanimi në A3 në të dy anët
Lidhje USB
Skanim i lehtë dhe me intuitë
Cilësi e përmirësuar e imazhit
Softueri i përfshirë
Mësoni më shumë mbi softuerët e përfshirë me këtë skaner.
Programet e Canon
CaptureOnTouch Pro
Ky skaner vjen me CaptureOnTouch Pro, softueri i skanimit i lehtë në përdorim dhe me cilësi profesionale nga Canon. Regjistroni dhe klasifikoni me lehtësi skanime në grupe, integroni skanerin tuaj Canon me flukset e punës dhe dokumenteve dhe biznesin tuaj, dhe rritni produktivitetin tuaj.
Pajtueshmëria: Windows
Aplikacionet nga zhvillues të tjerë të softuerëve
Kofax VRS
Softueri i përpunimit të imazheve VRS, kryesor në këtë industri, zvogëlon kohën e duhur për përgatitjen manuale të dokumenteve, përmirëson cilësinë e imazheve të skanuara dhe maksimalizon rendimentin e skanerëve me vëllime të larta. Përmirësimi i lexueshmërisë dhe vlerat më të larta të njohjes OCR rrisin produktivitetin.
Përputhshmëria: Windows
Paketa e zhvilluesve të softuerëve
Canon Developer Programme është i dedikuar për t'ju dhënë akses në një gamë informacionesh teknike për të ndihmuar në zhvillimin e programeve për gamën tonë të produkteve të biznesit. Për më shumë informacione për paketat tona SDK, vizitoni faqen e uebit të Programit të zhvilluesve të Canon.