Pult PTZ

Canon RC-IP100

Panoramoni, anoni dhe zmadhoni figurën pa vështirësi me këtë pult të cilësisë së lartë që vjen me një levë shumëfunksionale dhe ekran intuitiv me prekje për komandim të lehtë të deri në 100 kamera përmes IP.

  • Komandoni deri në 100 kamera në distancë

    Një konfigurim me shumë kamera përmes IP është i lehtë me RC-IP100 dhe ofron kontroll të deri në 100 njësive PTZ me vetëm një operator dhe kabllo LAN, duke e bërë efikas prodhimin në distancë.

  • Menaxhoni dhe rregulloni me thjeshtësinë e majës së gishtit

    Një ekran intuitiv me prekje 7 inç (17.78 cm) mundëson ndërrimin e lehtë midis kamerave, si dhe menaxhim të shpejtë të cilësimeve të fokusit, balancës së të bardhës, shpejtësive të shkrehësit dhe shumë më tepër.

  • Precizion perfekt me një levë shumëfunksionale

    Leva shumëfunksionale mundëson rregullimin e saktë të lëvizjeve dhe të cilësimeve të kamerës, ndërsa kapësja e kontrollit në krye të levës mundëson zmadhimin, fokusimin dhe kontrollin e iridës.

  • Zmadhim i saktë për shkrepje perfekte

    Një mekanizëm profesional i lëvizjes së zmadhuesit mundëson rregullime precize niveli së gjeri deri tele dhe ju lejon të zmadhoni me të njëjtën shkallë të lartë kontrolli siç shihet në kamerat profesionale.

  • Caktoni dhe detajoni me komanda të personalizuara

    Me dy butona të caktuar nga përdoruesit, si dhe dy butona funksioni të dedikuar dhe butonin e rregullueshëm të kontrollit në levë, përdoruesi mund të optimizojë konfigurimin e vet për një gamë të gjerë skenarësh shkrepjeje.

  • Menaxhoni deri në 100 pozicione të ruajtura

    Caktoni deri në 100 kënde të paracaktuara për kamerën duke përdorur ekranin me prekje 7” dhe përdorni funksionin gjurmimit për të lejuar regjistrimin e deri në dhjetë lëvizjeve të ndryshme (panoramim, anim, zmadhim) të cilat mund të riprodhohen me prekjen e një butoni.

  • Lidhshmëri fleksible

    Pajisur me integrim serial dhe LAN, kontrolli mbi kamerat PTZ përmes IP bëhet më i lehtë dhe më intuitiv, duke ju dhënë liri më të madhe në kontrollimin e konfigurimit tuaj.

MBËSHTETJA

Program i ri i integruar për EOS C70

Me programin e integruar më të fundit për EOS C70 dhe Canon XC Protocol të zhvilluar rishtas, tani mund ta inkorporoni EOS C70 në një zgjidhje me shumë kamera me telekomandë.

Specifikimet

  • Ekran me prekje 7 inç

    Për ndërrim të lehtë mes deri në 100 kamerash dhe cilësimesh

  • Levë shumëfunksionale

    Rregulloni me saktësi lëvizjet e kamerës

  • Mekanizëm rrotullues profesional zmadhimi

    Për rregullime të shtruara dhe precize në nivel nga së gjeri në tele

  • Kontrolle të personalizueshme

    Butona të caktueshëm nga përdoruesi dhe buton i personalizueshëm komandimi

  • Lidhshmëri fleksible

    Integrim serial dhe LAN

RC-IP100

Çfarë ka në kuti

  • Njësia kryesore e RC-IP100

  • Kapësja e telave

  • Vida

  • Ushqyesi

  • Kabllo AC

Produktet e lidhura

  • Kamerat PTZ

    CR-X500

    Me një kasë robuste dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike plus rezolucionin 4K UHD, zmadhimin optik 15x, 12G-SDI dhe Dual Pixel CMOS AF, modeli CR-X500 është kamera ideale PTZ për produksion distance dhe monitorim.
  • Kamerat PTZ

    CR-N500

    Me një zmadhim optik 15x, kapacitet shkrepjeje në 4K UHD dhe vetëfokusim Dual Pixel me opsionin e gjurmimit automatik inteligjent, CR-N500 mundëson komandim preciz dhe transmetim pa ndërprerje IP me rezultate të jashtëzakonshme.
  • Kamerat PTZ

    CR-N300

    Pajisur me rezolucion 4K UHD, një zmadhim optik 20x, vetëfokusim hibrid me opsionin për gjurmim automatik inteligjent, protokolle të shumta transmetimi dhe komandimi me IP, mund ta angazhoni audiencën tuaj në mënyra të reja.
  • Kamerat PTZ

    CR-N100

    Kamerë e shpejtë 4K PTZ me vetëfokusim të avancuar, zmadhim optik 20x dhe protokolle të shumta IP me opsionin e gjurmimit automatik inteligjent.
  • Pult PTZ

    RC-IP1000

    Pult profesional PTZ me ekran me prekje 7 inç, i cili ofron kontroll preciz dhe monitorim të videos në rrjet IP për deri në 200 pamje
  • Pult softuerik PTZ

    Aplikacioni Canon Remote Camera Control

    Program me shkarkim falas nga Canon për të komanduar e rregulluar cilësimet e deri në 20 kamerave PTZ nga kompjuteri apo tableta.
  1. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.

MBËSHTETJA

Program i ri i integruar për EOS C70

Me programin e integruar më të fundit për EOS C70 dhe Canon XC Protocol të zhvilluar rishtas, tani mund ta inkorporoni EOS C70 në një zgjidhje me shumë kamera me telekomandë.