Maxim Shemetov

Duke gërmuar në qytet - suedezët urbanë kthehen përsëri në origjinë
Nga Maxim Shemetov dhe Helena Soderpalm

Maxim Shemetov
Maxim Shemetov

Ata po e bëjnë këtë në tarraca, në ballkonet e blloqeve të banimit si dhe në hekurudhat jashtë shërbimit: suedezët kanë zbuluar pasionin për kopshtet urbane si një mënyrë për të prodhuar ushqime të freskëta dhe për të qenë përsëri në kontakt me natyrën.

Si pjesë e një lëvizjeje globale, një numër gjithmonë e më i madh i banorëve të qyteteve në Suedi po i prodhojnë vetë ushqimet e tyre në kuti dhe në parcela nëpër dritare, ose vizitojnë kopshtet publike të ndërtuar në ose mbi hapësirat industriale ose të zyrave.

"Lart në tarraca ne mund të krijojmë qytete me një biodiversitet më të lartë", - thotë John Block, i cili drejton vizitat e organizuara në Kopshtin botanik të tarracës Augustenborg në Malmo.

Maxim Shemetov

Me një shtrirje mbi 9500 metra katrorë mbi ndërtesat e zyrave të pushtetit lokal, ky kopsht është më shumë se thjesht një hapësirë e bukur, thotë ai.

"Me ndihmën e këtyre zonave të reja të gjelbra, ne po sigurojmë një mjedis urban më të mirë me kapacitetin e tyre të ftohjes dhe zvogëlimin e ndotjes në ajër."

Maxim Shemetov

Frymëzuar nga Highline në Nju Jork, një kopsht i ndërtuar mbi një hekurudhë të ngritur, si dhe Prinzessinnengarten në Berlin, një tokë djerrë e rikthyer në prodhim, një lagje në Stokholm e ka shndërruar një hekurudhë jashtë përdorimit në një hapësirë të përbashkët për qindra kopshtarë amatorë.

Maxim Shemetov

Pesë vite më parë, Philipp Olsmeyer, një banor vendas, dëshironte ta bënte më të gjelbër zonën e tij në Sodermalm dhe kontaktoi me autoritetet lokale me idenë e tij për Tradgard pa Sparet - "Kopshti mbi shina" në suedisht.

"Tani, këtu ka më shumë se 200 kuti (plantacione). Disa prej tyre u përkasin shoqatës dhe disa u përkasin shkollave", - thotë ai.

Maxim Shemetov

Disa milje më larg, Rosendals' Garden është një fermë urbane e njohur për amatorët e ushqimeve në Stokholm që shijojnë perimet, frutat dhe erëzat në kafenenë e serës së saj.

Pelle Mattsson e ka ndërthurur punën e tij si ilustrues dhe projektues grafik me kopshtarinë në Rosendals, diçka që i ndihmon banorët e qytetit të jenë në kontakt me stinët në ndryshim.

Maxim Shemetov

"Kopshtaria në Suedi bazohet te stinët, kështu që mendoj se është një ndërthurje e mirë", - thotë ai.

"Të ulesh në studio, të vizatosh dhe të kalosh disa ditë në kopsht."