Joseph Penney

Tingujt e rrethinave të Parisit
Nga Joseph Penney

Joseph Penney
Joseph Penney

Lagjja e Seine-Saint-Denis, në periferi në veri të Parisit, është streha e një brezi familjet e të cilëve kanë migruar nga ish-kolonitë franceze për të ndihmuar në rindërtimin e Francës së pasluftës. Ajo është po ashtu zona më e varfër e qytetit në këtë vend.

Por ndërsa shumë këtu janë të margjinalizuar, rrethinat e Francës kanë sjellë disa nga aktorët, artistët dhe muzikantët kontemporanë më në zë, duke përfshirë aktorin Omar Sy dhe komedianin Jamel Debbouze, secili prej tyre i formësuar nga betejat individuale kundër stereotipave të rrënjosur.

Ichon, një muzikant 25-vjeçar i muzikës rap, prindërit e të cilit kanë emigruar nga Kameruni dhe i rritur në Montreuil, një lagje në Seine-Saint-Denis, dëshiron që muzika e tij të kapërcejë ndasitë mes Parisit metropolitan dhe rrethinave të neglizhuara.

Joseph Penney

"Unë kam shokë me të cilët jam rritur këtu që kur u tregoja se isha në Paris do të thoshin "Uau, Parisi!', si të ishte diçka e madhe", - thotë ai. "Ata mendojnë se Parisi nuk është për ta. Por sipas meje, është zgjedhja jote."

Muzika e Ichon ndërthur muzikën rap me zhanret e tjera. Përveç muzikës, atij i pëlqen edhe gatimi, një pasion i trashëguar nga prindërit e tij që kanë një restorant në Montreuil.

Joseph Penney

"Jeta është si një video muzikore. Në kuptimin se çdo gjë është e rreme. Je ti ai që e zgjedh imazhin tënd. Je ti ai që e zgjedh jetën tënde, që zgjedh videon tënde muzikore", - thotë Ichon.

Joseph Penney

Worms-T, familja e të cilit është me origjinë nga Algjeria, është po ashtu një muzikant i muzikës rap nga Seine-Saint-Denis, që njihet nga vendasit si "le 9-3" sipas numrit të sektorit.

Ai jeton me gruan dhe babanë e tij, merr vajzën e tij nga shkolla çdo ditë dhe nuk pi alkool apo cigare, por tekstet e 28-vjeçarit janë të mbushura me referenca nga një jetë shumë të ndryshme në rrethinat e quajtura "banlieue".

"Në sektorin 9-3, komunitetet e ndryshme janë vërtet të bashkuara. Nëse të gjithë do të ishin të përfshirë në dhunë, krime dhe mënyra për të siguruar para me lehtësi, në sektorin 9-3 do të kishte vetëm të pasur. Por të pasurit janë në anën tjetër të periferisë", - thotë ai, duke iu referuar autostradës që rrethon Parisin metropolitan.

Joseph Penney

Worms-T bën muzikë rap për gjërat që ai njeh: vështirësitë e jetës në rrethina, grupin e tij La Rue La Vraie (Rruga e Vërtetë), krimin dhe planet e tij për të arritur në majat e muzikës rap.

Joseph Penney

Tekstet e tij melankolike luajnë me imazhin kërcënues që njohin shumica e francezëve për ndërtesat e betonit, megjithëse ky muzikant thotë se rrethinat për të janë një vend për familjen dhe miqtë e tij.

"Çfarë duan të dëgjojnë njerëzit për rrethinat? Ata duan të dëgjojnë për dhunën, prandaj kjo është ajo që unë u jap", - thotë Worms-T. "Është si të hapësh zemrën, por zemra jote është e errët. Ne e refuzojmë atë që na kanë vendosur në zemër."

Joseph Penney

Imigracioni dhe identiteti janë tema mjaft të rëndësishme në Francë në pritje të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Partitë kundër imigracionit po fitojnë terren në të gjithë Evropën, duke përfshirë edhe partinë franceze të ekstremit të djathtë, Front National.

"Brezi i ri i artistëve në "Le 9-3" vijnë nga kultura të ndryshme, por kanë një këndvështrim të përbashkët se rrethinat janë të izoluara nga shoqëria dhe keqinterpretohen në media.

Joseph Penney

Stilistja Aisse N'diaye e shpreh origjinën e saj mauritane nëpërmjet linjës së saj të veshjeve, të quajtur Afrikanista.

Koleksioni i saj më i fundit quhet "Liberte, Egalite, Affaire de papiers", një lojë fjalësh me proverbin kombëtar të Francës dhe përpjekjet me të cilat përballen imigrantët për të marrë dokumentet e tyre të identifikimit. Ajo ndërthur bluzat me emrat e lagjeve afrikane në Paris me spaleta me thekë të kuqe nga çantat PVC me thurje të dyqaneve.

Joseph Penney

"Femrat afrikane janë të forta, kështu që kjo është për të treguar forcën dhe pavarësinë e tyre, një grua që është krenare për origjinën e saj dhe që e di se ku po shkon", - thotë N'diaye.

"Unë jam franceze. Por sot në Francë njerëzit nuk më njohin si plotësisht franceze... Kur ndodh diçka e keqe, është gjithmonë faji i imigrantëve, ose faji i myslimanëve."

Joseph Penney