Joseph Penney

Me rep dhe poezi, Kejp Taun përpiqet të afrojë së bashku ndarjet raciale
Nga Joe Penney

Një qytet i rrethuar nga oqeani dhe i ndarë në dysh nga shkëmbi i zhveshur i Table Mountain, bukuria natyrore e pabesueshme e Kejp Taun zbulon një të kaluar prej qindra vitesh skllavërie dhe shtypjeje raciale.

Tani një brez artistësh, muzikantësh, poetësh dhe prodhuesish filmash, po përpiqet të lërë pas këtë trashëgimi dhe në Afrikën e Jugut, një shtet me 11 gjuhë zyrtare, nuk është e rëndësishme vetëm çfarë thonë, por mënyra si e thonë.

Quintin Goliath, i njohur në skenë me emrin Jitsvinger, që do të thotë 'Ai i drogës', është një repist origjinës etnike të përzier nga Kejp Taun. Ai performon në gjuhën afrikane, një gjuhë e folur nga 7 milion afrikano-jugorë e cila vjen nga holandishtja dhe me ndikime nga gjuha malaja, portugeze, angleze, xhosa, kineze dhe khoi.

Joseph Penney

Goliath, i cili këndon rreth temave të tilla si politika, identiteti dhe dashuria, tha se gjuha afrikane po bëhej gjithnjë më e famshme, sidomos mes të rinjve. 

"Afrikania është bërë më e mprehtë dhe më e lirshme në pesëmbëdhjetë vitet e fundit," tha ai. Në zonën Kimberley, fliten deri në gjashtë gjuhë të huaja në një fjali, shtoi ai.

Joseph Penney

"Si rezultat, gjuha e përditshme mund të arrijë ndjenjat e përbashkëta më të gjera dhe këtu është vendi ku shtrihet e ardhmja për afrikanët: përfshirja dhe pranimi i shprehive të njëri-tjetrit."

Ndërkohë që disa e shikojnë premtuese të ardhmen e afrikanëve, e kaluara e saj luftohet. Gjuha afrikane u zhvillua në rajonin e Kejp Taun mes skllevërve nga Afrika Perëndimore, fiset indigjene Khoi dhe San dhe Indonezia e cila mori të folurin holandisht nga pronarët e skllevërve dhe kolonizuesit në një gjuhë të përbashkët.

Joseph Penney

Sot, rreth 40 përqind e atyre që flasin afrikanen në shtëpi janë afrikano-jugorë të bardhë sipas Institutit të Marrëdhënieve Racore në Afrikën e Jugut. 

"Shumë sot i referohen akoma afrikanëve 'të bardhë' si të bukur, të pastër dhe të mirë por versioni i tyre si negativë ose formë më e ulët pasqyron një urrejtje të brendshme të lënë pas nga skllavëria, kolonizimi dhe diskriminimi," tha Goliath. 

"Ka shumë punë riparimi të nevojshme brenda komunitetit të gjerë afrikan," tha ai.

Joseph Penney

Poeti i Kejp Taun, Jethro Louw performon gjithashtu në afrikane. Ai është pasardhës i skllevërve indigjenë koizanë dhe mozambikë dhe përfshin tregime e mite indigjene të Kejp Taun në poezitë e tij. Ai luan harkun muzikor, të përdorur tradicionalisht për poezi, muzikë dhe komunikim.

Joseph Penney

"Përpiqem të popullarizoj kulturën e parë të vendit dhe simbolet e tij si harku në domeinin publik," tha ai. 

Pas gjuhës zulu, xhosa dhe afrikane, anglishtja gjuha e katërt më e folur në Afrikën e Jugut, por roli i tij në jetën publike është shumë më ndikuese.

Joseph Penney

Bheki Pilot Biller është student filmi 24-vjeçar nga Limpopo i cili flet zulu dhe anglisht, dhe zgjedh këtë të fundit në punën e tij i cili fokusohet në çështjet sociale. 

Piloti tha se Kejp Taun qëndron i ndarë nga çështja racore dhe se ai ka përjetuar diskriminim në punë për shkak se nuk flet gjuhën afrikane.

Joseph Penney

"Nuk e përballoj dot këtë situatë ku për të pasur një punë duhet të kesh një ngjyrë lëkure të caktuar. Ka disa mundësi ku ata të thonë se duhet të dish të lexosh dhe të shkruar gjuhën afrikane rrjedhshëm. Çfarë lloj pune është kjo?"

Joseph Penney

Duket se ka disa zëra që thërrasin për një Afrikë të Jugut më përfshirëse në çdo komunitet në Kejp Taun: Në një koncert të rrallë, muzikanti i mirënjohur i rokut, Jeremy De Tolly, folës amtar i anglishtes, i bardhë nga Kejp Taun, tha se popullsia e bardhë e vendit duhet të ndajë pasurinë e saj me afrikano-jugorët e tjerë.

Joseph Penney