Model poses next to flowers

Lorenzo Agius

Diferenca është dinamike

Lorenzo Agius
Lorenzo Agius

Ambasador


Kamera EOS 5D Mark IV mund të bëjë shumë gjëra mirë, por në duart e fotografit të portreteve Lorenzo Agius ajo kishte një rezultat të një niveli tjetër, me ndërthurjen e shpejtësisë, cilësisë dhe elasticitetit që bënte të mundur mënyra vërtet të reja të përdorimit.

Lorenzo Agius është një njeri vërtet i zënë me punë, i cili realizon fotografi të modës si dhe portrete për klientë me emër. Sidoqoftë, kur iu paraqit mundësia për të provuar një nga kamerat e para EOS 5D Mark IV para prodhimit të tyre, ai u sigurua që do të kishte kohën e duhur për të.

Gjatë një fundjave të gjatë, ai arriti të menaxhonte dy seanca fotografike, një në studion e tij dhe një tjetër në terren, duke e provuar kamerën në çdo hap dhe duke testuar praktikisht të gjitha veçoritë e saj të reja. A i la mbresa? “Kamera për mua nuk kishte asnjë mangësi”, - u shpreh ai, duke shtuar se bashkimi i shpejtësisë dhe i cilësisë së saj është një kombinim ideal. “Mund të regjistroj shumë më shpejt se kur përdor kamerën time EOS 5DS dhe ky është një avantazh i madh. Kur realizon fotografi të modës dhe portrete, ndonjëherë duhet të kapësh më shumë kuadro për sekondë për të kapur momentin e duhur.”

Kamera EOS 5D Mark IV i kap kuadrot RAW 30 megapikselë me një shpejtësi maksimale 7 kuadro/sek, dhe mund ta përballojë atë sasi të të dhënave vetëm falë zhvillimit të procesorit DIGIC 6+, i cili ju ndihmon po ashtu me cilësinë e imazhit. “Kur fotografova në terren, vura re menjëherë se imazhet kishin një diapazon dinamik më të lartë. Nëse nivelet e dritës ndryshojnë në mënyrë të paparashikuar, ose nëse subjekti lëviz pak larg dritës, e di se mund të kthej atë ndriçim përsëri gjatë përpunimit pa sakrifikuar në cilësinë e imazhit.

“Kjo është diçka që e vëmë re tani kur retushojmë imazhet nga këto shkrepje dhe i shikojmë në detaje. Shpesh e gjej veten në situata të paparashikuara gjatë seancave në terren, dhe nëse kuadri me shprehjen më të mirë në fytyrën e subjektit ndodh të jetë ai me një ndriçim jo aq ideal, atëherë duhet të arrij ta rikuperoj këtë. Liria e veprimit është thelbësore në punën time dhe kjo kamerë ka lirinë e veprimit që kërkoj.”

Ky lloj elasticiteti dhe aftësia "për rikuperim" në situata të papritura mund të gjendet edhe në aspektet e tjera të specifikimeve të kamerës EOS 5D Mark IV. “Gjithmonë kam menduar se EOS 5D Mark III ishte shumë e mirë për përpunimin e imazheve me ISO të lartë - isha i kënaqur kur e përdorja në ISO 1500-1800. Por në ato nivele të ndjeshme, kamera EOS 5D Mark IV është jashtëzakonisht më e mirë, dhe jam shumë i sigurt se mund ta çoj edhe më shumë. Kjo më lejon të përdor çdo hapje të diafragmës dhe shpejtësi obturatori që dëshiroj, në çdo situatë”, - thotë ai.

“Dhe më pas vjen Dual Pixel RAW - kjo është e mrekullueshme!” - thekson ai. “Më pëlqen shumë të regjistroj me hapje të gjera të diafragmës për një thellësi fushe të vogël, por nuk ka shumë hapësira për gabime kur përdor lente si EF 85mm f/1.2L II USM në një nivel plotësisht të gjerë. Është vërtet zhgënjyese që të humbasësh një shkrepje të shkëlqyer për shkak se një sy nuk është në fokus, ose sepse subjekti ka lëvizur pak para se të bënit fotografinë. Por nëse regjistroj një skedar Dual Pixel RAW, atëherë mund ta rregulloj atë pikë të rëndësishme të qartësisë pas realizimit të fotografisë.

"Sinqerisht nuk jam i sigurt se si mund ta përmirësojnë më shumë këtë. Jam shumë i lumtur që ky nuk është problemi im."

“Tani mund t'i rregulloj fotografitë e tilla, kështu që gjithmonë kam momentet më të mira nga seancat fotografike, pavarësisht nga problemet me fokusin, ekspozimin ose ndriçimin. Ajo që më pëlqen më shumë në këtë kamerë është mënyra se si më heq kufizimet, më jep më shumë mundësi dhe më shumë liri. Kam më shumë mundësi për të realizuar fotografinë e duhur, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kur keni vetëm disa minuta kohë me një personazh të famshëm, vërtet që nuk dëshironi të humbni asnjë mundësi. Canon më ka shpëtuar nga zhgënjimi me një imazh jo në fokus ose me ekspozim të dobët, dhe unë i vlerësoj shumë ata për këtë!” - thotë ai.

Për t'i parë gjërat ndryshe

Ashtu si disa kamera të tjera të fundit EOS, kamera EOS 5D Mark IV mund t'i gjurmojë njerëzit në Pamjen e drejtpërdrejtë kur ata lëvizin brenda kuadrit, duke e rregulluar fokusin që subjekti të vazhdojë të jetë i qartë. Ndërkohë që kjo është më e përdorshme për regjistrimet e videove, Lorenzo zbuloi që mund ta përdorte këtë teknologji edhe për fotografitë.

“Me kamerën në një trekëmbësh dhe me Pamjen e drejtpërdrejtë, mund ta bllokoj te fytyra e subjektit, kështu që do të jetë gjithmonë në fokus. Më pas mund të regjistroj pa parë nëpërmjet okularit, ose edhe pa qenë pranë kamerës, gjë që më lejon të komunikoj shumë më mirë me njerëzit që fotografoj", - shpjegon ai. “Unë e largoj kamerën nga ky ekuacion dhe bisedoj me subjektin tim në një nivel shumë personal.

Lorenzo ka punuar në këtë mënyrë me anë të Pamjes së drejtpërdrejtë në largësi në një tablet të lidhur me kamerën EOS 5D Mark IV me anë të Wi-Fi, duke përdorur aplikacionin Canon Camera Connect. Kjo e lejon atë ta kontrollojë kamerën dhe të nxjerrë imazhet në largësi - një eksperiencë që ai e krahason me regjistrimin në kamerat e formatit të madh.

“Është si të kthehesh prapa në ditët e fotografëve si Richard Avedon: ai nuk shikonte në lenten e kamerës së tij 10x8 kur e përdorte, sepse nuk mundesh. Ai qëndronte pranë saj duke folur me subjektin e tij, dhe pikërisht kjo është ajo që bëra me përdorimin e kamerës EOS 5D Mark IV. Ishte e mrekullueshme! Kjo më siguron rezultate të qarta dhe shprehje më të mira - është si të kesh një asistent për fokusin dhe një teknik ndriçimi me vete, përveçse unë jam duke nxjerrë fotografi.”

Lorenzo thotë se kjo mënyrë pune i kujton një mënyrë më të ngadaltë dhe më të kujdesshme, tipike e fotografisë së filmit. “Formati dixhital mund të jetë pak automatik: shtyp një buton dhe, nëse nuk e realizon kësaj here, do ta realizosh herën tjetër ose më vonë. Në përfundim do ta realizosh fotografinë, për sa kohë që nxjerr mjaft fotografi, gjë që mendoj se është një sjellje pak dembele. Regjistrimi në këtë mënyrë, më ngadalë, ku mund të kem të gjithë vëmendjen te subjekti, më siguroi një raport shumë më të lartë suksesi. Në një farë mënyre, isha më i vetëdijshëm për fotografinë që realizoja.

"Unë e largoj kamerën si pjesë të punës dhe bisedoj me subjektin tim në një nivel shumë personal."

Lorenzo Agius photographs with EOS 5D Mark IV

Eksperte e të gjithave?

Kamera EOS 5D Mark IV është përshkruar si një kamerë "e përshtatshme për të gjitha" dhe Lorenzo e pranon këtë, megjithëse ai kërkon të nënvizojë se joshja universale e saj nuk ka ardhur me kompromise. “Mendoj se pavarësisht llojit të fotografisë që bëni, në këtë kamerë ka diçka që do të jetë e dobishme për ju dhe do t'ju bëjë të realizoni gjëra të reja”, - thotë si. “Nëse jeni një gazetar dhe fotografoni në kushte me dritë të dobët, do t'ju pëlqejë shumë aftësia e ISO-s së lartë. Nëse jeni një fotograf i sporteve ose faunës së egër, atëherë keni regjistrimin me 7 kuadro/sek dhe një sistem të ngjashëm të fokusit automatik si në EOS-1D X Mark II. Dhe nëse jeni një fotograf i portreteve si unë, atëherë ajo do t'ju lejojë të bëni gjithçka që dëshironi të bëni me një kamerë të vetme.”

“Fokusimi, shpejtësia dhe cilësia e imazhit. Për asistentët e mi dhe operatorët dixhitalë, që e kanë parë kamerën kur e përdorja dhe kanë parë skedarët nga ajo, ishte vërtet e habitshme. Mbetën të gjithë gojëhapur.” - thotë ai.

Lorenzo ka po ashtu dy kamera EOS 5DS. “Mendoj se ato do t'i përdor kur më duhet vërtet rezolucioni shtesë për imazhet e banderolave ose diçka të ngjashme, por kamera EOS 5D Mark IV është më e shpejtë, ka një diapazon dinamik më të gjerë dhe fokuson më mirë, si dhe ka të gjithë këtë elasticitet që keni përmendur - Dual Pixel RAW e të tjera. Mendoj se mund të jetë kamera e parë që kam përdorur ku nuk kam menduar "është e mrekullueshme, por i mungon diçka”.

“Thjesht nuk ka asgjë zhgënjyese, është e një niveli tjetër. Pavarësisht nëse jeni një profesionist ose amator, do të realizoni fotografi më të mira dhe do të mund t'i rikuperoni imazhet që më parë do të ishin të humbura. Sinqerisht nuk jam i sigurt se si mund ta përmirësojnë më shumë këtë. Jam shumë i lumtur që ky nuk është problemi im."

Ambasadorët dhe historitë

Ambasadori i Canon, Lorenzio Agius, përdor kamerën EOS 5D Mark IV

Frymëzim

Zbuloni se si punon kamera EOS 5D Mark IV në duart e fotografëve profesionistë

Eksploroni më shumë