Eddie Keogh - EOS-1D X Mark II

eddie_keogh.jpg

Tako Heronjtë e Aksionit

Frits van Eldik

Shikoni videon

"Kjo kamerë është prodhuar pikërisht për mënyrën time të punës..."

Fotografi i motosporteve Frits van Eldik është një nga më mirët në botë për fotografimin e subjekteve në lëvizje të shpejtë. Me një stil të veçantë të përsosur nga vitet e tij të eksperiencës, kamera e tij duhet të punojë po aq shpejt sa ai. Si duket një kamerë EOS-1D X Mark II në duart e tij? Ai na tregon se çfarë mendon për shpejtësinë e fokusit të kamerës dhe aftësinë e saj për të kapur çdo moment të veçantë...

Frits van Eldik

"Është thjesht e shkëlqyer!" - deklaron Frits. Duhen shumë gjëra për t'i bërë përshtypje këtij njeriu të lenteve të motosportit, por sot ai rrezaton. Ai sapo është kthyer nga një seancë fotografish në Race Resort Ascari, një pistë garash private në afërsi të Malagas në Spanjë, ku EOS-1D X Mark II ka provuar ritmin e saj në krahasim me disa pajisje vërtet të shpejta.

"Shpejtësia është çelësi i kësaj kamere, si për shpejtësitë e kuadrove ashtu edhe për fokusin automatik. Është mbresëlënëse", - thotë ai. "Dhe cilësia e imazhit është fantastike, po ashtu. Edhe kur fotografon një subjekt përballë diellit, ka një nivel të pabesueshëm detajesh në hije. Cilësia e skedarit është e mrekullueshme dhe ai sensor i shkëlqyer 20,2 MP, me diapazonine tij të lartë dinamik, është vërtet i shkëlqyer."

Në fushën e Fritsit gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë, dhe aftësia e EOS-1D X Mark II për të regjistruar me qartësi me shpejt se një Ferrari është ajo që i ka lënë më shumë mbresa. Në një seri të plotë, me 14 kuadro jashtëzakonisht të qarta dhe me ekspozim të përsosur në çdo sekondë, nuk është çudi që ky holandez të ketë shumë arsye për t'iu gëzuar arritjes së pabesueshme të Canon.

"Gjatë testimit të kamerës për këtë seancë fotografish, mund të shikoja se nga seria e imazheve që po realizoja, të gjitha ishin të qarta e të përsosura", - pranon ai. "Kjo ishte vërtet e mrekullueshme. Ndjesia që të jep kamera kur regjistron kaq shpejt në seri është e pabesueshme. Dhe kur fillon të regjistrosh, shumë shpejt fiton besimin se çdo gjë që fotografon është e qartë, se fokusi automatik po bën punën e tij dhe kap subjektin në lëvizje, kështu që mund të përqendrohesh te kompozimi. Kështu që po, mund të mbështeteni te kamera shumë më tepër se në të kaluarën; e dini se mund të bëjë pikërisht atë për të cilën është krijuar."

Faster workflow, sharper screen

Një fluks pune më i shpejtë, një ekran më i qartë

Me një shpejtësi të tillë mbresëlënëse në seri, Fritsi mund të ketë besim të plotë për ta përdorur për regjistrimin dhe kompozimin me Pamjen e drejtpërdrejtë. Por me shtimin e përshtatësit WFT-E8 WiFi, ai hodhi edhe një hap tjetër. "Unë e përdora po ashtu për ta aktivizuar nga një tablet, për të regjistruar me kamerën e montuar në largësi mbi një makinë", - shpjegon ai. "Keni menjëherë madhësinë e duhur të imazhit në tablet, gjë që e bën shumë të lehtë të kontrolloni fokusin dhe kompozimin."

Fritsi vuri re menjëherë një përmirësim në ekranin e EOS-1D X Mark II, i cili është shumë më i mirë se ai në EOS-1D X, falë 1,62 milionë pikselëve të tij. Fritsi thotë se "mund të kontrolloni vërtet qartësinë në pjesën prapa të kamerës me shumë saktësi dhe lehtësi tani, gjë që e përmirëson jashtëzakonisht shumë fluksin e punës për mua, gjë që do të thotë se nuk duhet të pres për të kontrolluar qartësinë e imazhit më vonë në laptop. Mund të bëj këtë kur regjistroj, në pistë, kështu që ky përmirësim i vogël ma bën jetën më të lehtë me 100 përqind."

Një kënaqësi në kushtet e ndriçimit të dobët

Me Fritsin, i cili është i mësuar me regjistrimin në kushte të ndryshme të ndriçimit, ishte e rëndësishme që të rikrijonim një ditë pune tipike në pistën Ascari, që do të thoshte një zgjim herët...

"Herët në mëngjes po prisja për diellin që të lindte dhe regjistrova me ISO 16 000 ndërsa drita filloi të shkëlqente mbi makina. Ky është shpesh ndriçimi im i preferuar dhe më kujton një nga organizimet e mia të preferuara 24-orëve të motosportit, garën Le Mans, kur zbardh agimi. Kur pashë imazhet, kisha tashmë një buzëqeshje në fytyrë para se të haja mëngjesin!" - qesh ai.

"Më kujtohet që kisha një eksperiencë të ngjashme kur testova për herë të parë kamerën EOS-1D X disa vite parë, por nuk e rrita ISO-në aq shumë. Tani, me këtë sensor të ri, unë mund ta bëj këtë, pa u shqetësuar për cilësinë e imazhit. Rritja e tolerancës dhe rendimenti më i mirë i ISO-s sjell vërtet mundësi të reja, sidomos kur fotografoj në vazhdimësi."

“Ndihesha shumë i familjarizuar me kamerën”, - konfirmon ai. "Sistemi i menysë është i njëjtë si tek EOS-1D X dhe e ndjeva veten shumë të lirshëm kur e përdora me të gjitha lentet e mia. Fotografova me të gjitha ato që kisha, nga EF14mm në strukturën mbështetëse e deri te EF400mm, si edhe lenten zmadhuese EF200-400mm me zgjatuesin e integruar 1,4x. Çdo lente funksionoi shumë mirë."

"Dhe kjo më sjell te një pikë tjetër e mirë", - vazhdon Fritsi. "61 pikat e fokusit automatik me f/8 në këtë kamerë me pikat e fokusit në të kuqe të aktivizuara gjatë gjithë kohës. Të dyja këto përmirësime janë në të vërtetë shumë të dobishme për një fotograf si unë. Unë punoj me lente të gjata dhe më pëlqen të përdor edhe zgjatues, po ashtu, kështu që përdorimi i fokusit automatik me to do të jetë vërtet i dobishëm, dhe në kushtet e ndriçimit të dobët pikat e fokusit në të kuqe e bëjnë shumë më të lehtë për të parë zonat e fokusit automatik."

Një rendiment i fokusuar

"Duhet të them se, kur flasim për fokusin automatik, gjurmimi i fokusit është vërtet shumë më i mirë po ashtu", - konfirmon ai. "Kur një makinë afrohet me shumë shpejtësi, zakonisht vështirësia është ta mbash të fokusuar kur ajo kalon përpara teje dhe largohet. Por ky nuk është një problem me këtë kamerë dhe pikat e saj të zgjeruara të fokusit automatik. Në momentin që kamera e kap subjektin, ai vazhdon të qëndrojë i aktivizuar."

"Mund ta konfiguroj këtë kamerë pikërisht ashtu si dëshiroj. Bëra disa rregullime të vogla të ndjeshmërisë së gjurmimit të fokusit falë parametrave në meny; i rregullova ashtu si më pëlqen dhe nuk kisha asnjë ankesë për rendimentin e tyre. Kamera është plotësisht e personalizueshme. Kjo e bën jetën më të lehtë dhe në punën time është diçka shumë e mirë!"

"Sapo fillova të regjistroja me këtë kamerë, e kuptova se doja që ta mbaja atë. EOS-1D X Mark II është krijuar pikërisht për mënyrën si punoj unë. Unë kam përdorur kamerat e serisë EOS-1 që nga fillimi i karrierës sime, që nga kamera me film EOS-1V e deri sot. Unë i kam përdorur të gjitha dhe kjo është më e mira deri tani."

"Inxhinierët e Canon i dëgjojnë vërtet profesionistët", - thotë Fritsi në përfundim. "Kur më pyetën se çfarë dëshiroja që të bënte kamera, isha i lumtur kur pashë se ata më kishin dëgjuar. Sapo fillon t'u tregosh për diçka te Canon, ata fillojnë të zhvillojnë një zgjidhje për të dhe më pas e bëjnë edhe më të mirë! Më pëlqen shumë dëshira e tyre për të pasur gjithmonë sukses - e për ta tejkaluar atë. Përputhet me dëshirat e mia."

Më shumë rreth fotografëve

Shikoni profilin e plotë