ARTIKULLI

Si të nxirrni në pah detaje mahnitëse në printimet tuaja me "imagePROGRAF PRO-1000"

How to bring stunning detail to your prints with the imagePROGRAF PRO-1000

Qoftë nëse jeni duke përgatitur foto për ekspozim apo shitje, ju duhet një printer profesional që mund të nxjerrë detaje dhe ngjyra të jashtëzakonshme – duke e bërë imagePROGRAF PRO-1000 partnerin ideal për të sjellë pamjet tuaja më të mira në jetë.

Kur vjen puna te riprodhimi besnik i pozave tuaja më të mira, dinamika, ngjyrat dhe cilësia janë thelbësore. Printeri imagePROGRAF PRO-1000 trashëgon vijën e kuqe nga seria EOS – një simbol cilësie të jashtëzakonshme – dhe falë sistemit të tij të avancuar 12-bojësh, ciklit pa probleme të punës dhe softuerit suplementar të dedikuar për fotografinë, mund të realizoni foto që i qëndrojnë besnike vizionit tuaj krijues. Ja t'ju tregojmë se si.

imagePROGRAF PRO-1000
imagePROGRAF PRO-1000

Fluksi i punës me "një besnikëri të kristaltë" nga Canon

Printeri imagePROGRAF PRO-1000 i lejon përdoruesit e kamerave Canon EOS t'i printojnë imazhet e tyre me vetëbesim, duke përdorur softuerë të integruar të fotografive dhe printimeve: Digital Photo Professional dhe elementin shtesë Print Studio Pro. Ky cikël unik hyrje-daljeje pune i "Canon" ju mundëson modifikimin dhe printimin e fotove të kamerave "Canon EOS" teksa ruajnë detajet dhe kthjelltësinë e origjinalit.

imagePROGRAF PRO-1000 working environment open

Rritja e mundësisë së përdorimit në fluksin e punës

Produktiviteti dhe efikasitet mund të kalojnë në turbo me modulet e dedikuara të printimit nga "Canon". Krijuar për softuerët e mirënjohur të fotografisë, "Print Studio Pro" dhe "Professional Print& Layout" nga "Canon" njësojnë procesin e printimit, duke ju ndihmuar të realizoni një përkim më të saktë mes ekranit dhe printimit.

Me "Print Studio Pro", funksionet e printimit vijnë së bashku në një ekran për përdorim të lehtë, duke përfshirë mjetet për prerje e rrotullim, cilësimet e printimit dhe shqyrtimin e drejtpërdrejtë. Një ndërfaqe e avancuar përdorimi te "Professional Print & Layout" siguron një cikël të njësuar pune, me procedura printimi hap pas hapi për prodhimtari të shtruar.

imagePROGRAF PRO-1000 wifi pictbridge lifestyle

Parametra elastikë dhe menaxhim elastik i ngjyrave

Modulet e "Canon" e bëjnë edhe më të lehtë të rregulloni cilësimet e printerit, letrës, faqosjes dhe ngjyrave për t'ju ndihmuar të nxirrni printime me cilësi optimale. Funksioni "Contrast reproduction" që ofrohet tek të dy modulet mundëson për më tej dhe arritjen e një qartësie më të lartë.

Menaxhojini më së miri ngjyrat me anë të zgjedhjes së profileve ICC. Dizajni i përmirësuar i profileve të printerit dhe funksioni praktik "Black Point Compensation" bëjnë që riprodhimi i ngjyrave të mund të optimizohet duke përkuar pikën më të errët të profilit ICC me atë të printerit. Parafaqosja dhe parashqyrtimi ju ndihmojnë gjithashtu t'i mbani fotot besnike të vizionit tuaj.

imagePROGRAF PRO-1000 mobile printing lifestyle

Printime mahnitëse në bardhezi

Shtojuni fotove një stil filmi noir me printime të arrira njëngjyrëshe. Fotot bardhezi të cilësisë së lartë me tone neutrale mund të arrihen falë katër bojërave të dedikuara njëngjyrëshe të sistemit të bojërave LUCIA PRO – e zezë fotografike, e zezë mat, gri dhe gri fotografike – për foto bardhezi që vijnë me thellësi e qartësi të jashtëzakonshme.

imagePROGRAF PRO-1000 side paper black & white

Një efikasitet më i lartë për përdorime me vëllime të mëdha

Ndryshimet e shpeshta të bojës mund t'ju ndërpresin fluksin e punës, por falë depozitave të kapacitetit të lartë të bojës prej 80 ml, mund të qëndroni pa shkëputje në sferën tuaj krijuese. Një fishek mirëmbajtjeje që ndërrohet lehtë jua rrit gjithashtu efikasitetin nëse printoni me volume të larta - të 12 bojërat ngarkohen lehtë nga pjesa ballore e printerit dhe mbahen pas një kapaku praktik për t'i arritur edhe më lehtë.

imagePROGRAF PRO-1000 ink set

Shkruar nga Claire Price