Printerë "MegaTank"

Canon PIXMA G3400

Printer dokumentesh dhe fotografish multifunksional me funksione WiFi dhe cloud. Ideal për përdorim në shtëpi ose zyrë.

Përfitimet

  • Printer multifunksional me valë me rendiment të lartë për dokumente dhe fotografi

  • Me ngjyra: 7000 faqe. E zezë: 6000 faqe*

  • Printim Wi-Fi nga pajisjet smart me aplikacionin PRINT të Canon dhe PIXMA Cloud Link.

  • Fotografi 4x6” pa bordura në rreth 60 sek

  • Printim kosto-efektiv me volum të lartë.

Veçoritë e detajuara

  • Printim me rendiment të lartë, fotokopje dhe skanim

    Me Wi-Fi të integruar, PIXMA G3400 është perfekt për përdorim brenda shtëpisë, zyrës në shtëpi dhe ambienteve të vogla të biznesit, qoftë nëse po printoni dokumente apo fotografi. Pajisja jonë shumëfunksionale vjen me rendimente të pakrahasueshme të faqeve - me ngjyra: 7000 faqe, e zezë: 6000 faqe*, gjë që do të thotë se mund të arrini kursime të konsiderueshme me kostot e ulëta të printimit.

  • Aplikacion Canon PRINT/ printim Wi-Fi

    Printoni me lehtësi nga kudo, pasi PIXMA G3400 është me Wi-Fi, duke ju lejuar të printoni me valë nga kompjuteri dhe pajisjet smart përmes aplikacionit Canon PRINT. Në këtë mënyrë nuk do të keni nevojë të instaloni softuerë për të filluar printimin.

  • PIXMA Cloud

    Me shërbimin PIXMA Cloud ju mund të hapni shërbimet online të tilla si Google Drive, Evernote, Dropbox dhe OneDrive. Ne e dimë gjithashtu se mediat sociale luajnë një rol të madh në ndarjen e informacionit, prandaj e kemi bërë më të lehtë që të printoni nga sitet si Facebook dhe Instagram.

  • Bojë e zezë pigmenti & bojëra me ngjyra

    Përmirësoni cilësinë e printimeve tuaja me bojën tonë të zezë pigmenti dhe bojërat me ngjyra me cilësi të lartë për t’ju ndihmuar në krijimin e teksteve shumë të qarta dhe imazheve jashtëzakonisht të gjalla. Gjithashtu ju lejon të bëni printime pa bordura të fotografive 4 x 6” në rreth 60 sekonda.

  • Kuti boje të integruara

    PIXMA Seria G është bërë duke pasur fokus kryesor dizajnin, kutitë e bojës të vendosura përpara rimbushen lehtë duke e bërë të thjeshtë kontrollin e niveleve të bojës, duke garantuar që të mos mbeteni asnjëherë të papërgatitur. Ndërsa ndërtimet tona kompakte dhe elegante bëjnë të mundur integrimin e plotë në ambientin e një shtëpie/zyre.

  • Komponentë të besueshëm për printim me volum të madh

    Ne kemi punuar për të garantuar që sistemi ynë i printimit të mbetet i qëndrueshëm gjatë printimeve të volumit të madh përmes përmirësimeve në kokën e printimit FINE dhe në teknologji të cilat sigurojnë që të mos futet ajër në sistemin e tubave të bojës.*Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar. Rendimentet e faqeve nuk duhet të kombinohen.

Specifikimet

  • Printim pa bordura

  • Printim dokumentesh dhe fotografish me volum të madh

  • Bojë e zezë pigmenti dhe bojëra me ngjyra

  • Printim i fotografive me rezolucion të lartë

  • Kuti boje që rimbushen lehtë

  • Pikëza mikroskopike të bojës për printim të saktë

  • Printim nga pajisjet me valë

  • Printoni direkt nga shërbimet e njohura cloud

Çfarë ka në kuti

  • 3-in-1 printer- PIXMA G3400

  • 4 High yield ink bottles 

  • Power cord

  • Set CD-ROM (CD only for Windows)

  • Manuals and other documents